Share
Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Në fund të Trekëndëshit të Bermudës ka piramida misterioze: Kush i ndaloi kërkimet!? (Video)

prej Tue 27 Jan 2015 - 22:00
Në fund të Trekëndëshit të Bermudës ka piramida misterioze: Kush i ndaloi kërkimet!? (Video) N-euml-fund-t-euml-trek-euml-nd-euml-shit-t-euml-bermud-euml-s-ka-piramida-misterioze-kush-i-ndaloi-k-euml-rkimet-video_hd Në qendër të Trekëndëshit të Bermudës thuhet se janë gjetur dy piramida gjigante nënujore, të bëra prej qelqi, por se Ushtria amerikane ndaloi kërkimet e mëtejshme.
Në një thellësi prej 2000 metrave, këto ndërtesa të çuditshme thuhet se janë identifikuar me sonar nga oqeanografi Verlag Meyer. Rastin e kanë marrë forcat ushtarake amerikane, ndërsa të gjitha të dhënat janë bllokuar, kështu që kërkimet e mëtejme janë nën vellon e sekretit të rreptë ushtarak.

Sipas asaj që flitet, këto piramida mund të hedhin dritë mbi rastet e zhdukjeve misterioze të anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës. Nuk dihet se si piramidat janë bërë dhe me çfarë mjetesh dy kilometra nën ujë. Thuhet se kërkimet aty janë të pamundura për shkak të mungesës së teknologjisë, transmeton Telegrafi.
Kur është publikuar ky lajm, gazetarët kishin shumë fotografi të këtyre piramidave të lëmuara, pa asnjë vrimë apo alga përreth. Thuhet se piramida është e gjerë 300 metra, e lartë 200 metra, pra më e madhe se Piramida e Keopsit.
Në maje janë dy vrima të mëdha, në njërën prej të cilave uji futet me shpejtësi të madhe duke krijuar valë të fuqishme nënujore që shkakton vorbull të madhe. Mu për këtë, në sipërfaqe të ujit formohet një mjegull që gjithçka tërheq në fund. Prandaj, disa besojnë se kjo paraqet shkakun e zhdukjes misterioze të objekteve që kalojnë andej.
Rreth Trekëndëshit të Bermudës ka shumë teori misterioze, shumë prej të cilave nga shkencëtarët nuk pranohen. Edhe këtë teori që ju e lexuat tash, shumëkush e merr si një mashtrim dhe gënjeshtër.


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Në fund të Trekëndëshit të Bermudës ka piramida misterioze: Kush i ndaloi kërkimet!? (Video) 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi