Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Klerikët shqiptarë kanë marshuar në Paris edhe më 1980

prej Tue 13 Jan 2015 - 12:18
Klerikët shqiptarë kanë marshuar në Paris edhe më 1980 Marshimi-klerikalMarshimi i djeshëm i klerikëve shqiptarë para mijëra të pranishmëve në “Sheshin Republika”, në Paris, në nder të viktimave të sulmeve terroriste, u përshëndet jo vetëm prej atyre që e panë nga afër, por edhe nga media dhe personalitete politike e fetare në botë.

Por historia na tregon se kjo nuk ishte hera e parë që klerikët shqiptarë kanë marshuar krahë për krahë në kryeqytetin francez për t’u treguar botës harmoninë fetare.

Sipas portalit “Telegrafi”, krerët e komuniteteve myslimane, katolike dhe ortodokse kanë marshuar në rrugët e Parisit edhe në vitin 1980.

Imami Isa Tropojani (SHBA), Imzot Prence (Palermo, Itali) dhe peshkopi arbëresh, Ferrara marshuan në rrugët e Parisit më 3 maj të vitit ’80 me rastin e emërtimit të një sheshi të këtij qyteti me emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Shkatërrimi i fesë në Shqipëri nga regjimi komunist (1967) dhe shpallja e vendit me Kushtetutë si ateist bëri që komunitetet fetare shqiptare t’i mbanin gjallë strukturat e tyre në mërgim.

Pas plot 35 vitesh, po në Paris, por për një ngjarje që ka për të mbetur gjatë në memorien historike të botës, si sulmet terroriste që u morën jetën 17 njerëzve, Shqipëria dha një tjetër mesazh harmonie fetare për botën.
/Shekulli Online/


Klerikët shqiptarë kanë marshuar në Paris edhe më 1980 Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 79
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

default Re: Klerikët shqiptarë kanë marshuar në Paris edhe më 1980

prej Tue 13 Jan 2015 - 21:29
bravo klerikeve


MENYRA ME E MIRE PER TE MOS U ZHGENJYER ESHTE TE MOS PRESESH ASGJE NGA ASKUSH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi