Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Kosovë, edhe BIK përgjegjëse për përhapjen e ekstremizmit

prej Tue 27 Oct 2015 - 20:57
“Bashkësia Islame e Kosovës mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë, në lidhje me përhapjen e ekstremizmit dhe vehabizmit në Kosovë. Zyrtarisht është konfirmuar se, shtrirja e ideologjisë së re fetare në Kosovë ka nisur përmes predikimit të një numri të caktuar të imamëve”.

Kjo është bërë e ditur gjatë një tryeze të organizuar nga një grup imamësh të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët së fundi kanë nisur edhe një projekt për luftimin e ekstremizmit, përmes publikimit të shkrimeve që promovojnë Islamin tradicional, sipas një raportimi të gazetës “Zëri” në faqen e saj të internetit.

Hoxha Bekim Jashari, kryeredaktor i një portalit “Fol Tash”, që denoncon fenomenet radikale në Kosovë, tha se “si organizator i kësaj tryeze, misioni i tyre është shpalosja e Islamit tradicional dhe luftimi i importimit të rrymave radikale”. Ai foli për rrugëtimin e vehabizmit, si dhe termin e kësaj çështjeje. Ky imam ishte kritik ndaj kolegëve të tij të punësuar në BIK, për mënyrën e ligjërimit nëpër xhami.

Mustafa Bajrami, teolog dhe njohës i zhvillimeve në BIK tha se, shoqëria kosovare po përballet me probleme të njohjes së anës më të mirë të fesë. “Sot, në emër të fesë po ushtrohet dhunë gjithandej. Doemos duhet të merremi me shkaqet, që sollën një degradim të tillë të fesë. Edhe shoqëria shqiptare po përballet me një krizë mendore të vlerësimit e të njohjes së misionit të fesë. Në këtë drejtim, fokusi do të vendoset tek identitetet fetare islame, por jo vetëm”, ka thënë ai.

Kurse kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra u shpreh se, sot në Kosovë nuk ka një vullnet politik që të trajtohet kjo temë në thellësi. Ajo deklaroi se tashmë dihen rekrutuesit, por duhet nisur sa më shpejt me procesin e deradikalizimit. Xharra tha gjithashtu se, gjithçka ka nisur me izën e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila ka emëruar imamët kontroversë nëpër xhamitë kryesore në vend, duke larguar nga skena imamët që kanë promovuar frymën liberale. Ajo tregoi edhe rastin e kryeimamit të komunës së Kaçanikut, Musli Verbani, për të cilin tha se është injoruar nga krerët e BIK-ut, vetëm pse ka luftuar këtë frymë ekstremiste.

“Gjithçka ka nisur nëpër xhami, nga predikimet e imamëve, të cilët sollën një frymë tjetër në Kosovë. Në vitin 2007, një imam nga Kaçaniku, i cili kundërshtonte frymën vehabiste, në vend që të mbështetej nga Bashkësia Islame, u largua nga ajo xhami”, ka thënë ajo.

Blerim Rama, përfaqësues nga Policia e Kosovës tha se, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e ndikuar edhe nga aktivitetet ekstremiste islamike, të cilat kryesisht kanë treguar rritje gjatë viteve 2013-2014.

“Të dhënat tona në sistemin e sigurisë tregojnë se, mbi 80 për qind e imamëve janë të tillë, që praktikojnë fenë tolerante në Kosovë. Cila është ajo, që nuk po mundemi t’i mposhtim këta 20 për qind të imamëve? Ku janë këta imamë?”, është shprehur ai.

/ Top Channel 


Kosovë, edhe BIK përgjegjëse për përhapjen e ekstremizmit 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Kosovë, edhe BIK përgjegjëse për përhapjen e ekstremizmit

prej Tue 27 Oct 2015 - 20:59
MILLOSHEVIC = MAHMUT
MAHMUT = MILLOSHEVIC


Kosovë, edhe BIK përgjegjëse për përhapjen e ekstremizmit 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi