Pakistan, myslimanët kërkojnë dënim me vdekje për gazetarin që vizatoi Muhamedin duke qarë
Thu 15 Jan 2015 - 23:50
Myslimanët e Pakistanit bënë sto thirrje për varjen e karikaturistëve të revistës satirike “Charlie Hebdo”, pas vendosjes së profetit Muhamed në koopertinën e numrit të fundit.
Ndërsa protestat në mbarë botën vijojnë, rreth 300 njerëz nga një grup besimtarësh marshuan në qytetin lindor të Lahoras (Lahore), duke mbajtur pankarta që shkruanin “Poshtë Charlie Hebdo”. Një tjetër lexonte: “Blasfemia me karikaturën e Profetit është akti më i keq i terrorizmit. Karikaturistët duhet të varen menjëherë”.
Karikaturizti Renald Luzier, autori i karikaturës së fundit, ishte shprehur më herët gjatë kësaj jave se nuk do të kishte përjashtime ndaj lirisë së shprehjes.
Ndërsa sot, në Francë u zhvilluan funeralet për katër prej kolegëve të tij, që u vranë gjatë sulmeve terroriste ndaj revistës, javën e shkuar.
Marshimi në këtë qytet erdhi pas vendimit të ligjvënësve në Pakistan, të cilët kaluan një rezolutë që dënon imazhin e profetit mysliman në gazetën satirike franceze.
Kopertina e revistës shfaqte Muhamedin duke mbajtur një pankartë që lexonte “Unë jam Charlie” mbi të cilën shkruhej “Gjithçka është falur”./dailymail

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi