Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Anonymous i hap luftë "Al-Kaedës" e ISIS

prej Mon 12 Jan 2015 - 1:41
Anonymous i hap luftë "Al-Kaedës" e ISIS Hackers-cyber-crime-anonymousv1
Kundër xhihadistëve dhe grupeve terroriste, nuk është më vetëm bota kundër, por edhe një grup i hakerave “Anonymous” (“Anonim”). Pas tmerreve dhe shokut që përshkuan të gjithë parisienët dhe jo vetëm, “Anonymous” shpërndan një video ku i hap luftë grupeve terroriste.

Ai zotohet se do të sulmojë faqet e internetit dhe llogaritë e medieve sociale të terroristëve si hakmarrje, për vrasjen e gazetarëve të revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Një degë belge e grupit të hakerave ka postuar një video në faqen e internetit, ku "deklaron luftë" kundër grupeve terroriste. Në mesazh, në frëngjisht dhe në adresë të "Al-Kaedës”, Shtetit Islamik dhe terroristët e tjerë" thuhet në përshkrimin e saj, grupi thotë se ai do të marrë faqet e internetit dhe llogaritë e medieve sociale të grupeve terroriste.

Grupi gjithashtu ka postuar një mesazh në Pastebin në frëngjisht, drejtuar "armiqve të lirisë së shprehjes". Video është transmetuar nga një njeri i veshur me maskë të dalluese të grupit “Guy Fawkes”, i cili ndryshon edhe zërin e tij. Ai e quan operacionin “OpCharlieHebdo”, në përputhje me konventat e zakonshme të grupit lidhur me vënien e emrave.

Video ka pasur mbi 177.000 klikime, që nga momenti kur është postuar ditën e djeshme. Komentet nuk lejohen, por video ka marrë mbi 2,600 pëlqime.

“Anonymous” është një grup i madh hakerash interneti, që ka nisur më parë sulme ndaj kompanive dhe grupeve të tjera që ai percepton se po bëjnë gabime.


Anonymous i hap luftë "Al-Kaedës" e ISIS Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi