Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Masakra në Paris, identifikohen 3 autorët

prej Wed 7 Jan 2015 - 22:56
Masakra në Paris, identifikohen 3 autorët B6vsEcpCEAEL-ll
Policia franceze ka identifikuar tre autorët e sulmit terrorist të ndodhur sot në Paris.

Sipas burimeve zyrtare, dy prej tyre janë vëllezërit terroristë franko-algjerianë Said dhe Cherif Kouachi, të cilët kanë luftuar në Irak. Ndërsa autori i tretë i masakrës është 18-vjeçari Hamyd Murad.

Dy vëllezërit, Said dhe Cherif Kouachi, përkatësisht 34 dhe 32 vjeç, kanë lindur në Paris dhe janë me nënshtetësi franceze. Cherif ka qenë pjesë e rrjetit të xhihadistëve në Irak dhe është dënuar me tre vjet burg për lidhjet me terrorizmin në maj 2008. Ata janë kthyer nga Siria në Francë verën e shkuar.

Ndërsa kombësia e 18-vjeçarit Hamyd Mourad është e panjohur. Vitin e shkuar ai u regjistrua në një lice në Charleville-Mezieres rreth 50 milje nga qyteti Reims në verilindje të Francës.

Identifikimi i autorëve është bërë 8 orë pas sulmit ndaj zyrave të revistës satirike "Charlie Hebdo", ku mbetën të vdekur 12 persona.

16:30 - Bashkimi Kombëtar i Gazetarëve dhe kreu i bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, kanë ftuar të gjithë qytetarët francezë që të marshojnë në heshtje në nderim të viktimave të sulmit terrorist paraditen e sotme.

Marëshimi do të nisë i ashtuquajturi Sheshi i Republikës në Paris dhe do të vazhdojnë deri në vendin ku ndodhi masakra, që u mori jetën 2 policëve, 5 gazetarëve dhe 5 punonjësve të tjerë të revistës “Charlie HEBDO”.

Marshime do të ketë gati në të gjitha qytetet e tjera të vendit, si në Nantes, Toulouse, Lille, Strasburg, Nimes, Bordeaux, Montpellier, Lyon, Rennes, Limoges.

Të gjitha ato do të nisin në orën 18:00 dhe 18:30.

Pak orë pas mesditës shumë qytetarë parisienë kanë dalë pa njoftim me tabela në duar në mbështetje të revistës që ka rënë dy herë pre e sulmeve me armë.


11:50 - Dy persona të armatosur kanë sulmuar mesditën e sotme në Paris redaksinë e revistës satirike franceze “Charlie HEBDO”, duke vrarë 12 persona dhe plagosur rëndë 9 të tjerë.

Sipas BBC-së, dy persona kanë qëlluar me armë tip Kallashnikov AK-47 ndaj disa personave të tjerë që mendohet se janë gazetarë. Gjithashtu ata kanë goditur edhe ndërtesën e revistës me granatë-hedhëse.

Shkak i këtij sulmi dyshohet një karikaturë satirike e kësaj reviste për liderin e ISIS-it, Ebu Bekr el-Bagdadi, por edhe qëndrimi i saj dukshëm kundër krerëve radikalë islamikë. Sulmi dyshohet se është kryer pikërisht nga militantët e Shtetit Islamik.

Sipas policisë franceze numri i viktimave është 12, por mjekët e spitalit ku ndodhen të plagosurit kanë thënë se ky numër mund të ndryshojë.

Policia franceze ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Sipas dëshmitarëve okularë autorët kanë qenë të maskuar dhe janë larguar menjëherë nga ndërtesa ku ka ndodhur krimi.

Agjencia franceze e lajmeve AFP, raporton se dy nga viktimat janë policë, ndërsa pesë nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Gazetari i “Evropë1 News”, Pierre de Cossette, ka thënë se në momentin e sulmit personat e armatosur kanë thirrur: “Hakmarrja është nga Profeti”.

Sipas dëshmitarëve, personat e armatosur kanë hyrë në redaksi dhe kanë hapur zjarr në çdo drejtim kundër personelit. Më pas ata kanë dalë dhe kanë rrëmbyer një makinë duke u drejtuar në lindje të vendit.

Kjo është goditja e dytë ndaj kësaj reviste, pas atij të vitit 2011, kur ajo u sulmua me bombë pasi publikoi një karikaturë të Profetit Muhamed.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe presidenti francez, Fransua Hollond, i cili ka thirrur një takim urgjent me kabinetin e tij. Ai ka thënë se i gjithë shteti do të jetë i izoluar dhe kapja e autorëve nuk do të vonojë.



Masakra në Paris, identifikohen 3 autorët Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi