Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Fton shokun për të luajtur me letra në shtëpi, më pas e përdhunon dhe e rreh

prej Sat 15 Aug 2015 - 11:55
Fton shokun për të luajtur me letra në shtëpi, më pas e përdhunon dhe e rreh Drejtoria-e-tiranes

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi prej 7 ditësh ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për marrëdhënie homoseksuale me dhunë. Burime të Policisë së kryeqytetit thanë se është arrestuar shtetasi me iniciale F.P. i denoncuar një javë më parë për përdhunim nga shoku i tij. Të njëjtat burime thanë se ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Paskuqanit. F.P ka ftuar shokun e tij një vit më të vogël për të pirë birrë në shtëpinë e një mikut të tij. Ai i ka thënë se do të mblidheshin disa djem për të luajtur me letra.

I lënduari ka deklaruar në polici se e kishte shok prej disa vitesh autorin dhe ka pranuar të shkojë ku i kishin thënë. Në momentin që është futur brenda ka parë se në shtëpi nuk kishte persona të tjerë. F.P. ka mbyllur derën me çelës nga brenda dhe ka marrë një thikë duke e kërcënuar të dëmtuarin. Më pas e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë e në bark dhe i ka lidhur duart. Adoleshenti nuk ka pasur mundësi të mbrohet dhe shoku i tij e ka përdhunuar. Pasi e ka mbajtur të mbyllur për disa orë në banesën ku ishin, autori ka dalë nga shtëpia dhe është larguar. Në këtë kohë 18-vjeçari i ka telefonuar policisë duke denoncuar ngjarjen, ndërsa është transportuar nga efektivët drejt Mjekësisë Ligjore ku u është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.arberianews


Fton shokun për të luajtur me letra në shtëpi, më pas e përdhunon dhe e rreh Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi