Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Le Iene: E ardhmja është në Shqipëri

prej Tue 27 Oct 2015 - 20:06
“Në Itali rrija gjithë ditën duke shtyrë kohën kot. Në Shqipëri kam gjetur mundësi. Këtu ka shumë punë për të bërë.”

Kjo është deklarata e një burri italian, i cili ka lënë Italinë për të punuar në vendin tonë, së bashku me djalin e tij adoleshent. Historia e tij dhe e emigrantëve të tjerë italianë në Shqipëri është treguar nga emisioni italian “Le Iene”.

Gazetari Enrico Luçi thotë në reportazhin e tij se janë të largëta kohët kur mijëra shqiptarë zbarkuan në Itali për një të ardhme më të mirë dhe tashmë historia ka ndryshuar, janë italianët ata që zbarkojnë në Shqipëri.

“Kam marrë një oficinë në Tiranë dhe kam nisur gjithçka nga e para. Kam gjetur gjithçka këtu. Nuk kam më ankth dhe kam lënë ilaçet që pija në Itali”, tregon italiani.

Një tjetër italian që punon në vendin tonë ka vetëm fjalë të mira: “Shokët më thonin se çfarë bëja në Shqipëri, kanë paragjykime, por asgjë nuk është e vërtetë. Është një vend që ka prekur fundin dhe vetëm mund të ringrihet. Nuk kam fjalë t’i përshkruaj shqiptarët si njerëz. Kam marrëdhënie të mrekullueshme me të gjithë”.

/ Top Channel 


Le Iene: E ardhmja është në Shqipëri 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi