Share
Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet?

prej Tue 27 Jan 2015 - 21:55
Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet? Passport105
Qeset me xhel silici mund të kenë përdorim të shumëfishtë, mbase deri tani vetëm i keni hedhur pa e ditur përse shërbejnë.
Këto qese të vogla me xhel silici i merrni çdoherë kur blini veshje, këpucë të reja, çanta etj. – transmeton Telegrafi. Në vend që t’i hidhni, përdorni, sepse do t’ju ndihmojë shumë.
Në të vërtetë, mund t’i vendosni në kutinë e veglave që të mos oksidojnë, në torbën në të cilën bartni gjëra kur shkoni në palestër apo në torbën ku mbani fotoaparatin, sepse ato pengojnë grumbullimin e lagështisë.
Vendoseni ndonjë qese në komodinën në të cilën i mbani peshqirët, në komodinën ku mbani briskun e rrojës, në qese ku i vendosni zbukurimet e bredhit të Vitit të Ri, sepse kur t’i përdornin vitin tjetër do të duken si të reja.
Mbani afër xhamit të përparmë të veturës në mënyrë që të pengoni mjegullimin e tij, vendosni në çantë të grimit që të ruajnë freskinë, mbani në fotoalbum të fotografive që të duken si të reja.
Mbani në afërsi të farërave të cilat dëshiroi t’i mbillni.
Zgjidhni problemin me aromën e keqe të librave të vjetra, duke vënë në to qesen e silicit.


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet? 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi