Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Bill Gates pi ujin e fituar nga jashtëqitjet

prej Fri 16 Jan 2015 - 1:34
Një sasi e madhe e jashtëqitjeve dhe urinimit të njerëzve nëpër gypa arrin në një rezervuar të madh për mbeturina. Pastaj ato futen në makinë, e cila të gjitha ato i zien dhe përpunon. Disa minuta më vonë rezultati final është: uji i pijshëm i shijshëm.

Ata që e kanë vizituar stabilimentin që merret me riciklim të qitjeve organike të njeriut për të prodhuar ujë dhe energji elektrike (me shumë pak mbetje hiri), kanë pasur rastin që në vepër të shohin se si punon kjo makinë në pronësi të fondacionit të Bill Gates, e cila mund të bëjë revolucion të vërtetë në prodhimin e ujit të pijshëm që në planetin tonë po mungon gjithnjë e më shumë. Përveç kësaj kjo ide ka për qëllim edhe të përmirësojë kushtet sanitare në vendet e varfra, transmeton lajminet.

Uji ka shijen e njëjtë me shijen e ujit që e blejmë në shishe në shitore. Është ujë shumë i sigurt, thotë një nga gazetarët që vizitoi stabilimentin e Gates-it.

Nëse mund të zhvillojmë mënyra të sigurta për t’u lirar nga qitjet organike njerëzore, atëherë do të parandalojmë shumë vakje dhe t’iu ofrojmë rastin fëmijëve të rriten në mënyrë të shëndetshme, deklaroi Gates.

Pos idesë për ndërtimin e tualeteve të reja, krijuesi i Microsoftit, thotë se ide tjetër është ndërtimi i stabilimenteve për përpunimin e ujërave fekale. Projekti i quajtur “Omniprocessor” është punuar nga kompania “Janicki Bioenergy”, një firmë inxhinierie e stacionuar në Seatlle.

"Omniprocessor është deponi e sigurt për qitjet njerëzore. Sot, në shumë vende pa sisteme bashkëkohore të kanalizimit, kamionët vetëm mbledhin mbeturinat dhe i hedhin në lumin apo oqeanin e afërt. Mbeturinat e tilla pastaj shpesh përfundojnë në sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm. Por, me projektin e ri, mbeturinat do të shkatërrohen në mënyrë të sigurt. Makina punon në temperatura aq të larta (1,000 gradë Celsius) sa që nuk ndihet fare era e pakëndshme dhe plotëson të gjitha standardet e emetimit të gazrave që i ka vendosur qeveria amerikane”, thonë në këtë firmë.

Do të kalojë shumë kohë derisa ky lloj procesori të fillojë të shfrytëzohet anembanë botës, por tash për tash gjasat janë shumë impresive. Më e rëndësishmja është që procesori do të jetë në gjendje të mbajë qitjet njerëzore sa më larg sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kurse pastaj nga këto të krijojë edhe vlerë të re në treg. Bëhet fjalë për shembullin e thënies së vjetër – mbeturina e një njeriu mund t’i shërbejë tjetrit si pasuri.


Bill Gates pi ujin e fituar nga jashtëqitjet  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi