Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SKENDERBEU ËSHTË NJOHUR SI MBRET I SHQIPËRISE DHE MAQEDONISË QË NË VITIN 1458. Empty SKENDERBEU ËSHTË NJOHUR SI MBRET I SHQIPËRISE DHE MAQEDONISË QË NË VITIN 1458.

Sat 25 Jul 2015 - 15:17
SKENDERBEU ËSHTË NJOHUR SI MBRET I SHQIPËRISE DHE MAQEDONISË QË NË VITIN 1458. 2rxy3r5


SKENDERBEU ËSHTË NJOHUR SI MBRET I SHQIPËRISE DHE MAQEDONISË QË NË VITIN 1458. FAKTE QË PUBLIKOHEN PËR HERË TË PARË


NGA: Violeta Murati
Vatikani zbulon një dëshmi sekrete të historisë shqiptare.

Për herë të parë del në dritë dokumenti ku është shpallur Skenderbeu mbret. Një akt diplomatik, mandat, në të cilin emerohet Martin Muzaka ambasador i Skenderbeut. është një letër origjinale në pergamen me një vule shtetërore të varur, që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit në fondin Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikërisht në këtë mandat Skenderbeu quhet “mbret”. Ka qene dr. Musa Ahmeti një hulumtues i ka kohshëm i arkivave të Vatikanit që ka publikuar disa ditë më parë, në internet, mandatin e mbretërisë shqiptare.
Si u gjet vula e mbretit
Hulumtimet nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, kanë mundësuar zbulime të reja të këtyre akteve, për të cilat më parë është menduar se janë zhdukur apo nuk kanë ekzistuar fare. Duke u nisur nga këto hulumtime, të kohëve të fundit (viti 2000)], studiuesi nga Zagrebi, Ahmeti, në Arkivin Sekret të Vatikanit në Vatikan, në fondin Miscellaneae, nga viti 1458, zbulon një mandat (akt diplomatik) origjinal të Skenderbeut, me të cilin emerohet Martin Muzaka si përfaqesues i tij “legjitim dhe legal”.

“Dokumenti është i shkruar në pergamen. është ruajtur mjaft mirë”, pohon Ahmeti. Dokumenti ka dimensione: 68 x 92.5 cm. Në të jane varura edhe dy vula origjinale. E para vula shtetërore e Skenderbeut dhe e dyta ajo e notarit Johannes Borcius de Grillis. “Në na është bërë e njohur edhe një kopje e këtij mandati që ruhet po ashtu në Arkivin Sekret të Vatikanit, në Vatikan në Fondin: Diversa Cameralia, vell. 30, f. 134r-v. Kjo kopje është e saktë dhe tepër besnike, pa asnjë leshim nga ana e përshkruesit”, pohon studiuesi Ahmeti.
Kur u be Skenderbeu mbret? 
Ishte zgjedhur Rodoni, në jug të Shqiperisë, për të nënshkruar mandatin e mbretit. Siç shënohet nga origjinali, mandati është lëshuar me 28 tetor te vitit 1458.

I drejtohet papës Piu i II-te, i cili kishte më pak se dy muaj që kishte filluar pontifikatin e tijë (Piu i II-te fillon pontifikatin me 3 Shtator të vitit 1458 dhe vdes me 15 gusht 1464). “Papa Piu njihej si luftëtar i rrepte për mbrojtejn e fese se krishtere edhe sa ishte cardinal”, shkruan studiuesi Ahmeti.
Një moment tjetër i rëndesishëm që tërheq vëmendjen te ky mandat është edhe pohimi i notarit publik Johannes Borcius de Grillis se ai “me urdher dhe autorizim te mbretit…” do me thën. Skenderbeun e quan Mbret.
“Ky moment është tepër domethënes ngase edhe në vulën shtetërore të varur që e shoqëron këtë dokument e gjejmë të shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e) që në gjuhën shqipe do te ishte: Vula e
Mbretërisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë”.

Skenderbeu trashegon zyren nga i ati, Gjoni
Nga dokumentat mendohet që zyra kancelarike që ishte pranë Skenderbeut të ishte vazhdimësi e të njejtës zyre, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti.

Sipas Ahmetit, flitet që kjo zyre daton në shekullin XIV dhe fillimi i shekullit XV.
“Natyrisht që kancelaria e Skenderbeut ishte shumë më moderne dhe ju ishte përshtatur rrethanave dhe kohës kur vepronte.
Sipas hulumtimeve të bëra, kemi ne dorë një të dhënë tepër interesante, se nga zyra e Skenderbeut, ka ndodhur që mbrenda një dite të nxirren 13 akte të ndryshme diplomatike, të shkruara në 5 gjuhë.

Kjo e dhene tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tonë kombetar me shtetet tjera mjesjetare dhe me fqinjet, si dhe roli shumë i rëndësishëm që luante kjo diplomaci ruajtjen e pavarësise shtetërore dhe teritoriale”, shpjegon studiusi Ahmeti.
Historia e kancelarive shqiptare
Gjatë mesjetes, sundimtaret dhe princerit shqiptare kishin zyrat e tyre te kancelarive në nivele të ndryshme si notere, sekretare apo perkthyes.

Këto zyra ishin mjaft te zhvilluara dhe mund të rënditen në radhën e kancelarive të ngjashme më të njohura, në Evrope, gjë që tregonte për nivelin e larte të zhvillimit dhe kujdesit që tregonin sunduesit shqiptare në komunikim me sundimtaret tjerë.
Nga këto zyra dolen akte, diploma, mandate dhe dokumente nga më të ndryshmet, në disa gjuhë që në ate kohë ishin në perdorim zyrtar.
Porse deri më sot ka pak njohur të mbledhura dhe që ekzistojne për këto dokumenta orgjinale. Pjesa dermuese e tyre siç duket janë zhdukur përgjithmonë, pjesa tjetër pret hulumtuesit që ato ti nxjerrin në dritë dhe ti botojnë, Ndërsa vetëm në këto vite po hyhet në këtë mister dëshmish historike ku disa fakte të zbuluara rishtazi. Sipas studiuesit Ahmeti, karakteristike e pergjithshme e ketyre akteve të botuara është se ato nuk ndryshojne nga ato te sundimtareve të tjerë, fqinje apo evropiane.
Zakonisht në këto kancelari janë përdorur gjuhët kulturore të kohës si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonjë tjetër.
Ndersa ende nuk ka asnje dokument që është shkruar në gjuhën shqipe nga aktet noteriale.
Hidhet poshte datimi i studiuesve shqiptare
Permbyset një nga datimet e nxjerra nga studiuesit shqiptare. Me zbulimin e mandatit të Skenderbeut nga Arkivat sekrete te Vatikanit, hidhet poshtë data e shkruar deri më tani për këtë document. Viti 1963 e vënë nga studiuesit shqiptarë nuk vlen më.

Kjo date thuhet se është vendosur pa pasur në dorë dokumentin, as origjinalin dhe kopjen. Ndaj argumentohet gabim ky datim. Me daljen e mandatin të Skenderbeut nga nga Vatikani kjo datë kalon rreth pesë vite më përpara, pra në vitin 1458, pra koha kur Gjergj Kastrioti shpallet mbret. Siç vërehet nga origjinali, mandati është leshuar në Rodon të Shqiperise me 28 tetor të vitit 1458.
I drejtohet papes Piu i II-te, i cili kishte më pak se dy muaj që kishte filluar pontifikatin e tijë (Piu i II-te fillon pontifikatin me 3 shtator te vitit 1458 dhe vdes me 15 gusht 1464) dhe njihej si luftëtar i rrepte për mbrojtejn e fese së krishterë edhe sa ishte kardinal.
Perkthimi ne gjuhen shqipe i mandatit nga viti 1458
Mandati i Skenderbeut për Papën
Duke qenë se kohë më parë jemi njoftuar nga raporti i Martin Muzakës, këshilltarit dhe oratorit (zedhensit) tonë, të cilin, kohë më parë e kemi dërgue të shenjteria dhe fortlumturija e Tijë Hyjnore, papë Piu i II-te; që shenjteria e Tijë, papa ynë, duke u kujdesur për poziten e fese së krishtere, e cila është sulmuar nga fatkeqësia e njerzimit, tirani turk, Mehmeti (i II-te, m.a.) dhe bashkëluftarët e tijë, armiq të emrit, i krishterë; duke dëshiruar që të ndihmojë me shërbimin e tijë dhe t’iu vije ne ndihme forcave te tija; ka paralajmeruar, ftuar dhe shtytur nje numer te madhe te mbreterve të krishterë, që të ofrojnë shërbimet e tyre, për një vepër kaq të shenjte dhe të dobishme; dhe se duhet bërë këtë nga obligimi dhe pranimi i dobive që kanë ndaj fesë së krishterë; ka ftuar shumë mbretër të krishterë që të bashkohen personalisht ose duke dërguar përfaqesues të tyre me autorizime të plotefuqishme dhe zyrtare.

Në, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, zot i Shqipërise, si të krishtere të mirë, dëshirojme të rënditemi në mesin e atyre besimtarëve të krishtere, të permendur, duke u treguar besnike dhe shërbetorë të denje; emrojme të lartepermendurin, Martin Muzaken, të i cili kemi besim të pakufishëm dhe kofidencë, për legalitetin e tij ndaj nesh, eksperiencën, ndershmërine, zotësine dhe përgaditjen e larte intelektuale, pikërisht të njejtin, Martin Muzakën, e vemë, përcaktojmë dhe autorizojmë që sipas permbajtjes së këtij mandati të jetë oratori (zedhënësi) dhe perfaqesuesi yne legjitim dhe legal, që në emër tonin dhe për ne të  paraqitet pranë të lartecekurit, shënjterisë së Tijë, papës tonë dhe para shumë të nderuarit Kolegj te Kardinaleve, në Kongregacionin e permendur, dhe me mbreterit tjera apo me oratoret (zedhënësit) e tyre, aty, për të njejtën problematikë (temë) ose për ndihmë fesë sonë të shenjtë, e cila në të shumten varet nga ata, për nder dhe emër të Zotit, të debatojë, të bisedojë, të japë mendim, të shqyrtojë dhe të nxierr përfundime, që do të ishin në favor të një ndermarrje të tillë ose të bënte çdo gjë që është e mundur, duke pohuar, sajuar, bashkuar, mbledhur ose konkluduar, për një veprim të tillë, në emër tonin dhe per ne, të marr obligime duke treguar atë që është për tu lavdëruar, lejuar dhe zbatuar, çka do të pranonin të gjithë të pranishmit, por edhe individualisht, dhe përsa ka të bëjë me ne, ose sa do te kishte të bënte me ne, si dhe për personalitetin tone, më të mirat tona, tokën tone, qytetet tona të fortifikuara, vendbanimet tona, keshtjellat tona dhe ne popullin tone, besnikët tonë të armatosur, ne njerzit tonë, pjesërisht apo në tersi, për të mbrojtur fenë e krishtere dhe ne dem të armiqëve tonë të përmendur, siq do të vërehet edhe nga mandati ynë i hapur, të cilin e dergojmë, dhe si mund të konkludohet, që ligjërisht obligohemi, që me vulen tonë, dhe me vulen e tijë, me të cilën siguron për çdo premtim dhe obligim të bërë, duke u përgjigjur me çfardo shume të hollash, si dhe me të gjitha të mirat tjera, të çfardo natyre qofshin ato, nga të gjithë personat, kolegjet apo bashkësite, duke mbështetur të përmendurin, shenjtërine e Tijë, zotin tonë, papën dhe Selinë e Shenjtë, shumë të nderuarin Kolegj të Kardinaleve nga Kongregacioni i përmendur, si dhe mbretërit, sundimtarët, dhe gjithë të tjerët, që me forcën e një marrëveshje, për të cilën edhe ne jemi shumë të interesuar, siç jemi deklaruar edhe me lartë, dhe të gjitha këto i bëjmë personalisht, pranojmë paqen, veprojmë dhe marrim nga të gjithë, pa dredhi, duke hequr çdo lloj dyshimi për mashtrim, ndërsa juve, të lartëpërmendurit, të gjithëve dhe secilin, ju vejmë dhe emrojmë, duke dhënë fjalën e sundimtarit (mbretit), duke shprehur devotshmërinë, nderin dhe besnikërine tone, e konsiderojmë si të përhershëme dhe premtojmë, se të gjitha oblgimet tona do ti përmbushim.
Duke ju siguruar ju se, veprimet e përmendura, obligimet pa dredhi të gjitha deri në një, për të cilat kemi dhënë fjalën, përmes oratorit (zedhenesit) ose ambasadorit tonë Martin Muzakës, si të pohuara, shqyrtuara, paralajmeruara, debatuara dhe përfunduara, i pranojme dhe obligohemi për to.
Dëshminë e të gjithë këtyre, e forcojmë, duke urdhëruar vulosjen me vulen tonë të zakonshme, të varur. Lëshuar në Rodon, në vendin e Shën Mërisë, në prezencën e dëshmitarëve të ftuar dhe të lutur (nderuar), në prezencën e shume të nderuarit në Krisht, atit dhe zotit Pal, me mëshirën hynjore, kryeipeshkop i Durrësit dhe i krahinës së Ilirikut, dhe të nderuarit atë, Pjetër Dukës, abat prothosengulator (i betuar) në Aleksandrin nga Moledina dhe shumë të nderuarit vëlla Bardh, prior i Kuvendit të Shkodrës nga Urdhëri i predikuesve (domenikanëve) dhe nuncit apostolik në Shqipëri, shumë të nderuarit zotit Raione Celnicho.

Ne vitin e Krishtit, 1458, indikti i I-te, diten e 28 te tetorit. Noteri Grillis firmos boterisht mbreterine shqiptare
Unë, Johannes Borcius de Grillis, prift i I peshkvisë së Durrësit, notar publik me urdher dhe autorizim të mbretit, firmos të gjitha këto dhe secilen, isha prezent, për këtë dhe i lutur, boterisht pohoj dhe firmos mandatin, por meqë isha i zënë me punë, kam urdhëruar që të tjerët ta shkruajnë, e une e kam firmosur me shenjen time të zakonshme, të notarit publik dhe me emrin tim, së bashku me vulen varëse te të lartepermendurit dhe shumë të ndriturit zot Skenderbe, e kam forcuar besimin, me dëshmine e gjithë kësaj dhe seciles, që është përmendur me lartë.
© 2014, SHQIPËRIA E BASHKUAR. All rights reserved.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi