Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt që bëjnë "selfie", me prirje psikopatie Empty Meshkujt që bëjnë "selfie", me prirje psikopatie

Mon 12 Jan 2015 - 1:50
Një kërkim i ri nga një ekip i Universitetit Shtetëror në Ohajo ka gjetur se meshkujt që bëjnë shpesh “selfie” shfaqin tendenca më të larta psikopatie, sesa mesatarja e meshkujve.Grupi pyeti 800 meshkuj të moshave 18 deri në 40 vjeç, nëpërmjet një sondazhi digjital rreth përdorimit të medies sociale dhe sjelljes anti-sociale. Gjetja më interesante e këtij studimi ishte se meshkujt i rregullonin fotot e tyre shumë shpesh, para se t'i ngarkonin në rrjetet sociale. Po ashtu, këta meshkuj rezultuan më dyshues ndaj vetes dhe më narçizë, krahasuar me një mesatare.

Mirëpo, para se të filloni të shqetësoheni se po dilni me një Ted Bundy (vrasës serial) duhet të merrni në konsideratë se personalitetet e meshkujve të përfshirë në studimi ishin “normale”. Që do të thotë se, tiparet thuajse psikopatike, nuk e bëjnë një mashkull domosdoshmërisht vrasës gjakftohtë.

Drejtuesja e kërkimit, Jesse Fox tha se, meqënëse dyshimet për veten mund të çojnë në vetëdëmtim ose dismorfi trupore, duhen kuptuar më mirë mënyrat sesi “selfie”-t dhe media sociale e ndryshon sjelljen e meshkujve. Studimet e deritanishme kanë gjetur se kjo tendencë (bërja e fotove “selfie), te femrat, shpie në probleme si depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit. /elitedaily
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi