Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Shqiptarja që mbron islamin radikal në Zvicër

prej Sun 25 Jan 2015 - 21:58
Shqiptarja që mbron islamin radikal në Zvicër Shqiptarja
Fitore Sinanaj është një shqiptare nga Kosova, besimtare myslimane dhe anëtare e Këshillit Qendror Islam të Zvicrës (ICCS), që mbron një njeri të Al-Qaedës, duke e cilësuar atë si model të komunitetit mysliman.

Kështu shkruajnë mediet zviceranë për 24-vjeçaren Sinanaj që është një besimtare e devotshme myslimane dhe vishet sipas traditës islamike. Sinanaj mendohet të jetë edhe bashkëshortja e dytë e Nicolas Blanchos, zviceranit të konvertuar në islam, kryetar i Këshillit Qendror Islam të Zvicrës, një organizatë kjo që në Zvicër identifikohet me islamin fundamentalist.

Bashkëshorte e Blancos ose jo, Fitorja është shumë aktive në ICCS. Në një intervistë për gazetën prestigjioze zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” Fitore Sinanaj, mbron me këmbëngulje qëndrimet e ICCS-së dhe i quan paragjykime të gjitha ato që shkruhen e deklarohen për këtë organizatë si përfaqësuese të fundamentalizmit islamik. Sinanaj e distancon Këshillin islam dhe kryetarin e tij nga veprimet dhe kërcënimet e ISIS-it, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

“Është paturpësi që ICCS-së t’i përshkruhet simpatia për terrorin islamik. Është krejtësisht e gabueshme të besohet se je pro diçkaje, vetëm nga fakti se nuk distancohesh në mënyrë permanente nga ajo. Një i krishterë zviceran, sigurisht nuk detyrohet të arsyetohet për luftën amerikane të droneve”, thotë Sinanaj.

E pyetur mbi të ardhmen e myslimanëve të Zvicrës pas 20 vjetësh, Sinanaj shpreson që të zhduken paragjykimet për ta:

“Të shpresojmë se në atë kohë nuk do të ketë urrejtje dhe paragjykime ndaj myslimanëve. Besoj se pas 20 viteve, myslimanët do të jenë pjesë e nënkuptueshme e Zvicrës, ashtu siç janë sot italianët”.

Pikërisht ky pohim i saj është vënë si titull i artikullit të gazetës “Neue Zurcher Zeitung”, ndërkohë që gazeta “Blick”, shfaq një foto të shqiptares, e cila përmes rrjetit social Facebook, paraqitet si shembull për myslimanët, njërin nga ish-krerët e al-Qaedas, të vrarë në vitin 2011. “Blick” shkruan se ai është Anëar al-Aëlaki, dhe ka mbështetur dhe financuar edhe celulën terroriste të vëllezërve Kouachi, të cilët në fillim të janarit kryen sulmin terrorist kundër redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”.


Shqiptarja që mbron islamin radikal në Zvicër Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi