Share
Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Libri… më vdekjeprurës në botë!

prej Sat 24 Jan 2015 - 15:32
Libri… më vdekjeprurës në botë! Libri-600x340
Ky është padyshim dorëshkrimi më i çuditshëm në historinë botërore. Ai fsheh një “sekret” të pabesueshëm vdekjeprurës, dhe është arsyeja që askush deri më tani nuk ka arritur të lexojë librin origjinal deri në fund … Por kush është njeriu i cili fshihet pas “shkrimit” të tij?
“Hijet e murit të vdekjes”, është libri më “vdekjeprurës” në botë. I shkruar me dorë nga Robert Clark Kedzie ( në vitin 1874, dhe me titull origjinal «Shadoës from the Walls of Death»), ai është një libër krejt “ndryshe” nga të tjerët me temë vdekjen …
Por ajo që e bën atë të ndryshëm nga librat e tjerë, është fakti se ai nuk flet për  vdekjen, por i referohet rreziqeve që vijnë nga përdorimi i arsenikut!
Libri… më vdekjeprurës në botë! Libri1
 
Ajo që vlen të përmendet, është se teksti i vetëm që ekziston në të gjithë librin është prologu dhe disa vargje nga Bibla, referuar të “murtajës në muret e shtëpive.”
Por cila është historia që fshihet prapa “sekreteve” vrasëse të këtij libri?
Në periudhën që ka jetuar Robert Kedzie, tendenca e modës ishte që muret e shtëpive të ishin të veshura me tapecari, por përbërës kryesor i tyre ishte arseniku, një lëndë shumë toksike dhe një ngjitës po shumë toksikë që përdorej për ta vendosur atë në mure.
Ishin me qindra njerëzit të cilët helmoheshin (zyrtarisht) brenda shtëpive të tyre, dhe askush nuk e kishte identifikuar shkakun.
Libri… më vdekjeprurës në botë! Libri2
 
Ai i cili mendoi i pari burimin e vdekjes, ishte mjeku Robert Kedzie.
Në mënyrë që tu dëshmonte edhe bashkatdhetarëve të tij shumë dyshues, rreziqet nga përdorimi i arsenikut në bojë, ai mblodhi me qindra copa të këtyre tapecarive dhe i lidhi ato në libra!
Kedzie “lidhi” 100 kopje të “Hijeve në Muret e Vdekjes “, të cilat i dërguar në biblioteka të ndryshme në SHBA, dhe natyrisht nuk harroi të informojë universitetet dhe autoritetet për këtë rrezik shëndetësor, pasi faqet e këtyre librave ishin të mbushura plot me arsenik …
Të gjithë ata që shfletuan faqet e këtyre librave, shumë shpejt filluan të shfaqnin dhimbje koke, dhimbje të trupit, ethe, diarre, humbje të flokëve, njolla në lëkurë, spazmus etj. Pra ata paraqitën të njëjtat simptoma me personat të cilët ishin helmuar brenda shtëpive të tyre nga tapecaritë!
Libri… më vdekjeprurës në botë! Libri3
 
Nga 100 kopje, arritën që të shpëtoheshin vetën 2, të cilat mbahen në vitrina të posaçme në Universitetin e Miçiganit, nën masa të forta sigurie. Për ti lexuar dikush ato, duhet së pari të ketë marrë leje të veçantë nga dekanati dhe të ketë veshur një kostum të veçantë mbrojtës!
Libri… më vdekjeprurës në botë! Libri4
 
Dy shekuj pas “shkrimit” të tyre, këto libra vazhdojnë të mbeten shumë toksik, ndërsa kapaku dhe të gjitha faqet janë të mbështjella me një shtresë të veçantë, për arsye të dukshme.


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Libri… më vdekjeprurës në botë! 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Libri… më vdekjeprurës në botë!

prej Sat 24 Jan 2015 - 21:41
Kete me duket se e patem postuar njehere ne forum dhe e kisha lexuar por se gjej temen..nejse ne lidhje me temen nuk jam ne dijeni por qe besoj eshte me shume nje postim per te mbushur faqet e tyre...!!!


Libri… më vdekjeprurës në botë! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Libri… më vdekjeprurës në botë!

prej Sun 25 Jan 2015 - 2:43
;dre; eshte e vertet edhe boja e vjeter ketej apo suvaja e vjeter eshte me asbest helm vdekje prures  .prandaj ka rrezik gjithmone kur punon nepet objektet e vjetra
Sponsored content

default Re: Libri… më vdekjeprurës në botë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi