Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krim në familje, gruaja vret burrin Empty Krim në familje, gruaja vret burrin

Sun 22 Feb 2015 - 13:27
Krim në familje, gruaja vret burrin Policia-tiraneNjë ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjirokastrës. Një grua ka vrarë bashkëshortin e saj me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “18 shtatori”, ku Dituri Meni 62 vjeç ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj Flamur Meni 66 vjeç. Ky i fundit humbi jetën gjatë transportimit në spital. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit, arrestuan menjëherë autoren e krimit, ndërsa ka nisur hetimet për zbarrdhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se shkaku i krimit ka qenë një konflikt mes çiftit për motive të dobëta.

62-vjeçarja është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e policisë së Gjirokastrës, si e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, deri në zbardhjen e ngjarjes. Policia është duke zhvilluar edhe hetimet dhe ekspertizën përkatëse për të verifikuar nëse ka qenë 62-vjeçarja ajo që ka kryer krimin apo ndonjë person i tretë. Ndërkohë, nga Tirana është nisur edhe një grup ekspertësh, të cilët do të bëjnë ekzaminimin e trupit të viktimës.

Nga kqyrja që iu bë kufomës rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e goditjes me thikë në zemër( 6 cm). Çifti Meni jetonte bashkë me djalin, i cili nuk ka qenë në banesë në momentin kur dy prindërit e tij dyshohet janë konfliktuar për shkaqe banale, që ka sjellë edhe përdorimin e thikës nga ana e 62-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vrasjes në familje “, parashikuar nga neni 79/ç i Kodit Penal.


/Shekulli Online/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi