Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Charlie Hebdo” në lot, ja kuptimi i karikaturës së Profetit Muhamed

prej Thu 15 Jan 2015 - 0:13
“Charlie Hebdo” në lot, ja kuptimi i karikaturës së Profetit Muhamed  Charlie
Asnjë pendesë për karikaturën e Profetit Muhamed në kopertinën sotme të revistës satirike “Charlie Hebdo”. Stafi i cili i mbijetoi masakrës së 7 janarit, shpjegoi me lot në sy kuptimin e karikaturës, numri i së cilës ishte sot në vëmendjen e të gjithë botës.

Të vendosur për të mos i dhënë fund, stafi i “Charlie Hebdo” janë shprehur se do ta vazhdojnë punën pavarësisht asaj që ndodhi.

Karikaturisti i Charlie Hebdo, Renald Luzies, i quajtur Luz,

shpërtheu në lot gjatë një konference për mediet mbajtur një ditë para publikimit të revistës. Ai ishte fatlumi që arriti të mbijetonte nga sulmi, pasi ishte me vones në mbledhjen e ditës.

" Nuk kishte asnjë ide tjetër veç asaj së karikaturës së Profetit Muhamed, që mbante shkrimin “Unë jam Charlie”. Unë e pash, ai po qante dhe sipër tij shkrova “Gjithçka u fal”. Dhe fillova të qaja. Kjo ishte kopertina që bota mezi priste nga ne, nuk ishte ajo që bota kërkonte, por ishte ajo që ne donim. Nuk ishte ajo që donin terroristët, sepse nuk ka terroristë në të, është vetëm një njeri që qan. Është Muhamedi. Dhe mua më vjen keq që e vizatuam sërish, por Muhamedi që vizatuam është një njeri që qan për të gjithë ne”, tha Luz ndërkohë nuk mundi t’i mbante dot lotët.
“Charlie Hebdo” në lot, ja kuptimi i karikaturës së Profetit Muhamed  2VgrZBxl


“Charlie Hebdo” në lot, ja kuptimi i karikaturës së Profetit Muhamed  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi