Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Myslimanët: Ekstremizmi po na dëmton

prej Sat 17 Jan 2015 - 20:46

Myslimanët u mblodhën si zakonisht për lutjet e së premtes në Vervier të Belgjikës, një qytet i qetë, banorët e të cilit u ndeshën papritur me skena të pazakonta për ta.

Shkëmbimet e zjarrit mes policisë dhe të dyshuarve për terrorizëm, nuk jane dicka që Vervieri e sheh shpesh. Sipas hetuesve, komploti i ekstremisteve per te vrare oficere policie ishte zbuluar vetem pak ore para vales se bastisjeve. 15 vete u ndaluan ne kete qytet e ne Bruksel. Myslimanët qe shkonin te faleshin ne xhami, jane distancuar krejtesisht prej militanteve, por sesi mund te luftohet radikalizimi i te rinjve, kete nuk dine ta thone.

“Kush mund te mbrohet prej kesaj? Kush arrin te mbrohet nga te rinj qe brenda disa muajsh apo qofte edhe javesh, radikalizohen komplet? Une them se burimi kryesor i radikalizimit eshte interneti. Si duhet te veprojme ne? Fatkeqesisht, une nuk kam nje zgjidhje per kete situate e mendoj se nuk e kane as vete autoritetet”, thotë Franck Hensch.

Hetimet mbi grupin e Vervier-it kane filluar disa jave perpara masakres se Charlie Hebdo-se.Hetuesit besojne se celula vepronte e vetme e nuk kishte lidhje jashte kufijve. Besimtaret ne xhami thone se vala e fundit e ekstremizmit po projekton nje imazh te gabuar te islamit.

“Myslimanet europiane jane ata qe po perballen me pasojat e kesaj situate, dhe ka filluar me rrjetet sociale, ku te gjithe muslimanet jane objekt fyerjesh te te gjitha llojeve. Ne te vertete, Islami nuk predikon aspak ato qe kane ndodhur keto dite. Islami eshte nje fe e paqes. Ai na kerkon te sillemi mire me te tjeret qofshin ata te krishtere, hebrenj dhe myslimane vete. Militantet kane sulmuar edhe myslimane e kjo eshte vertet e pakuptimte”, thotë një besimtar tjetër.

“Jam kunder asaj qe ndodhi ketu dhe kunder asaj cfare ndodhi ne Paris. Nuk mundem ta pranoj. Një mysliman i mire nuk e ben kurre nje gje te tille. Ata jane thjesht ca kriminele, ca njerez pa shpirt”, thotë një tjetër.

Vervier me 50.000 banore eshte nje qytet tipik industrial i rajonit lindore frengjisht-foles te Valonias, jo shume larg kufijve me Hollanden dhe Gjermanine. Ashtu si pjesa me e madhe e belgjikes, ne vitet 1960 ai u perball me nje vale emigrantesh kryesisht nga Turqia dhe Maroku kur vendi e promovoi veten si destinacion per punetoret emigrante. Por me tkurrjen e ndjeshme te industrise se rende ne dekadat pas 1980-tes, papunesia pesoi rritje te menjehershme e sot llogaritet ne gati 12%, ne nje kohe kur niveli mesatar ishte 8,5%.
/ Top Channel


Myslimanët: Ekstremizmi po na dëmton Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi