Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

343 Aborti në Tiranë, si të heqësh një dhëmballë

Tue 17 Feb 2015 - 14:58
Aborti në Tiranë, si të heqësh një dhëmballë Spital_1Sipas legjislacionit në fuqi, abortet në vendin tonë kryhen vetëm në spitale brenda kritereve dhe rregullave të përcaktuara qartë në ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë. Çka do të thotë se nuk mund të kryhet në klinika private, të cilat nuk janë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë. Por, në një numër të konsiderueshëm klinikash private, që operojnë në kryeqytet, përgjithësisht në ato që pozicionohen skutave, siç mund të jenë hyrjet e pallateve, abortet kryhen lirshëm. Kjo edhe pse nuk kanë licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Kemi të bëjmë me dy shkelje njëherësh. Nga njëra anë një pjesë e klinikave nuk kanë licencë për të ofruar këtë shërbim, nga ana tjetër pranojnë të kryejnë aborte edhe te të miturat, të cilat paraqiten te mjeku vetëm, të pashoqëruara nga prindi, një prej kritereve të përcaktuara në ligj. Pra, në Tiranë ndërprerja e shtatzënisë bëhet fare kollaj edhe nëse je nën 18 vjeç, mjafton që të kesh para për të paguar faturën që të kërkohet nga mjeku. Faktet janë zbuluar nëpërmjet një investigimi të realizuar nga gazeta “Shqip”, që tregojnë sesi klinikat private janë kthyer në “thertore”, vetëm e vetëm për qëllime biznesi, pa i interesuar aspak aspekti njerëzor, duke pasur parasysh që bëhet fjalë për shtatzëna të moshës 15-19 vjeç. Por pavarësisht panoramës së dhembshme që fshihet rrugëve të Tiranës, edhe pse nën zë e njohur nga të gjithë, askush nuk shqetësohet t’i kontrollojë. Në rastin tonë, iu drejtuam disa klinikave private, prej të cilave 2 nuk hezituan që në momentin e parë, kur i thamë që një 17-vjeçare kërkon të abortojë, pasi ka mbetur shtatzënë pa dashje, 2 të tjera na kërkuan të bisedojmë me mjekun, ndërsa një tjetër klinikë na adresoi të bisedonim me një që punonte në një klinikë tjetër private, që e ofronte këtë lloj shërbimi. “10 minuta punë është, nuk është ndonjë gjë e madhe”. Kjo ishte përgjigjja që na dhanë mjekët në dy klinikat e para private, duke shtuar se aborti me pilula kushton 13 mijë lekë të reja dhe 17 mijë lekë të reja me ndërhyrje. Në asnjë rast nuk na u kërkua nga mjekët e dy klinikave që adoleshentja të shoqërohej nga një prej prindërve, një prej kritereve që parashikon ligji. Ata na kanë njohur edhe me mënyrat e kryerjes së aborteve që është ajo me pilula dhe me ndërhyrje. Në rastet kur kemi të bëjmë me një shtatzëni të vogël deri në njëmuajshe, klinikat na kanë sugjeruar kryerjen e aborteve me pilula. Ndërkohë që aborti më ndërhyrje sugjerohej për shtatzëni të mëdha dhe jo për adoleshentet, pasi është disi më e komplikuar. Çmimet për të kryer abort me pilula apo me ndërhyrje variojnë nga 13 mijë lekë deri në 20 mijë lekë të reja. Për abortin me pilula një prej klinikave e ofronte me një çmim prej 13 mijë lekësh të reja, ndërsa aborti me ndërhyrje shkonte deri në 17 mijë lekë të reja, pasi duhej marrë edhe mjeku reanimator. “Nesër ne jemi, por problemi është se punojmë shumë pak, dy orë se është e shtunë. Ma sill në 13.10 që të bëjmë ekon. Të vijë, të shohim ekon, konstruktin. Me pilula, atë do bëjmë. Ose e bëjmë me anestezi, por të shkon më shumë, pasi duhet që të marrim mjek reanimator që ta vërë në gjumë. Është gjynah ta bëjë me ndërhyrje se është e re”, shprehet mjekja në një prej klinikave private, që ndodhet pranë Pazarit të Ri. Një tjetër klinikë kishte çmim tjetër për këtë, që mund të shkonte deri në 200 mijë lekë, pasi bërja e ekove nuk përfshihej në çmimin e abortit. Gazeta “Shqip”: “Motra ime është 17 vjeç. Ka ngelur shtatzënë pa dashje dhe nuk dimë si të veprojmë. Si mund të na ndihmoni, sepse fëmijën nuk mund ta mbajë, për më tepër që familja nuk është fare në dijeni. Infermierja në një klinikë private që gjendet te kryqëzimi i Laprakës përgjigjet: “S’ka asnjë problem. Të vogla ka pasur sa të duash. Para jush erdhi njëra mosha jote dhe tha 3 muaj e gjysmë jam dhe donte ta hiqte”. Pas bisedave dhe kontakteve me mjekë dhe infermierë të disa klinikave private në kryeqytet, mësuam se një numër i madh minorenesh dhe adoleshentesh abortojnë lehtësisht edhe në institucione shëndetësore që nuk ofrojnë kushte spitalore sikur të ishin “thertore”, duke mos marrë parasysh rrezikun që u kanoset, në një kohë që klinikat nuk ofrojnë asnjë kusht sigurie. Më problematike është grupmosha 15-19 vjeç, të cilat në kushte pasigurie dhe në mos njohje të riskut që vjen nga kryerja e aborteve, drejtohen drejt këtyre klinikave, për të mos ia mësuar lajmin prindërit. Disa prej klinikave të tjera na kanë adresuar në disa mjekë të caktuar, të cilët ofrojnë shërbim gjinekologjik në atë klinikë, por që “problemin” ta zgjidhin jashtë ambienteve. “Hajde fol me mjekun sot (datë 11 shkurt) në orën 17.00 se ta zgjidh ai vetë problemin”, na thonë në një prej klinikave private, që ndodhet në Rrugën e Kavajës. Mjekët e një klinike që ndodhet në rrugën “Qemal Stafa”, mohojnë të kryejnë aborte, por na japin numrin e mjekes së kësaj klinike, pasi mund të na e zgjidhë ajo vetë problemin. Sipas të dhënave që disponon gazeta “Shqip”, rezulton se problemi nuk është te një hallkë e vetme, që janë klinikat private, që e ofrojnë ilegalisht këtë shërbim, por te problemi zinxhir, pasi pjesë e këtij skandali janë edhe farmacitë, që i shesin pilulat për ndërprerjen e shtatzënisë pa qenë i nevojshëm rekomandimi i mjekut apo mjeti i identifikimit. “Pilulat për abort shkojnë 75 mijë lekë. Janë 5 kokrra. Pihet e para pastaj pihen të tjerat”, thotë një farmaciste, dyqani i së cilës ndodhet pranë kryqëzimit të Laprakës. Megjithatë, siç numërohen klinikat private që kryejnë aborte, ka edhe klinika, mjekët e të cilave nuk pranojnë kurrsesi të kryejnë aborte, ndonëse sipas vëzhgimit të gazetës “Shqip”, numri i tyre është më i vogël se ato të cilat e ofrojnë “pa pikën e problemit”.
 
 

Biseda 1 (datë 22 janar 2015)
Klinika pranë Pazarit të Ri
Gazetarja: Përshëndetje! “Motra ime është 17 vjeç. Ka ngelur shtatzënë pa dashje dhe nuk dimë si të veprojmë. Si mund të na ndihmoni, sepse fëmijën nuk mund ta mbajë, për më tepër që familja nuk është fare në dijeni. A mund ta heqim?
Mjekja: Dukesh shumë e shqetësuar për motrën! Po, e bëjmë! Duhet të vijë motra vetë që ta shikojmë. Hajde nesër në orën 10.00.
Gazetarja: Në rregull!
 
Biseda vijon… të nesërmen (datë 23 janar)
Mjekja: Ishit dhe dje ju më duket?
Gazetarja: Po. Motra është në shkollë dhe thashë të vijmë nesër
Klinika: Nesër ne jemi, por problemi është se punojmë shumë pak, dy orë se është e shtunë. Ma sill në 13.10 që të bëjmë ekon, të shohim ekon, konstruktin
Gazetarja: Është 17 vjeç dhe kam shumë frikë?
Mjekja: Pikërisht prandaj, ti ke frikë, por unë kam shumë herë frikë
Gazetarja: Cilën do të bëjmë atë me pilula?
Mjekja: Me pilula, atë do bëjmë. Nesër për dy orë nuk bëhet, të hënën.
Gazetarja: Po kam hall mos bëjë shumë mungesa në shkollë?
Mjekja: Mirë dëgjo, ju keni një hall se mungoi një ditë se mori raport nuk është ndonjë gjë e madhe. Ma sill sot.
Gazetarja: Me pilula e gjitha shkon 130 mijë lekë (të vjetra)?
Mjekja: Po 130
Gazetarja: Ka komplikacione e gjëra?
mjekja: Varet, ishalla jo
Gazetarja: Para tre vitesh kam sjellë edhe një shoqe këtu, ajo pati probleme!
mjekja: Pse ç’a kishte?
Gazetarja: Piu kokrrën e parë ishte në rregull pastaj u bë keq, ndenji një javë shtrirë. Edhe ajo 17 vjeçe ishte.
Mjekja: Është normale se ditën e parë pi kokrrën e parë. Bën të nesërmen pushim dhe pastaj merr dy kokrra. Po ta ketë kështu të vijë motra të rrijë këtu ose e bëjmë me anestezi, por të shkon më shumë, pasi duhet që të marrim mjek reanimator që ta vëmë komplet në gjumë.
Gazetarja: Sa kushton me ndërhyrje?
Mjekja: 170. Është gjynah ta bëjë me ndërhyrje se është e re, e palindur. Me pilula është më mirë.
Gazetarja: Shoqja ime para 3 vitesh kishte komplikacione, mendova mos e kishte ngaqë ishte e vogël
Mjekja: Jo, jo ne na ka ndodhur edhe me gra që kanë pasur probleme. Mund të ndodhin varet si reagon organizmi. Po bën ndërprerje, po heq një gjë shumë të madhe. Duhet ta konsiderosh që është abort, se e bën me pilula apo me ndërhyrje. Duhet ta kuptosh që bëhet fjalë për ndërhyrje, për heqje sido që të jetë ka dhimbje.
Gazetarja: Faleminderit
Mjekja: Të pres
 
Biseda 2 (datë 23 janar)
Klinika pranë kryqëzimit të Laprakës
Gazetarja: Motra ime ka ngel shtatzënë është 17 vjeç, por nuk e dinë as prindërit, asnjë. Nuk e di çfarë mund të bëjmë?
Infermierja: Sa është ajo?
Gazetarja: 3-4 javëshe.
Infermierja: Të dielën pasdite vjen doktoresha dhe hajdeni të hënën.
Gazetarja: Po është 17 vjeçe mos ka ndonjë problem?
Infermierja: E heq për të heq, e bën.
Gazetarja: Sa lekë bën?
Infermierja: Për aq sa thua ti, nën 150 mijë lekë (të vjetra) jo, varet se si del.
Gazetarja: Si e bën me ndërhyrje apo me pilula?
Infermierja: Për atë që është 17 vjeçe më mirë me ndërhyrje që të pastrohet tamam.
Gazetarja: Sa lekë të marrim me vete?
Infermierja: Ju merrni 200 mijë lekë se nuk i dihet. Merrni që të mbaroni punë dhe të mos ju thotë ikni merrni lekët dhe hajdeni pastaj.
Gazetarja: S’ka asnjë rrezik?
Infermierja: Absolutisht. 10 minuta punë ka ajo. Aq sakrificë robi e bën. Vetë i kam parë, e ndihmoj kur bën doktoresha e di shumë mirë.
Gazetarja: Po është e vogël pacientja
Infermierja: S’ka asnjë problem të vogla ka pasur sa të duash. Para jush erdhi njëra mosha jote dhe tha 3 muaj e gjysmë jam.
Gazetarja: Po hiqet edhe 3 muaj e gjysmë?
Infermierja: Hiqet, hiqet. Asaj i dukej barra dhe asaj i thashë hajde të hënën. Merrni lekë që ti keni, hajdeni dhe ju të hënën.
 
Biseda 3
Klinika në rrugën “Qemal Stafa”
Gazetarja: Erdha t’ju pyes për një çështje shumë delikate. Motra është shtatzënë, ngeli pa dashje dhe nuk dimë si t’ia bëjmë tani
Mjeke: Po sa muajshe është?
Gazetarja: Njëmuajshe, tani e morëm vesh
Mjekja: Është një gjë qe ne nuk bëjmë më aborte, i kemi ndërprerë
Gazetarja: Ku mund të na drejtosh, nuk dimë ç’të bëjmë tani. Është e vogël 17 vjeçe, nuk e mban dot
Mjekja: Dëgjo do të shkoni të mjeku X me adresë Y, thuaj që më ka çuar doktoreshë Z (shpjegon adresën ku kryhen aborte). Është privat, atje mund ta çoni.
Gazetarja: Sa mund të shkojë se po shikoj çmimet e abortit këtu te ju dhe thotë 95 mijë lekë të vjetra
Mjekja: Nuk i ka me çmimet tona, i ka pak më të larta. Ta jap numrin e telefonit dhe merru vesh vetë me të dhe pastaj shih e bëj (jep numrin e mjekut që bën aborte). Merre në telefon dhe thuaji që kam për të bërë një ndërhyrje, abort, merru vesh për orarin dhe shko.
Bisedë 4
Klinikë pranë Rrugës së Dibrës
Gazetarja: Desha të bisedoj me mjekun gjinekolog. Motra ime 17 vjeç pa dashje ka ngelur shtatzënë dhe nuk e di si mund të t’ia bëjmë.
Punonjësja e informacionit: Ne nuk bëjmë këtu. Di që ka plot klinika që bëjnë, por ne jo
Bisedë 5
Klinikë pranë Medresesë
Gazetarja: Desha të pyes për diçka. Kam një problem, pasi motra minorene ka ngelur shtatzënë dhe nuk mund ta mbajë fëmijën. Për këtë desha të bisedoj me mjekun gjinekolog
Punonjësja e informacionit: Mjeku vjen pasdite, por ne nuk bëjmë fare aborte. Absolutisht jo!
Biseda 6
Farmaci pranë Laprakës
Gazetarja: Pilula për abort keni?
Farmacistja: 72 orëshe deshët?
Gazetarja: Jo, jo për abort 3-4 javësh
Farmacistja: I bëjmë me porosi
Gazetarja: Sa kushtojnë?
Farmacistja: Po shkojnë ato, shkojnë 75 mijë lekë. Janë 5 kokrra. Pihet e para pastaj pihen të tjerat
Autor Gazeta Shqip te 17 Shkurt 2015.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

343 Re: Aborti në Tiranë, si të heqësh një dhëmballë

Tue 17 Feb 2015 - 16:41
A e dini nga vjen fjala "abord", ndoshta nga fjala "a bordello"?

Bordello po e beni Shqiperine po duket!

Qe abordi eshte KRIM, a e dini?

Nese abordi nuk eshte krim atehere i bie qe terrorristet kryejne thjeshte abord te vonuar...

"Abordi ne Tirane, si te heqesh nje dhemballe"!
-Jo po me mire, si te besh m*tin...

JENI KRIMINELE, BASTARDE, VETEM SHQIPTARE NUK JENI.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi