Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës Empty KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës

Tue 17 Feb 2015 - 22:58
KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës Screen-Shot-2015-02-14-at-19.16.13
Nëse meshkujt do të “tërhiqen zvarrë” prej partnereve të tyre këtë Shën Valentin, për të parë “50 hijet e Greit në kinema”, ata ndoshta do të habiten që, sic ka shkruajtur edhe David Elstrein i Nymag, “do të jenë ata më të fituarit”.
Edhe “50 hijet e Greit” – një film me regjisore femër, Sam Taylor-Johnson, bazuar në një libër me autore femër, E. L. James, me një skenar të shkruajtur nga një femër, Kelly Marcel dhe një audiencë kryesisht femërore, nuk mund t’i shpëtojë trashëgimisë që vazhdon tashmë, të “vështrimit ngultas” të meshkujve.
Hollywoodi ka qenë prej një kohe të gjatë një industri e dominuar nga meshkujt. Kjo do të thotë që në një masë të madhe, filmat janë bërë nga burrat dhe për burrat. Si rezultat, shumica e filmave që ne shohim kanë prirjen të dominohen nga pikëvështrimi mashkullor, dhe ai që kritikja e filmave Laura Mulvery e quan “vështrimi ngultas i meshkujve”.
Praktikisht, filmat përdorin imazhe që i bëjnë gratë objekte të dëshirave, sic e shpjegon Mulvey në esenë e saj të vitit 1975. Në kohëra më të matura të kinemasë, kjo nënkuptonte që kamerat fokusoheshin në pamje nga afër të fytyrave të bukura femërore. Sot kjo do të thotë se më shumë se një në katër gra në kinema duhet të zhvishen pjesërisht (krahasuar në më pak se një në dhjetë burra).
Por “50 hijet e Greit” bazohet në një material burimor, ku kënaqësia femërore është parësore. Trilogjia shumë popullore i “gudulisi” femrat në mbarë botën, me rrëfimet protagonistes që “shkundej” prej Z. Grey, një burrë shumë tërheqës dhe shumë “i dëmtuar”. Por prapëseprapë, dështimi gjatë ekranizimit të filmit për t’i shpëtuar vështrimit ngultas nga meshkujt e shndërron në mishërimin e cuditshëm të problemit të përjetshëm të Hollywoodit.
Nuk mund të flasësh për vështirësinë e madhe të prodhimit të një filmi që miklon audiencën femërore, pa folur për Motion Picture Association of America (MPAA), e cila vendos udhëzime dhe rendit filmat amerikanë në një mënyrë që është bërë e famshme për shkak të fshehtësisë së saj. Debatet më të mëdhenj në filmat amerikanë kanë qenë tipikisht seksualë, dhe mënyra se si MPAA rendit seksin në ekran ka prirjen që të mbështesë “vështrimin ngultas” të meshkujve.
Filma që kanë shumë lakuriqësi femërore fitojnë sërish shumë “R-Rating” (kërkon praninë e një të rrituri gjatë shikimit të filmit, si për shembull “Ujku i Uoll Strit”. Filmat që eksplorojnë kënaqësinë apo orgazmat femërore, nga ana tjetër, me shumë gjasa do të marrin një “NC-17 rating” (askush nën moshën 17 vjec nuk lejohet ta shohë në kinema). Për shembull “Valentini blu” fillimisht u rendit në këtë mënyrë për shkak të një skene ku Ryan Gosling kryen seks oral me MIchelle Uilliams. Pas apelimit, u shndërrua në “R-Rating”). E njëjta gjë vlen për lakuriqësinë mashkullore.
Të gjithë këto përforcojnë portretizimin e seksualitetit femëror nga Hollywoodi si dicka që duhet parë, jo përjetuar. Ndërkohë që nuk e dimë me saktësi se si anshmëria e MPAA ka ndikuar apo jo tek filmi, sërish është interesante të vëresh se si “Pesëdhjetë hijet” funksionon pikërisht përmes miklimit që paraqet.
Pikësëpari, sensualiteti i filmit varet kryesisht mbi lakuriqësinë femërore. Dakota Johnson, e cila luan rolin e Anastasia Steele, luan një rol shumë pasiv në film. Christian Grey, që luhet nga Jamie Dornan, i cili supozohet të shërbejë si forca joshëse në film, ka shumë pak momente lakuriqësie. Kamera lëviz ngadalë mbi trupin lakuriq të Johnsonit. Nga Dornani shfaqen vetëm copëza shumë të shkurtëra.
Në takimet e shumtë seksualë të Anastasias me të dashurin e saj torturues, audienca vendoset fort në këndvështrimin e Christianit.
Kjo është tipike e filmave të Hollywoodit, ku gratë ka shumë më tepër të jenë objekte për t’u parë nga burrat që i dëshirojnë ato, se sa e anasjellta. Problemi është se ky film bazohej në një libër ku duhej të ishte mashkulli objekt i shikimit të femrave, një burrë që përshkruhet si një “Adonis” i rregullt. A është kaq e vështirë për regjisorët të konceptojnë kënaqësinë seksuale të pavarur të femrave, si të shihej nga sytë e një femre?
Në një tjetër traditë të madhe të kinemasë amerikane, filmi nuk lë jashtë skenën më të dhunshme të librit, në të cilën Christiani godet Anastasian me kamzhik ndërkohë që kjo mezi i mban lotët. Ndërkohë skenat e shumta seksuale vetëm lënë të kuptohet që Christiani po e kënaq në mënyrë orale.
Kënaqësia erotike e fokusuar tek femra, me sa duket, mund të jetë më tepër tabu se sa cdo sjellje mazohiste perverse e “Dhomës së Kuqe të Dhimbjes” së Christianit. Më mirë të shfaqet vajza lakuriqe ose duke kafshuar buzën. Audiencat do e kuptojnë se cfarë do të thotë kjo./HuffPost/
www.bota.al
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës Empty Re: KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës

Wed 18 Feb 2015 - 22:17
E pash mbrem filmin ne fjale megjithse ish perfol kaq shume mua sme beri dhe aq pershtypje edhe pse skuptova sidomos fundin e filmit sepse skishte peerkthim!!
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës Empty Re: KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës

Wed 18 Feb 2015 - 23:35
se vkam pare por mesa kam degjuar ska nevoje per perkthim grrrr
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës Empty Re: KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës

Thu 19 Feb 2015 - 14:56
Asgje e vecante...pervec dy tre skenave e ato i nderpriste direkt ne kulmin e ... pikes kyyyy dhe si perfundim me cka kuptova une ky tipi Gray a si e ka na dalka manjak i semure seksual shume vicioz pasi si pasanik kishte nje dhome me vegla seksuale dhe e quante dhoma e kuqe...Imagjinoje!!! aty shfrynte..... inatin KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës 1540093706 duke dhunuar vajzen e shkrete me kamxhike.. kyyyy ..le ti hante ai fundja pse ti hante ajo? wmw
Sponsored content

KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës Empty Re: KINEMA / Cfarë na mëson në të vërtetë “50 hijet e Greit” për seksualitetin e femrës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi