Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Vota ‘jo’ ka një kuptim fatkeqësie për Greqinë”

prej Mon 6 Jul 2015 - 21:55
“Vota ‘jo’ ka një kuptim fatkeqësie për Greqinë” Greqia.-480x326
Profesori i ekonomisë në shkollën e Financës dhe Menaxhimit në Frankfurt Grigory Vilkov, tha se dalja e votës “jo” në referendumi në Greqi do të jetë në kuptimin e “fatkeqësisë” për vendin dhe se (Grexit) dalja e Greqisë nga Eurozona tani është kthyer në realitet, raporton Anadolu Agency (AA).

Populli grek në njërën anë doli kundër marrëveshjes së ofruar nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane (ECB) dhe FMN ku ka dhënë votën “jo” në referendum duke dalë kështu edhe kundër propozimit të kreditorëve ndërsa në anën tjetër ka dhënë mesazhin se vazhdojnë mbështetjen e tyre ndaj Kryeministrit Alexis Tsipras. Vilkov, i cili ndjek nga afër zhvillimet në Greqi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me efektet e mundshme të Greqisë dhe Europës nga rezultati i referendumit.

Vilkov i cili thekson se votimi për “jo” e shumicës së popullit grek në referendum do të hapë probleme serioze tha se kjo për vendin vjen në kuptimin e “fatkeqësisë” dhe se dalja e Greqisë nga Euroja do të kthehet në realitet.

Vilkov, ka theksuar më tej se vendi pa kreditorë do të mbesë në një situatë të vështirë. Ai ka shprehur se ” Pa praninë e ECB dhe qeverive të qendrës të cilët financiojnë Greqinë, nuk do të ketë një fond tjetër që të përmbushë detyrimet e brendshme dhe të jashtme të vendit”.

Vilkov, në fjalën e tij thekson gjithashtu se Tsipras përkundër mbështetjes politike që ka marrë ai do të përballet me situatat e vështira ekonomike. “Alexis Tsipras tani për tani e ka marrë mbështejen e nevojshme politike, por kjo në pikëpamjen ekonomike për vendin vjen në kuptimin se vendi do të kalojë në periudha të veështira dhe në çdo rast për Tsipras do të thotë një vetëvrasje politike afat-gjatë” shprehet ai në vazhdim të fjalës së tij.

Ndërsa në lidhje me ndikimimet e mundshme ndaj Europës që do të burojnë nga situatat negative të Greqisë vilkov ka vlerësuar se “Europa dhe EuroZona do të gjejnë një zgjidhje. Në treg mund të ketë disa ditë pasiguri serioze, por në përgjithësi dëmi do të jetë i kufizuar nga rënia në mungesë e Greqisë dhe që do të rezultojë nga një potencial i Grexit”

– “Tsipras ose arrin marrëveshje dhe jep dorëheqje ose Greqia del nga Euro”.

Vilkov, gjithashtu ka parashikuar se si do të përparojnë bisedimet pas vendimit për “jo” në referendum ku ai duke vënë në dukje se vota “jo” do të komplikojë akoma edhe më shumë situatën veçanërisht nga pikëpamja për Tsipras ai ka theksuar se :

“Tsipras tani në bisedime nuk mund të pranojë kushtet e kërkuara ndaj tij dhe gjithashtu nuk mendoj se edhe liderët Europianë do të pranojnë ndonjë kërkesë të Greqisë. Unë vërej dy rrugë ; Tsipras arrin një marrëveshje dhe jep dorëheqje ose nuk nënshkraun asnjë marrëveshje dhe Greqia del nga Euro. Ditët e ardhshme do të na japin informacion më shumë për të kryer vlerësime më kualifikuese”.

– “Qeveria greke tani është më shumë nën presion”.

Ndërsa Kryeekonomisti i Bankës DekaBank, Ulrich Kater, tha se bisedimet mes Greqisë dhe Kreditorëve do të vazhdojnë. Por Kater i cili ka tërhequr vëmendjen se tani për tani qeveria greke është më shumë nën presion për arritjen e një marrëveshjeje në kohë ai ka shprehur se “Kjo është e mundur me dy rrugë. Ose qeveria greke do të rikthehet në bisedimet e ndërprera janën e shkuar ose do të krijojë monedhën e tij. Greqia kreu një referendum, por me të vërtetë ishte e pa-suksesshme për të vendosur në këto çështje të rëndësishme”.


“Vota ‘jo’ ka një kuptim fatkeqësie për Greqinë” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi