Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default 20 sekondat e para të jetës

prej Thu 12 Feb 2015 - 1:06
20 sekondat e para të jetës  1423680999bebe-fillim
Të përgjakur dhe duke qarë, dalin nga mitra e nënës së tyre dhe marrin frymë për herë të parë. Këto momente intime kapen nga fotografi francez Christian Berthelot, i cili i bën foto bebeve në 20 sekondat e para të jetës së tyre.
20 sekondat e para të jetës  Bebe-fillim1
Fotot e fotografit Christian Berthelot38-vjeçari nisi këtë projekt të veçantë 6 muaj pas lindjes së djalit të tij, kur nga Dr. Jean-François Morienval iu kërkua të bënte disa foto interesante të fëmijëve që lindnin me operacion.
20 sekondat e para të jetës  Bebe-fillim2
“Kur nisa të bëja fotot e para, doktori më shihte me bisht të syrit si do të reagoja. Mbase priste të më binte të fikët. Të them të drejtën, nuk e di se çfarë ndjeva. U fsheha pas aparatit dhe thjesht bëra punën time”, thotë fotografi mbi eksperiencën e tij të parë.
20 sekondat e para të jetës  Bebe-fillim3
Christian pranon se shumë njerëz e kanë të vështirë të shohin foto të tilla, por ai thotë se te këto foto shikon vetëm bukuri: “E di që ka njerëz që reagojnë shumë keq, i duken të shpifura, më thonë që nuk kam të drejtë të tregoj bebet të përlyer me gjak. Por, ky është realiteti. Fëmijët lindin të tillë, nuk dalin nga lakra.”
20 sekondat e para të jetës  Bebe-fillim4
/ Top Channel
20 sekondat e para të jetës  Bebe-fillim5

20 sekondat e para të jetës  Bebe-fillim6


20 sekondat e para të jetës  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi