Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?

prej Mon 16 Mar 2015 - 22:25
Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?  1426523751TE-PERLLOGARISESH-FATIN_6
Miliona njerëz në mbarë botën ëndërrojnë të fitojnë një lotari dhe t’i jetojnë ditët e tyre në rehati, pa pasur nevojë të djersisin e të stresohen për të siguruar të mirat e jetës. Por, kur vjen puna te fitimi i një shorteu, shumë njerëz në fakt kanë një koncept të gabuar rreth tij. Mund të mendoni se është një lojë fati dhe mundësish, por në të vërtetë nuk është.

Për disa persona, fitimi i një çmimi të madh është çështje fati, ndërsa për disa të tjerë çëshjte kohe. Dhe kur ju blini një biletë të zakonshme lotarie, e bazoni gjithë intuitën e fitores në renditjen e thjeshtë të disa numrave me fat, që sipas jush kanë domethënie. Fatkeqësisht, duke e bazuar përzgjedhjen në numrat tuaj të fatit, datat që kanë rëndësi të veçantë etj., ju mendoni se mund të kapni fitoren e madhe. Por, me këtë logjikë të përdorur, pak gjasa ka që ju të kapni kombinimin. Nëse doni të mësoni si të fitoni një lotari, atëherë duhet të studioni ligjet e probabilitetit.

Për shembull:

Nëse në Shqipëri do të ekzistonte një lotari, ku do të të duhej të zgjidhje 6 shifra nga 49, do të kishe 1 në 14 milionë mundësi për të fituar. Dhe për ta pasur fitoren e sigurt, duhet të shpenzoni 14 milionë lekë, pra duke blerë të gjitha kombinimet e mundshme. Por kjo nuk është një zgjidhje praktike dhe kërkon shumë parà. E nëse ju do t’i kishit këto lekë, nuk do të kishit nevojë të fitonit një lotari.

Ky shembull qartazi tregon se lotaria nuk është thjesht një lojë fati, por edhe një lojë probabiliteti. Duke përdorur matematikën dhe ligjet e probabilitetit, ti i ke dhënë vetes avantazhin për të qenë fitues i mundshëm, jo për meritë të fatit, por të aftësive përllogaritëse. / Top Channel


Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
neon
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 105
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

default Re: Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?

prej Tue 17 Mar 2015 - 0:28
Shkrim pa lidhje Very Happy
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

default Re: Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?

prej Tue 17 Mar 2015 - 3:27
Une per vete si person nuk besoj ne fat, une mendoj se fatin e ndertojme vete ne, varet tek mentaliteti, ambicia, dhe qellimi qe njeriu i ve vetes dhe se sa kerkon..Une besoj se ekziston nje superfuqi me e madhe se fuqia njerezore, por qe fatin e kemi si ta kerkojme!


I AM QUEEN OF MY KINGDOM!
Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?  Bar_glitter_crown_bar
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?

prej Tue 17 Mar 2015 - 3:55
E fati plot thesi me . P  
Vec I . K  mrena ne thes .
Fusim doren ne , . K  kapin .per tu habit.
neon
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 105
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

default Re: Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?

prej Tue 17 Mar 2015 - 4:05
@Lulebora
Po ndonjehere se ke ndier qe jo cdo gje e kemi ne dore? Razz
Sponsored content

default Re: Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi