400 ankesa për dekoltenë e Rita Orës
Wed 7 Jan 2015 - 22:42
- Mbi 400 ankesa u shkruan në adresë të BBC për dekoltenë e Ritës, duke kthyer vëmendjen nga “The Voice” tek veshja e këngëtares
Ndryshe nga herët e tjetra kur ka marrë komplimente, këtë radhë ndaj këngëtares me origjinë kosovare kanë vërshuan ankesat. Qindra teleshikues të emisionit “The One Show” në BBC, janë ankuar për veshjen e Rita Orës, pai ajo u shfaq me një dekolte e cila u cilësua e ekzagjeruar.
Mbi 400 ankesa u shkruan në adresë të BBC për dekoltenë e Ritës, duke kthyer vëmendjen nga “The Voice” tek veshja e këngëtares.
“A nuk është koha që BBC të ketë një kod të veshjes? Nuk dua ta shoh gjoksin e saj jashtë në një program të cilin mund ta shoh e gjithë familja. E shoh këtë gjë shumë të turpshme”, thuhej në një nga ankesat.
Komente të tilla vërshuan ndaj këngëtares, e cila nuk u prek aspak lidhur me kritikat. Por nuk munguan edhe mbështetësit të cilët kritikuan personat që u ankuan për veshjen e saj.
“Gjithë këto ankesa për shkak se një femër ka veshur dekolte. Mos jemi gjë në vitin 1950?”, thoshte një koment.
Për këtë reagoi edhe agjencia BBC, duke sqaruar se emisioni i lë njerëzit e lirë të zgjedhin vet veshjen.
“The One Show” i lejon mysafirët që të zgjedhin veshjet e tyre dhe yjet e muzikës shpesh vijnë me diçka joshëse. Nuk e kemi ndjerë se veshja e Ritës do të ishte e papërshtatshme për shumicën e shikuesve tanë”, deklaroi një zëdhënës i BBC.
Komente të tilla kujtojnë ekzagjerimin e disa prej personazheve të tjerë publik, që nuk ngurojnë të nxjerrin pjesë të trupit të tyre vetëm për të fituar vëmendjen, ndërkohë që këngëtarja Rita Ora ishte në normat e lejuara.
Re: 400 ankesa për dekoltenë e Rita Orës
Wed 7 Jan 2015 - 22:43
BBC mbron Ritën: Është thjesht një dekolte e hapur
Rrjeti televiziv britanik, BBC i del në mbrojtje këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, pas kritikave të publikut anglez se gjatë spektaklit të “The Voice” në Britaninë e Madhe, ka zbuluar më shumë se ç’duhet me dekoltenë e saj të hapur.
Në një reagim, BBC ka theksuar: "Ajo që shfaqet në ekran nuk është aspak një pamje e rëndomtë e gjoksit, por një dekolte e hapur dhe linja të mrekullueshme të Ritës".
Mbrëmjen e së martës, Rita Ora, pjesëtare e jurisë në spektaklin “The Voice UK” kishte veshur një xhaketë të stilistit Ermanno Scervino, e cila nxirrte në pah format e saj perfekte, por kjo nuk është pritur mirë nga shumë shikues të cilët kanë dërguar rreth 400 mijë ankesa në redaksinë e BBC-së.
/Shekulli Online/L.B./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|