Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Shqipëria luan çdo gur; Prezanton në Berlin potencialin turistik

prej Mon 10 Apr 2017 - 18:42



Shqipëria po shfrytëzon edhe këtë vit shfaqjen më të madhe të turizmit botëror në Berlin, për të zbuluar potencialin e saj turistik, natyrën, historinë, kulturën dhe mikpritjen shqiptare.

4 ditët e Panairit janë pika më e mirë e kontaktit mes operatorëve turistikë shqiptarë dhe atyre të huaj.

“Nuk diskutohet më për të lidhur kontrata për këtë vit, por për vitet e ardhshme dhe ne e kemi pritur këtë ditë”, shprehet Astrit Kurti, operator turistik.

“Jemi kompani turistike nga Britania e Madhe. Nuk kemi akoma udhëtime me Shqipërinë por dimë që është një destinacion që po lulëzon ndaj duam të mësojmë më shumë. Kam qenë një herë në Sarandë, ka plazhe të bukura por nuk kam aq shumë informacion për këtë vend” shprehet një operator turistik nga Britania

Por të tjerë duket se e njohin Shqipërinë më mirë se shqiptarët.

“Hotelet janë të reja, i kemi bindur të ofrojnë programe “gjithçka e përfshirë”. Shqipëria po fiton duke qenë destinacion i ri për turistët. Duhet përmirësuar stafi në hotele, por personalisht jam surprizuar nga mikpritja juaj, ushqimi, veçanërisht ai i detit dhe stili juaj i jetesës, siguria. Kishim planifikuar 4 çartera për këtë vit por për çudinë tonë kemi mbyllur kontratat për 7 çartera në javë, fluturime direkte nga Polonia nga data 23 maj deri më 29 shtator. Mesatarisht 1500 polakë çdo javë”, u shpreh operatori turistik nga Polonia, Jaroslaw Grabczak.

Agjencia Kombëtare e Turizmit synon promovimin e turizmit jo vetëm brenda sezonit të verës.

“Nëse para disa vitesh sezoni ka qenë vetëm 60 ditor, tashmë kemi hotele që janë të prenotuara deri mbi 120 ditë në vit, pra gjysma e vitit është e prenotuar. Ligji i ri për turizmin dhe investimet do ti hapin rrugë edhe investimeve të reja në këtë fushë për të rritur kapacitetet strukturave akomoduese që të kemi një balancim të numrit të turistëve më strukturat akomoduese përkatëse”, tha Ardit Çollaku, drejtor Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Në situatën kur ekonomitë botërore janë ende në kërkim të stabilitetit dhe Greqia pret këtë vit numrin më të madh të turistëve prej një dekade, Shqipëria duket se po kërkon të luajë çdo gur, edhe atë të fundit, për të tërhequr sa më shumë turistë europianë këtë sezon.

/ Top Channel 


Shqipëria luan çdo gur; Prezanton në Berlin potencialin turistik 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi