Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Gratë e përdhunuara të Kosovës: Për ne, lufta ende s’ka marrë fund...

prej Wed 25 Mar 2015 - 22:20
Ai ështe sekreti më i errët i luftës së Kosovës. Sekret, që torturon për 16 vite me radhë gra e burra të këtij vendi. Për ato është një gur i rëndë turpi, ndërsa për ata përdhosje “krenarie” prej mashkulli. Rreth 20 mijë femra kosovare janë përdhunuar nga paramilitarët serbë gjatë viteve të luftës, sipas organizatave ndërkombëtare. Në realitet, shifrat dyshohen të jenë disa herë më të larta, pasi përdhunime ka pasur thuajse në çdo qytet e fshat. Përdhunime në grup në sy të fëmijëve, baballarëve apo burrave të tyre. U zgjodhën pikërisht ato, për t’u bërë kurban i një lufte, ku meshkujt u goditën në pikën e tyre më të dobët.

Udhëtimi në Kosovë, për të dëgjuar dy rrëfime të këtyre grave nuk ka qenë aspak i lehtë. T’i intervistosh do të thotë t’u gërvishtësh plagën ende të njomë. Në dukje janë femra krejt të zakonshme. Por zëri i tyre i brendshëm ulëret si ditën e parë, me shpresën se të tjerët do t’i besojnë e do t’i përkrahin. Mbase është thjesht zë, që ulëret në heshtje.

“Vitet kanë kaluar, por lufta te ne ende gjurmon. Ato vite ikën, por te ne lanë shumë pasoja të mëdha, sidomos për ne femrat, që përjetuam gjithë atë tmerr. Për ne, lufta nuk ka përfunduar ende”.

Pas tre vitesh terapi, ajo tashmë ka kurajon të rrëfejë eksperiencën, që i shndërroi jetën.

“Përgjatë tri ditëve e tri netëve që ishim të zëna rob, isha me familjen dhe me fëmijët. Prej datës 26 mars deri më 29 mars kanë ndodhur këto. Erdhën na zgjidhën, na ndanë prej burrave, na morën, na çuan nëpër shtëpi. Na bënë çfarë deshën. Na mbajtën të ngujuara, edhe na dhunuan, edhe na keqtrajtuan fizikisht. Na rrahën, na thanë se do të na i merrnin fëmijët e do të na i çonin në Serbi. Nuk do t’i shihnim më kurrë fëmijët. Për tri ditë e tri netë kanë ndodhur këto gjëra te ne, si femra kosovare të pafajshme, në vendin tonë. Nuk dinim asgjë se çfarë të mendonim, nuk dinim nëse ishte ditë apo natë. Në një dhomë të errët të ngujuara. E zhveshur tërësisht, e djegur me cigare, me thikë te fyti, me armë te fyti. Çfarë mund të mendoja atëherë? Vetëm vdekjen kërkoja. Një milion për qind, vdekja ishte më e mirë sesa të jetoje në atë tmerr. Ishin shumë, dy iknin e dy vinin. Të maskuar, me maska të zeza. Vinin me birra në dorë, të hidhnin birrën në kokë. Ata janë hakmarrë te ne kundrejt Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka luftuar policia serbe me ushtrinë, por kanë luftuar me gra, fëmijë e pleq. Po të kishin dalë të luftonin me ushtrinë nuk do kishin bërë kështu”, rrëfen njëra prej grave të përdhunuara.

Tmerri më i madh i historisë së saj janë fëmijët, të cilët kanë qenë te dhoma ngjitur, ndërkohë që ajo dhunohej barbarisht.

“Shkoja ndonjëherë kur iknin ata dhe linin derën hapur. Herë t’i linin aty rrobat, herë i flaknin. I vishja, shkoja te fëmijët. I dëgjoja ata duke qarë, duke bërtitur. Sa më shihnin, më kapnin...  Gjatë kësaj kohe kam dëgjuar nga dhomat e tjera ulërima të grave që kërkonin ndihmë. Një ndihmë që s’kishin nga ta kërkonin, vetëm prej Zotit. ‘O Zot merrma shpirtin’, thoshim. Nuk dëgjohej tjetër gjuhë aty. Vetëm kur vinin na merrnin, na thonin ‘nësë do hajde, në të kundërt t’i vrasim fëmijët’. Ata s’thonin gjë tjetër”, vijon rrëfimi.

Por a kishte folur ajo me ndonjë të familjes së saj mbi atë që i kishte ndodhur?

“Jo, absolutisht jo! E ndjenim veten fajtore, ishte turp për ne. Çdokënd që takonim në rrugë, qeshnin me ne duke thënë ‘shihini këto, se çfarë u kanë bërë’...”.

Fati i saj më i madh ka qenë mbështetja e bashkëshortit. Dhe... si ishte përballja e parë e saj me të?

“Me bashkëshortin ka qenë shumë e mirë. Asgjë nuk ndodhi, më tha vetëm ‘falë Zotit ke shpëtuar’ dhe kaq. Nuk më ka pyetur kurrë. E ka ndjerë veten fajtor, që nuk ka mundur të më shpëtojë. E ka marrë përsipër fajin mbi vete. Kurrë nuk më ka paragjykuar! Përkundrazi, ai shumë kohë nuk ka shkuar në punë, ka qëndruar për t’u kujdesur për mua, sepse kam qenë shumë keq. Kam tentuar të hidhem nga ballkoni, nga dritarja, ngaqë qeshnin njerëzit me mua. Unë kurrë nuk kam guxuar të rri në errësirë. Për fat të keq, në atë kohë, energjia elektrike shkëputej shumë shpesh”. “Tri vjet s’kemi pasur”, rrëfen më tej gruaja kosovare e përdhunuar, kur pyetet sesi e ka përjetuar raportin e parë seksual me bashkëshortin e saj.

Ajo ka disa apele për të bërë.

“Kam një mesazh për ata njerëz që përqeshin. Ta shohin njëherë veten në pasqyrë, e pastaj të shohin dikë tjetër, sepse këtu gratë janë heroina, nuk duhen përqeshur. Nëse ata do të kishin qenë të zotët, do të kishin dalë të luftonin, e jo të qeshin rrugëve tani. Për gratë e dhunuara kam mesazhin, që të mos ngurrojnë. Të dalin, të flasin, se asgjë nuk i ndihmon më shumë sa vetëvetja. Të flasin për veten e t’i dalin për zot vetes. Sa për shtetin, jemi... sikur nuk ekzistojmë. Shteti as që ka dashur të dëgjojë për këtë çështje”, vijon rrëfimi i saj.

Rrjedha e ngjarjeve është thuajse e njëjtë edhe për një tjetër grua. Por, përjetimi dhe pasojat e saj dhembin në një tjetër formë.

“Jam viktimë e luftës së Kosovës. Një ndër gratë e dhunuara. Bëhet fjalë për vitin 1999. Kam qenë në një fshat, rrugës duke ikur na kanë marrë. Kanë filluar në kolonë të na ndajnë, e na kanë marrë një nga një. Na kanë çuar nëpër shtëpi të ndryshme. Kur binte nata, na çonin nga njëra te tjetra shtëpi. Mua më ka humbur vetëdija, nuk kam ndjerë asgjë. Na kanë mbajtur gjithë natën dhe të nesërmen na kanë kthyer sërish. Kanë qenë shumë persona. Njëri na ka mbajtur, pastaj të tjerët... gjithçka ka ndodhur. E kujtoj atë natë, sa herë që nuk mund të fle”, thotë në rrëfimin e saj gruaja e dytë.

Atë natë ajo s’mund ta harrojë kurrë.

“Ajo natë ka qenë e veçantë. Për ne ka qenë e paharrueshme, sepse kemi pasur vuajtje të rënda. Keqtrajtime të mëdha kemi pasur. Nuk e di sesi mundemi të qëndrojmë sot. Çfarë kemi përjetuar ne, çfarë kemi vuajtur. Gjatë asaj nate kam menduar që të mos jetoj më. Kam menduar të mos takohem më me familjen time, mos të jetoja më në asnjë mënyrë. Jo, nuk e kisha fajin, por nuk mundesha ta përballoja”, thotë më tej gruaja e dytë.

Ajo është konfuze, kur e pyet për marrëdhënien me të shoqin.

“Me bashkëshortin, pas këtyre ngjarjeve, jam takuar në përfundim të luftës. Pak kish mësuar, ama jo krejtësisht. I tregova, i thashë se çfarë më kishte ndodhur. Nuk e priti mirë, por nuk kishte çfarë të bënte. Kishim shumë fëmijë mbi supe. Si t’ia bënte? Si t’i linte fëmijët? Marrëdhënia s’ka qenë dhe aq e mirë. Ndonjëherë më paragjykon për këtë histori, ndonjëherë thotë ‘s’kemi çfarë të bëjmë, s’kemi mundur t’iu mbrojmë’. Por nuk më akuzon si fajtore për këtë që më ka ndodhur”.

Mungesën e lirisë pas përdhunimit e ndjen së tepërmi. Atë liri, ajo nuk e rifitoi më kurrë pas asaj nate.

“Vetë e kufizojmë veten. Nuk mundemi të dalim. Nuk jam kurrë e lirë. Ajo çfarë na ka ndodhur neve. Na kufizojnë edhe njerëzit dhe thashethemet, ku shkuam, ku dolëm, ku hymë. Nuk jemi të lira”.

Pavarësisht frikës, me të cilën bashkëjeton prej vitesh, ka dhe momente kur një fije force del në sipërfaqe.

“Ndoshta edhe kur të marr statusin e viktimës së luftës do të jetë sërish e sikletshme. I urrej këta persona që nuk kanë bërë asgjë për ne. Nuk e di nëse do të mund të dilja ndonjëherë me fytyrë, publikisht, për të treguar se s’jemi fajtore për çfarë na ka ndodhur”.

“Apeli im i vetëm për gratë e tjera është se s’kemi ku të shkojmë. Duhet të bëhemi bashkë e të dalim, se ne nuk jemi fajtore. Kam shumë probleme shëndetësore, kryesisht tension të lartë”.


“Sëmundja” e saj shpirtërore e ka një ilaç.

“Të dalin para drejtësisë ata, vetëm atëherë do të isha e qetë”.

Në shumë raste, përdhunimet janë shoqëruar edhe me shtatzëni. Fëmijë të të cilëve nuk i ka dashur asnjëra. Mandete Shehu Kurti, këshilluese psiko-sociale prej 15 vitesh, në qendrën “Medica Kosova” në Gjakovë, na tregon një rast të tillë.

“Rasti që më ka bërë më shumë përshtypje ka qenë ai i një vajze të mitur, shumë të re, e cila si pasojë e dhunës seksuale pati një shtatzëni të padëshiruar. Pa e ditur fare se ishte shtatzënë u vizitua në një mjek dhe ai i kishte konstatuar se ishte në muajin e 6 të shtatzënisë. Sigurisht që nuk kishte asnjë mundësi për ta abortuar atë fëmijë, ndaj është detyruar ta mbajë. E lindi dhe më pas e dha për adoptim, pasi kurrë nuk e pranoi si fëmijën e saj”, tha Mandete Shehu Kurti. / Top Channel


Gratë e përdhunuara të Kosovës: Për ne, lufta ende s’ka marrë fund...  6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Gratë e përdhunuara të Kosovës: Për ne, lufta ende s’ka marrë fund...

prej Wed 25 Mar 2015 - 22:34
Si mashkull dhe si shqiptar qe me perket te flas mbi kombin tim dhe mbi llogjiken njerezore, ndjehem fajtor qe motrat tona ne Kosove vuajten pa vdekur une.

Ndaj edhe ne temat +18 jam rreptesisht i kundert sepse qe te flasesh per dashurine duhet te veprosh dashurine, ndersa shqiptaret e Shqiperise te copetuar cfare bene per dashurine po duket perplot mjerim...

Ndersa ne Shqiperi i martojne femrat me serbe, pse nuk ben vetevrasje Edi Rama?!


Gratë e përdhunuara të Kosovës: Për ne, lufta ende s’ka marrë fund...  6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi