Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Skena shpirtcopëtuese / Polici: 'Do të më vrasësh?'; Terroristi: 'OK shef!'

prej Thu 8 Jan 2015 - 23:53
Skena shpirtcopëtuese / Polici: 'Do të më vrasësh?'; Terroristi: 'OK shef!' 247E324600000578-0-image-a-27_1420684325976Ngjarja e djeshme në Paris ka tronditur mbarë botën. Ajo që ndodhi në Francë bëhet akoma edhe më shqetësuese nga faktet e reja që po dalin në dritë.


Situata në të cilën u ekzekutua oficeri i policisë është shpirtcopëtuese. Polici i vrarë, i është lutur për jetën terroristit me maskë para se ai t’i drejtonte armën.


Një video nga ngjarja tregon Ahmed Merabet – që besohet se është mysliman – shtrirë në trotuar duke u lutur për mëshirë, ndërsa terroristi e qëllon për vdekje nga një distancë e afërt, raporton "Daily Mail".


42-vjeçari shihet teksa ngre dorën në thirrje për mëshirë duke thënë: “Do të më vrasësh?”.


Personi i armatosur i përgjigjet: “OK shef”.


Pas kësaj, terroristi u rikthyer në makinën e drejtuar nga bashkëfajtori tjetër. Masakra në Paris ku mbetën të vrarë 12 persona të pafajshëm është cilësuar nga mbarë bota si sulm ndaj lirisë së fjalës.


KUJDES! IMAZHE SHQETËSUESE!


Skena shpirtcopëtuese / Polici: 'Do të më vrasësh?'; Terroristi: 'OK shef!' Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi