Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ekonomisti radikal që do drejtojë financat e Greqisë

prej Wed 28 Jan 2015 - 0:17
Ekonomisti radikal që do drejtojë financat e Greqisë  1422372215janisvaroufakis
Yanis Varoufakis do të jetë Ministri i ri i financave në Greqi dhe njeriu që do të drejtojë Athinën në rinegociatat me huadhënësit ndërkombëtarë për kushtet e borxhit të stërmadh.

Varoufakis njihet në opinionin grek si një njeri i thjeshtë që braktisi punën si profesor i ekonomisë në Universitetin e Teksasit në Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar ekipit të Tzipras dhe përveç asaj greke, zotëron edhe shtetësinë australiane.

53-vjeçari, që ka studiuar në Britani dhe ka dhënë mësim në Greqi, Australi e Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë fushatës elektorale i ka cilësuar masat shtrënguese për reduktimin e borxhit si “tortura fiskale që po kryhen në kurriz të qytetarëve”.

Ai është zotuar se do të shkatërrojë oligarkët që po zhvasin vendin dhe po u pijnë gjakun të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë greke.

“Do të shkatërrojmë themelet mbi të cilat ata kanë ngritur prej dekadasgh një sistem, një rreth të mbyllur që thith energjinë ekonomike të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë”, deklaronte ai.

Megjithatë, për një pjesë të analistëve ndërkombëtarë, gjuha e ashpër e përdorur nga SYRIZA dhe drejtuesit e saj kundrejt huadhënësve të huaj pritet të zbutet me nisjen e bisedimeve dhe vetë Varoufakis ka deklaruar se shpreson në gjetjen e një marrëveshje që do të kënaqë të dyja palët.

Greqia ka një borxh të grumbulluar ndër vite prej 340 miliard eurosh, 60 përqind e të cilit është marrë nga Bashkimi Europian, 10 përqind nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, 6 përqind nga Banka Qendrore Europiane, 15 përqind në formë bonosh dhe pjesa tjetër nga kreditorë të ndryshëm, kryesisht banka greke dhe të huaja.

/ Top Channel


Ekonomisti radikal që do drejtojë financat e Greqisë  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi