Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Tiranë-Elbasan, autostrada “ndan në dysh” fshatin

prej Tue 27 Oct 2015 - 20:12


Autostrada Tiranë-Elbasan ka ndarë në dy pjesë fshatin Reçan, të njësisë administrative të Bradasheshit. Kjo rrugë, jo vetëm që nuk ka ndihmuar në lëvizjen e banorëve të këtij fshati, por është bërë rrezik i përditshëm për ta.

Edhe pse janë ndërtuar nënkalime, askush nuk ka menduar se duhet edhe një rrugë për të hyrë në to. Hyrja e këtij nënkalimi është e bllokuar, duke i detyruar banorët të kalojnë përmes autorstradës. 

Por banorët thonë se situata paraqitet edhe më e rëndë në rastet kur ka mot të keq, kur nënkalimi përmbytet dhe kalimi është i pamundur. 

Madje, banorët tregojnë që edhe varrezat e fshatit ndodhen në anën tjetër të rrugës dhe në raste fatkeqësish, ata së bashku me trupin e të ndjerit kalojnë përmes autostradës. 

Kompania “Aktor” kishte parashikuar jo vetëm ndërtimin e rrugëve lidhëse të nënkalimeve, por edhe rrugët e fshatrave. Gjithashtu, në plan ishte edhe argjinatura e përroit të Kushes, i cili përmbyt tokat bujqësore sa herë ka prurje. 

Por, tashmë që punimet e kësaj rruge janë ndërprerë, askush nuk di se ç’do të bëhet me akset lidhëse të cilat nuk janë ndërtuar.

/ Top Channel 


Tiranë-Elbasan, autostrada “ndan në dysh” fshatin 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Tiranë-Elbasan, autostrada “ndan në dysh” fshatin

prej Tue 27 Oct 2015 - 20:18
Keto jane lajme qe te besh dasem dhe te qash!!!

Po pse mo qeveri e kalbur, nuk di cfare eshte URA ?!


E cila kjo fjale "URE" vjen nga kjo shqipe e mbrekullise "KALURE" (KALUAR)...


...po keshtu na qenka qeveria, kalova lumin te befsha kalin!!!


Tiranë-Elbasan, autostrada “ndan në dysh” fshatin 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi