Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
lutfi coka
lutfi coka
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 63
<b>Postime</b> Postime : 45
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/12/2013

Maskat e politikes Empty Maskat e politikes

Mon 23 Dec 2019 - 23:06
                       Lutficoka/Maskat politike!
Veprimtaria e politikanëve  tanë qëndron ndryshe. Ata janë më të shëmtuar se tregtarët matrapazë. Politikanët tanë janë  gënjeshtar e maskarej të klasit të parë. Janë tinzarë  që thurin vetëm kurtha për t’u ngjitur sa më lart në shkallaret e hierarkisë pushtetare ,ndërsa popullin e kanë futur në dhomën e harresës .Politikanët janë parazit që jetojnë  e majmen në kurriz të taksave të popullit dhe në bazë të korrupsionit që e krijojnë  vetë. Ata  nuk punojnë fare, nuk djersiten duke punuar, nuk lodhen as fizikisht as psiqikisht, ata  vegjetojnë  e pasurohen vetëm mbi bazë të maskarallëkut të tyre, në bazë të premtimeve boshe që i bëjnë çdo ditë para qytetarëve dhe në bazë të maskave shpirtërore që i ndërrojnë orë e çast.
Politikanët çka thotë paradite, nuk thonë pasdite. Çka pështynë sot, e lëpinë nesër! Politikanët janë aq pakurrizorë  e të pabesë, sa që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Janë të pamoralshëm dhe kanë një piskarakter. Politikanët  24 orë janë  në shit-blerje. Ata çdo moment mund të shiten dhe ata çdo moment mund të blihen. Paraja, posti dhe pushteti për ta janë nënë e babë, janë zot e perëndi, janë gjithçka. Ata janë djalli vetë, por pa brirë, sepse brirët i fshehin me 100 maskat e tyre shpirtërore!
Gjithkush nuk mund të bëhet politikan. Politikanët nuk bëhen politikanë, ata lindin të tillë. Ata janë pjellë e satanisë. Politikani sot shfaqet si engjëll me krah pëllumbi, kurse nesër shfaqet si dreq me brirë të përgjakur! Ai i ndërron sjelljet, fjalët, veprimet dhe maskat shpirtërore pandërprerje, sa herë ia don interesi i tij personal, egoja e tij e sëmurë dhe shtazarake.
Politikani Ynë është tregtari më i madh, shitësi më i paturpshëm i vetvetes, shitësi i familjes së tij. Është shitësi i popullit dhe i atdheut të tij. Ai shet gjithçka që i bjen në dorë me qëllim që të kënaq egon e tij, epshet e tij satanike për para, famë e pushtet! Politikani jo vetëm që është një maskara, i cili gënjen natë e ditë, keqpërdor pozitën e pushtetin, por ai është në gjendje të tradhtojë popullin e atdheun, është në gjendje të vrasë shokët e tij dhe gjithkend përrreth për të arritë qëllimet e tij të errta e ç’njerëzore! Pra, përveç se një maskara, politikani është edhe një kriminel ordiner. Krijesë më të neveritshme se politikani zor se mund të gjejsh mbi faqe të dheut. Ai mund të krahasohet vetëm me Djallin dhe me askend tjetër.
Kthejmë për një çast kujtesën prapa në historinë e kombit tonë dhe do të kuptojmë se sa dëme, sa vuajtje, sa gjëma makabre i kanë shkatuar popullit dhe atdheut tonë politikanët  tanë. Rrotulloni kokën rreth e qark dhe shikoni se ç’bëjnë sot politikanët modern të popllit tonë, se sa dëme të pallogaritshme i kanë shkatuar dhe po i shkatojnë çdo ditë zhvillimit ekonomik e politik të kombit tonë dhe sa plagët po i hapin përditë zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare, të lirisë e të bashkimit kombëtar ..
Të gjitha të këqijat, dështimet e robëritë popullit dhe atdheut tonë, pikë së pari, i kanë ardhur dhe i vijnë nga liderët tanë politikanë të maskuar me maska shpirtërore me emra të ndryshëm, si: "patriot", "atdhetar", "luftëtarë lirie", "ish-ushtar", "ish-komandant", "demokrat",… etj. Fatkeqësisht, asgjë e mirë, deri më sot, nuk i ardh popullit dhe atdheut tonë nga politikanët maskarenj. Ata janë më të dëmshëm e më të rrezikshëm se armiku, sepse armiku dihet se është armik e pushtues, kurse politikanët tanë janë me maska, janë maskarenj dhe është e vështirë që të identifikohen, të demaskohen e të asgjësohen. Edhe atëherë kur bëhet demaskimi i tyre, ose është vonë, ose kihet mëshirë ndaj tyre dhe nuk marrin dënimin e merituar. Dhe haraçin e veprimtarisë së tyre antipopullore e antikombëtare prej maskarai e tradhtari e paguan populli dhe atdheu.
Deri kur do të do t’ju shkoj tymi drejtë politikanëve maskarenj askush nuk e di, por vetëm një gjë dihet se, pasuria  është e maskarenjëve, kurse Shqipëria është e Shqiptarëve.
L  .coka
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi