Share
Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju

prej Sun 15 Feb 2015 - 15:39
Keni një takim romantik dhe dëshironi të dini se cilat janë shenjat e flirtimit që përdoren më shpesh? Studimet ju vijnë në ndihmë duke analizuar gjuhën e trupit dhe kuptimin e gjesteve që njerëzit përdorin për të treguar nëse janë apo jo të interesuar
Studimi
Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju 11004929_10152700918868061_1185965416_n Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju 10979390_10152700918798061_2140477633_n Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju 10979278_10152700918808061_322960937_n


Studiuesit kanë analizuar shkencën që fshihet pas flirtimit dhe rezultatet do të jenë një bekim për ata që kërkojnë të gjejnë një partner/e. Por nga ta kuptoni nëse dikush është i interesuar? Gjuha e trupit i zbulon të gjitha, ja si sillet dikush që është i interesuar ndaj një personi tjetër. Që nga fillimi i ngurtë i komplimenteve deri te loja pa dorashka, ka mënyra të ndryshme për të shprehur interesin. Kërkimi u drejtua nga një profesor i asociuar i studimeve të komunikimit dr. Jeffrey Hall nga Universiteti i Kansasit. Skuadra e tij mblodhi 102 meshkuj dhe femra heteroseksualë, të cilët nuk ishin takuar kurrë më parë dhe i partnerizoi ata me biseda të regjistruara në video për 10 deri në 12 minuta. Më pas, subjektet raportuan nivelin e tyre të tërheqjes ndaj partnerëve me të cilët biseduan. Dr. Hall dhe skuadra e tij shqyrtuan ndërveprimet dhe zbuluan shenjat e flirtimit që ata kishin treguar.
Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju?
Nëse dikush fillon t’ju bëjë komplimente dhe të jetë inkurajues në gjërat që ju thoni, ky është një tregues i mirë se tjetri është i interesuar sipas shkencëtarëve. Disa njerëz gjithashtu japin një shikim të shpejtë flirtues në fillim të bisedës. Kryqëzimi i këmbëve në ndonjë pikë, ishte shenjë që një person nuk është i interesuar për tjetrin. Gjithashtu, nëse një femër nuk bën shumë pyetje, ose jep përgjigje të shkurtra, nuk është e interesuar. Nëse personi është ende i tërhequr pas disa minutash ai vazhdon të jetë miratues dhe të bëjë komplimente. Ai fillon të flasë duke bërë gjeste me pëllëmbën e dorës. Pas 7-9 minuta nga takimi i parë, komplimentet fillojnë të shuhen dhe në këtë çast burrat hedhin vështrime domethënëse te partnerja ndërsa femrat fillojnë të zbulojnë më shumë për detajet personale. Në fund të bisedës, femrat janë më të hapura dhe më të gëzuara, përdorin më shumë gjeste me pëllëmbët e duarve nëse janë ende të interesuara. Rezultatet sugjeruan se, në përgjithësi, në tri minutat e para të bisedës, njerëzit u japin partnerëve shikime ngacmuese për të treguar se janë të interesuar. Ata bëjnë gjithashtu shumë komplimente, shfaqen miratues, bien dakord, tundin kokën ose japin inkurajim. Në tre minutat e ardhshme vazhdojnë me miratimin derisa në lojë hyjnë gjestet dhe zbulimet e detajeve. Por përveç shikimit, buzëqeshjes dhe gjesteve, ka edhe shenja që tregojnë të kundërtën. Për shembull, qëndrimi këmbë përmbi këmbë në ndonjë çast të bisedës do të thotë mungesë tërheqjeje.
Prekja e krahut, gjoksit, flokëve dhe kështu me radhë ishte një shenjë e interesit në rënie, ndërsa provokimet kishin të njëjtin efekt. Për më tepër, kur një grua nuk e pëlqen mashkullin me të cilin po bisedon ajo nuk i shtron bisedë dhe ka prirjen të mbledhë supet teksa indiferenca vazhdon. Në fund të ndërveprimit, burrat që nuk janë të interesuar fillojnë të kryqëzojnë krahët duke e shfaqur qartë mungesën e vullnetit. Studiuesit analizuan frekuencën e llojeve të ndryshme të flirtimit në të gjitha grupet. Në total u identifikuan 26 prej tyre. Më të përdorurat ishin gëzimi, si buzëqeshja dhe e qeshura. Së dyti, ishte të qenët miratues, pra tundja e kokës në formë pohimi teksa partneri flet. Për ta mbajtur bisedën gjallë gjuha e trupit duhet të përdorë krahë të hapur dhe jo të kryqëzuar.
Teknika e përdorur më pak ishte provokimi.
Njerëzit që kishin një stil të sjellshëm flirtimi prireshin të respektonin më tepër partnerin, duke mbajtur distancë dhe duke matur tonin e zërit. Por këta njerëz e kishin më të vështirë ta përçonin mesazhin e tyre edhe nëse ishin të interesuar. Sugjerimi i autorit të studimit është kuptimi i personit me të cilin flirtoni, pasi kështu mund të bëni veprimet që janë më të përafërta me preferencat e tij/saj. Ai thotë se duhet të jeni direkt, por jo shumë i çiltër dhe duhet të përdorni gjithnjë tregues joverbal si buzëqeshja apo shikimi.
Llojet e flirtimit
Buzëqeshja
Tundja e kokës, pohimi
Vazhdimi i bisedës
Hapja e krahëve
Detajet personale
Të qenët shprehës
Shikimet
E folura me zë të lartë
Prekja e flokëve
Përkulja përpara
Pyetjet
 
-Rezultatet sugjeruan se, në përgjithësi, në tri minutat e para të bisedës, njerëzit u japin partnerëve shikime ngacmuese për të treguar se janë të interesuar
- Nëse një femër nuk bën shumë pyetje ose jep përgjigje të shkurtra, nuk është e interesuar
-Prekja e krahut, gjoksit, flokëve dhe kështu me radhë ishte një shenjë e interesit në rënie, ndërsa provokimet kishin të njëjtin efekt
Burrat që nuk janë të interesuar fillojnë të kryqëzojnë krahët duke e shfaqur qartë mungesën e vullnetit
I.D
*Burimi: Daily Mail.



Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju

prej Mon 16 Feb 2015 - 0:24
Tallje sume I thone kesaje.
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

default Re: Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju

prej Mon 16 Feb 2015 - 4:51
Kjo eshte per ata qe kane kohe te mjaftueshme  dhe s'kane ku e harxhojn me mire vecse te vene re cdo levizje me detaje dhe pastaj te krijojn nje lloj koncepti me aq sa kan material. kyyyy


I AM QUEEN OF MY KINGDOM!
Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju Bar_glitter_crown_bar
Sponsored content

default Re: Si ta kuptoni që dikush po flirton me ju

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi