Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën

prej Mon 6 Jul 2015 - 21:46
Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën Aleksis-Cipras-480x300
Është viti 1990. Në studion e kanalit privat ANT1 në Athinë rrinë përballë njëri-tjetrit një nga gazetaret më të njohura të Greqisë dhe një nxënës, që nuk i ka mbushur ende të gjashtëmbëdhjetat. Është koha e protestave të ashpra të nxënësve dhe gjimnazisti është njëri prej drejtuesve të tyre. “Tête-à-tête” quhet emisioni njëorësh dhe Anna Panajotarea do të dijë se çfarë i preokupon të rinjtë. Pyetjet e saj nuk janë të thjeshta, por bashkëbiseduesi i përgjigjet me shumë zgjuarsi.

Në fund të emisionit gazetarja, mjaft e impresionuar, i thotë të ftuarit të saj: “Aleksis, kur të takohemi sërish pas 20 vjetësh, ke për të qenë kryeministër i vendit.” Gazetarja u gabua me katër vjet. Aleksis Cipras u bë kryeministër, kur mbushi të dyzetat.
Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën Trsip1
Aleksisi “i dashur” Cipras u lind më 28 korrik 1974, katër ditë pas përfundimit të diktaturës ushtarake. Babai i tij, një sipërmarrës ndërtimesh, ishte votues i PASOK-ut. Motra dhe vëllai, të dy më të mëdhenj, ishin anëtarë të organizatës rinore të Partisë Komuniste.

Në moshën 16-vjeçare edhe ai hyri në këtë organizatë. Në të njëjtën kohë ai ishte tifoz i zjarrtë i Panathinaikos të Athinës.

A është e mundur kjo – komunist i ri dhe tifoz i klubeve të futbollit të establishmentit politik dhe ekonomik?

Siç pranon Cipras më vonë, një pjesë të socializimit të tij e ka bërë në rangjet e të “gjelbërve”.

Në vitin 2009 ai kundërshtoi ndërtimin e një qendre tregtare pranë vendit, ku ishte planifikuar të ndërtohej stadiumi.

Ndërtimi bie, Cipras përjashtohet nga festa e 100-vjetorit të klubit të tij, në lojërat brenda vendit ai nuk është më i dëshiruar. Thonë se kjo e ka goditur rëndë. Këtu del në pah një tipar i rëndësishëm i tij: rezistenca. Ndërsa në opinion ai ka imazhin e një dhëndri të mirë, Aleksis Cipras është në gjendje të godasë fort. Qoftë anëtarëve të partisë, ashtu edhe kundërshtarëve politikë, shpesh u është dashur të pësojnë me humbje, dhe të shohin se sa i ashpër ka qenë reagimi i Aleksisit të dashur, të edukuar, në dukje të parrezikshëm.

Por Cipras ka cilësi të forta reaguese. Talljen, fyerjet, që shpesh i është dashur t’i dëgjojë nga politikanët “e formuar”, nuk i përfillte. Ai e ka kuptuar, se është pjesë e biznesit politik të sulmojnë njeri-tjetrin para kamerave televizive. Pastaj i shkelnin syrin njëri-tjetrit me moton: merre me të lehtë.

Pragmatiku Cipras nuk është njëri dogmatik. Ai ka provuar se mund të ndryshojë. Ndryshe nuk mund të shpjegohet që Syriza brenda pak vitesh thuajse i ka dhjetëfishuar rezultatet e saj në zgjedhje.
Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën 000a56c6-642
Por a ka ai bindje?

Nëse ka, duket se nuk e pengojnë për t’iu përshtatur ndryshimit të kushteve. Sepse Cipras është në radhë të parë pragmatist. Menjëherë pasi u bë kryetar i partisë në vitin 2008, ai pohoi hapur në një intervistë, se partia e tij nuk përbën alternativë qeverisëse.

Kur pak kohë më vonë shpërtheu kriza e borxheve dhe partitë e vjetra në pushtet, PASOK dhe Nea Dimokratia, po hynin në vështirësi gjithnjë e më të mëdha, Cipras nuhati shansin e tij. Pas konflikteve të ashpra të fillimit, në vitin 2012 ai krijoi nga aleanca e partive dhe e organizatave Syriza, një parti të unifikuar.

Si rrjedhojë ai filloi të ndryshojë orientimin e Syrizës. Për një parti të vogël socialiste të krahut të majtë prej katër përqindësh programi antikapitalist mund të jetë i rëndësishëm për t’i mbajtur të shtrënguara radhët. Por për të hapur portën për marrjen e qeverisë, në shtetin e BE-së Greqi, nevojiten pozicione në përputhje me tregun. Me turma shkuan votuesit e rinj te Syriza. Cipras e dinte se këta qytetarë nuk donin një ndryshim sistemi, por dëshironin një politikë më të mirë reformuese. Partia mori përsipër drejtimin e qeverisë, pa përfunduar procesin e përshtatjes brenda partisë. Një proces, që është i nevojshëm, për të përmbushur pritjet e votuesve të rinj. Në radhë të parë krahu i majtë i partisë, i cili përfaqëson të paktën një të tretën e anëtarëve, jo rrallë është i mbingarkuar nga ritmi i shpejtë i kryetarit të tij.

Tensionet e fshehura dolën hapur në pah në bisedimet për përmbylljen e paketës së dytë të kredisë. Të majtët e partisë u tmerruan, që Cipras po pranonte masat e gjera të kursimeve. Argumenti i tyre ishte, se u është premtuar diçka tjetër zgjedhësve.

Megjithatë, si shpesh në të kaluarën, u bë një kompromis: Nëse propozimi i kredidhënësve do të shoqërohej me ristrukturimin e borxhit, kjo do të votohej në parlament.

Por këtë pikë Cipras nuk e përballoi dot. Për të mos iu nënshtruar një humbjeje në votim, ai vendosi për referendumin. Por pyetja e vetme relevante, së cilës Cipras nuk mund t’i përgjigjet, është: Si do të sillen kredidhënësit pas të hënës?

(Autor, Panagiotis Kouparanis – Përgatiti në shqip Lapsi.al)


Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

default Re: Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën

prej Mon 6 Jul 2015 - 22:36
Tmerron Evropen??

Aristoteli me akademine,apo Sokrati me filozofine perfaqeson?

Titull bombastic.

Aktualisht perfaqeson nje popull qe ne sy te Evropes eshte nje popull dembel,parazit qe jeton nga taksapaguesit evropiane.

Me vjen keq,por keshtu eshte paraqitur greqia plake,ne Evropen ******. scratch scratch
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën

prej Tue 7 Jul 2015 - 20:03
Message reputation : 100% (1 vote)
Mbase e tmerron me kalin e trojes.
Hajde Greqi shtroje bythen ne pune ,se boll shite lome me paret e Europes.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën

prej Thu 9 Jul 2015 - 12:47
Sidoqofte eshte nje levizje revolucionare kjo e Cipras per kete Europianet po mundohen ta heqin qafe ashtu sic bene me Varufakin!
Te shohim cdo ndodh edhe pse per Grexit nuk e besoj me asgje!



Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Sponsored content

default Re: Portret: Gjeniu që po e tmerron Evropën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi