Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ja kush është vullnetari i parë për transplantin e kokës

prej Fri 10 Apr 2015 - 22:32
Ja kush është vullnetari i parë për transplantin e kokës 2759994700000578-3029376-Mr_Spiridonov_I_don_t_do_this_because_I_don_t_have_a_life_but_I_-a-32_1428448339300-620x349
Nëse deri dje tingëllonte si diçka e pamundur, transplanti i kokës në një trup tjetër do të bëhet realitet.

Një i ri rus me një çrregullim të rrallë gjenetik të muskujve është ofruar vullnetarë për t’iu nënshtruar këtij operacioni, i pari në llojin e tij në historinë e mjekësisë.

“Jam shumë i interesuar për teknologjinë dhe për çdo gjë progresive që mund të ndryshojë jetën e njerëzve për të mirë”, tha Valery Spiridonov nga qytetit Vladimir për “Rusia Today”.
Ja kush është vullnetari i parë për transplantin e kokës Ad_165189576-620x412
30-vjeçari Spiridonov është një shkencëtar i kualifikuar për kompjuterët dhe punon për një firmë IT.

Ai tha se sëmundja e tij po përkeqësohet çdo vit dhe zakonisht njerëzit me çrregullimin Werdnig-Hoffman, që shpërbën muskujt, nuk jetojnë më gjatë se 20 vite. Kjo sipas tij është një mundësi për t’i zgjatur jetën dhe të ndihmojnë avancimin e kërkimit shkencor.

“Ta realizosh këtë është jo vetëm një mundësi e shkëlqyer për mua, por gjithashtu do të krijojë një bazë shkencore për brezat e ardhshëm, pa marrë parasysh rezultatin e kirurgjisë”, tha vullnetari Spiridonov.

Operacioni i vështirë do të realizohet nga kirurgu italian Sergio Canavero, i cili e sheh procedurën si të krahasueshme me eksplorimin e hapësirës.
Ja kush është vullnetari i parë për transplantin e kokës 2080726_0-620x284
“Rusia dërgoi Yury Gagarin me mundësi të mëdha për të vdekur. Amerika dërgoi Neil Armstrong në Hënë me shanse po ashtu të mëdha për të vdekur. Në rastin tonë, shanset e një rezultati pozitiv janë shumë të mëdha”, tha ai kirurgu.

Operacioni do të zgjasë 36 orë dhe do të kushtojë rreth 11 milionë dollarë.

Gjatë procesit, truri i pacientit do të vendoset në një temperaturë 10-15 gradë celsius, me qëllim për të zgjatur kohën që qelizat të mbijetojnë pa oksigjen.
/Shekulli Online/


Ja kush është vullnetari i parë për transplantin e kokës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi