Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Jo daljes së Greqisë nga Eurozona, por…”

prej Sun 1 Feb 2015 - 0:27

“Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të parandaluar daljen e Greqisë nga Eurozona, por Athina duhet t’u përmbahet zotimeve të mëhershme”.

Merkel: Borxhi grek nuk faletGreqia, "jo" Trojkës dhe shtyrjes së programit të shpëtimit Schultz-Athinës: Shpresoj të vazhdoni rrugën europiane Athina kërkon ura lidhëse, Berlini paralajmëron BE: Borxhi grek s’mund të falet, afatet e shlyerjes janë mbi 30 vjet. Tsipras, kërkesë të pavlefshme Këtë qendrim të dhënë në emër të Bashkimit Europian dhe huadhënësve të huaj e ka ripërsëritur edhe Komisioneri për Çështjet e Ekonomisë dhe Financave, Peirre Moscovici në një intervistë dhënë për BBC.

“Besojmë se vendi i Greqisë është në Eurozonë. Monedha e përbashkët ka nevojë për Greqinë dhe Greqia ka nevojë dhe dëshiron të qendrojë në Eurozonë. Është tejet e rëndësishme për qendrueshmërinë dhe besueshmërinë e Euros që të mos ketë një dalje të Greqisë, ndaj ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet për të parandaluar këtë”, deklaroi Moscovici, ish-Ministër i Financave të Francës.

Për Komisionerin respektimi dhe mbajtja e zotimeve duhet të jetë reciproke. Europa, tha ai, respekton zgjedhjen dhe vullnetin e shprehur nga populli grek në votimin e 25 janarit që solli në pushtet radikalët e majtë të Syriza-s, por edhe qeveria e re greke duhet të marrë në konsideratë zotimet e bëra nga qeveria e mëparshme në Athinë.

Moscovici thotë se kryesore është adresimi i shqetësimeve në mënyrë të qetë dhe paqësore dhe se qeveria greke duhet të jetë e qartë në qendrimin e saj.

Deklarata e Komisionerit të Financave bëhet një ditë pasi Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis deklaroi nga Athina se nuk do të bashkëpunojë më me të ashtuquajturën “Trojka”, Bashkimin Europian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Europiane.


/ Top Channel


“Jo daljes së Greqisë nga Eurozona, por…”  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi