Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shikoni se si macja del nga varri 5 ditë pasi u varros nga pronarja (VIDEO) Empty Shikoni se si macja del nga varri 5 ditë pasi u varros nga pronarja (VIDEO)

Thu 29 Jan 2015 - 22:21
Shikoni se si macja del nga varri 5 ditë pasi u varros nga pronarja (VIDEO) 20150128155439746646Të gjithëve na ka rënë në vesh thënia e vjetër që macja ka nëntë jetë dhe askush nuk e ka besuar.
E vështirë për t’u besuar si besëtytni, por një ngjarje e vërtetë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndoshta iu bën të ndërroni mendje.
Elisa Houston, siç transmeton Shekulli shkrimin, e gjeti macen e saj të quajtur Bart të shtypur nga një makinë dhe pas disa kontrollesh nga veterineri, ajo u shpall e ngordhur.
Elisa e varrosi atë në oborrin e shtëpisë, por pas pesë ditëve kafsha kishte dalë nga gropa dhe kishte shkuar në shtëpinë e një të afërmi të saj në kërkim të ushqimit.
“Ajo u ngjit në shtëpinë time në kërkim të ushqimit. Ishte e uritur. E dija që s’po gaboja, pasi isha i sigurt që ajo u varros pesë ditë më parë. E mora macen dhe ia dërgova pronares, e cila u shokua sepse e kishte varrosur vetë. Nuk ka asnjë shpjegim logjik, por mund të them se kjo është një mrekulli”, tha Dusty Albritton.
Macja siç duket nuk ka qenë e ngordhur dhe me ndihëm e kthetrave të saj ka arritur të dalë nga varri. Ajo është dërguar pranë një qendre për kujdesin ndaj kafshëve pasi në kokë ka pësuar dëmtime të rënda; një nofull të thyer dhe një sy të plasur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi