Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Facebook “do të bëhet me zë”

prej Mon 12 Jan 2015 - 1:34
Facebook “do të bëhet me zë”  1420897512witai
Mark Zuckerberg vazhdon të zgjerojë perandorinë e tij teknologjike. Së fundmi themeluesi i Facebook, pasuria e të cilit vlerësohet në shifra me nëntë zero, bleu “Wit.ai” themeluar vetëm një vit e gjysmë më parë.

“Wit.ai” nuk është shumë e njohur, por përse i hyn në punë Zuckerberg kjo? Ajo ofron një shërbim të veçantë në treg, të ngjashëm si Siri tek produktet Apple, Cortana tek sistemet Windows të Microsoft apo Google Now tek sistemet Android.

Kaq mjafton për të kuptuar se në një të ardhme, ndoshta jo shumë të largët, Facebook ‘do të bëhet me zë’, pra do të ketë Siri-n ose Cortana-n e tij.

Vetë themeluesit e “Wit.ai”, Alexandre Lebrun, Willy Blandin dhe Laurent Landowski njoftuan këtë në blogjet e tyre zyrtare.

“Ky është një hap i madh përpara në realizimin e vizionit tonë. Facebook ka burimet dhe talentin për të na ndihmuar që të ecim përpara. Misioni është të lidhim me përvoja të reja cilindo prej 1 miliard e 300 milion përdoruesve të platformës sociale”, thuhet në deklaratë. / Top Channel


Facebook “do të bëhet me zë”  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi