Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij Empty Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij

Thu 20 Aug 2015 - 20:22
Andi Qosja
andi.qosja@shekulli.com.al

- Kur kanë kaluar dy ditë nga krimi i rëndë në familje, ku 37-vjeçari Shëlqim Disha mbyti me rripin e pantallonave bashkëshorten e tij Resmien, në fshatin Shëngjergj të Tiranës, dalin detaje të reja për mënyrën se si u ekzekutua nëna e 4 fëmijëve. Kështu mësohet se çifti prej kohësh po kalonte një krizë në marrëdhënien e tyre bashkëshortore dhe shkak për këtë gjendje, dyshohet se ishte tradhtia e gruas së Shkëlqimit, histori që mund të jetë e përsëritur disa herë brenda kohëve të fundit. Rreth dy vite më parë, Resmia ishte dhunuar barbarisht nga burri i saj dhe shkak ka qenë tradhtia që kishte marrë vesh Shkëlqim Disha kur ishte në emigracion në shtetin grek.

Duke parë situatën e vështirë në të cilën gjendej në atë kohë, 31-vjeçarja shkon në shtëpinë e prindërve të saj dhe afërsisht 1 vit çifti jeton i ndarë, por jo zyrtarisht i divorcuar. Shkëlqimi kërkon që të bashkohet edhe një herë me gruan e tij, duke sheshuar mosmarrëveshjen për hir të fëmijëve që ishin të mitur. Pavarësisht se, familjarët pranojnë t’ia japin vajzën dhëndrit të tyre, ato e kërcënojnë Shkëlqimin se, në rast se do të përsëritet e njëjta situatë dhune, atëherë gjërat do të zgjidheshin ndryshe. Pas ribashkimit të çiftit Disha, kushtet e vështira ekonomike e detyruan kryefamiljarin të marrë përsëri rrugën e kurbetit, ku ai punonte në ndërtim si punëtor sezonal.

Pasi u kthye nga Greqia, një nga të afërmit e Shkëlqimit e sinjalizoi për tradhtinë që kishte bërë gruaja e tij. Duke kaluar në një shok emocional për tradhtinë e gruas, ai fillimisht e godet bashkëshorten e tij Resmien me një dru pas koke dhe më pas heq rripin e pantallonave dhe e mbyt. Duke parë se gruaja nuk po jepte më shenja jete, 37-vjeçari kërkoi që ta ndihmonte, duke njoftuar familjarët. Në këto kushte, sipas ekspertizës mjeko-lidhore, 31-vjeçarja ka gjetur vdekjen nga asfiksia e shkaktuar nga mbytja e saj me rrip. Sipas banorëve të zonës së Shëngjergjit, Shkëlqim Disha, kishte dyshime të forta se, nga tradhtia e Resmies, një nga katër fëmijët nuk ishte biologjikisht i tij. Duket se opinioni e ka rënduar më shumë 37-vjeçarin, i cili mbrëmjen e së martës kreu aktin barbar, duke mbytur me rripin e pantallonave gruan e tij dhe në të nëjtën kohë duke lënë jetimë 4 fëmijë të pafajshëm.

Familjarët e Resmie Dishës: Nëse nuk ka drejtësi, do të vendosim vetë

Menjëherë pas marrjes vesh së lajmit të rëndë për mbytjen e 31-vjeçares Resmie Dishës në Shëngjergj të Tiranës, të afërmit e saj janë thërritur në policinë e kryeqytetit për të dhënë deklaratat e tyre. Ata janë shprehur përpara grupit hetimor se Shkëlqimi u kishte premtuar disa kohë më parë se, nuk do të prekte Resmien më me dorë dhe, nëse do kishte konflikte ndërmjet tyre ose keqkuptime, atëherë ai do ta kthente nusen te prindërit saj.

“Duam drejtësi dhe nëse ajo nuk vendoset në vend, atëherë do të jemi ne që do ta bëjmë një gjë të tillë. Nuk mund ta besojmë që ai vrau nënën e fëmijëve të tij, të cilët do të rriten jetim”, janë shprehur të afërmit e viktimës. Vëllai i Resmies nuk ka pranuar që motra e tij të varroset në fshatin ku ndodhi krimi pra në Shëngjergj, por e ka tërhequr trupin nga morgu i Tiranës dhe e ka dërguar në qytetin e Lushnjës, ku është shpërngulur nga Librazhdi edhe pjesa tjetër e familjes së viktimë për të bërë ritet mortore.

Shekulli
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij Empty Re: Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij

Thu 20 Aug 2015 - 21:20
E si ka mesuar familja Shqiptare.
.po ndaje o njeri .kur ke dyshime .tani I le kalamojt jetim .pa nene e pa baba.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij Empty Re: Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij

Sun 23 Aug 2015 - 11:52
Qe te marr nderin mbrapsht duhet ta vras sipas kanunit! kyyyy

Une cuditem si mund te jetojne keta njerez qe jane te afte te vrasin,si vret ndergjegja per jeten qe kane marr,jetojne te qete sikur skan bere gje!?

Se deri tani skam degjuar ndonje te bej vetvrasje sepse i rendon ne shpirt mekati qe ka bere!!!
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij Empty Re: Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij

Wed 26 Aug 2015 - 23:06
Message reputation : 0% (1 vote)
Me dhimben Femija pa faj kan mbet jetim
Me dhimbet ky burr qe u sprovu me ket kurv
E kjo e ka gjet ate qe e ka lyp.
Burri del ne gyrbet per me ja siguru kafshaten e bukes,e kjo rruspillavet.
Nese eshte e vertet kjo qe ka vepru kjo kshtu nuk mu dhimbet hiq
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij Empty Re: Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij

Thu 27 Aug 2015 - 20:56
Dasa shkruajti:Me dhimben Femija pa faj kan mbet jetim
Me dhimbet ky burr qe u sprovu me ket kurv
E kjo e ka gjet ate qe e ka lyp.
Burri del ne gyrbet per me ja siguru kafshaten e bukes,e kjo rruspillavet.
Nese eshte e vertet kjo qe ka vepru kjo kshtu nuk mu dhimbet hiq

Atehere pse thu te dhimbset femija kur ti e pranon vrasjen pavaresisht shkaqeve?
Edhe burri e levrit andej pa merak...
Fundja gruaja seshte prone e tij kish mundur ta ndante keshtu do shpetonin femijet edhe ata vete,njeri nga burgu e tjetra nga varri!!
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij Empty Re: Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij

Thu 27 Aug 2015 - 21:26
Message reputation : 0% (1 vote)
AnGeLiC shkruajti:
Dasa shkruajti:Me dhimben Femija pa faj kan mbet jetim
Me dhimbet ky burr qe u sprovu me ket kurv
E kjo e ka gjet ate qe e ka lyp.
Burri del ne gyrbet per me ja siguru kafshaten e bukes,e kjo rruspillavet.
Nese eshte e vertet kjo qe ka vepru kjo kshtu nuk mu dhimbet hiq

Atehere pse thu te dhimbset femija kur ti e pranon vrasjen pavaresisht shkaqeve?
Edhe burri e levrit andej pa merak...
Fundja gruaja seshte prone e tij kish mundur ta ndante keshtu do shpetonin femijet edhe ata vete,njeri nga burgu e tjetra nga varri!!

Me dhimben femija qe kan pas ni nen lavire
Nese burri eshte kesi lloji nuk ka pas te drejt me vepru kshtu
Gruja eshte pron e ti derisa ka dhen besen ne fillim,nese nuk ika pelqy burri ka vy me i tregu edhe me u nda pastaj me vazhdu me pun te pista,ky mi dhan buk e tjeter kush me ...... nuk shkon.
Sponsored content

Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij Empty Re: Mbyti gruan me rrip, dyshonte se një nga 4 fëmijët nuk ishte i tij

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi