Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

Katastrofat, ka një “mallkim të Hënës”? Empty Katastrofat, ka një “mallkim të Hënës”?

Thu 17 Mar 2011 - 21:15
Katastrofat, ka një “mallkim të Hënës”? Hena11Hëna është afruar më shumë se kurrë në këto 18 vitet e fundit, duke bërë që katatrofat natyrore të ndodhura gjatë këtyre tre muajve të parë të 2011-s të lidhen me të ashtuquajturin “mallkim të Hënës”.
Si rrjedhojë e një cikli normal astronomik, sateliti i vetëm i Tokës do të arrijë në 19 mars distancën më të afërt që mund të arrijë prej nesh, 356 577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë.

Në fakt, nën efektin gravitacional të Diellit, Hëna lëviz midis distancave nga 356 000 deri në 410 mijë kilometra nga Toka.

Pas dy ditësh, Hëna do të duket ekzaktësisht 14% më e madhe se zakonisht, perspektivë që për disa është e frikshme.

Sipas një teorie të pashpjegueshme të besuar nga disa njerëz, në vitet kur Hëna i afrohet më shumë planetit tonë, ndodhin vazhdimisht katastrofa.

Për hir të së vërtetës, këto tre muaj të parë të 2011-s kanë pasur secili nga një katastrofë natyrore.

Në janar, Australia u njoh me përmbytjet më të mëdha të historisë. Në shkurt, qyteti neozelandes i Kristçërçit u shkatërrua nga një tërmet, ndërsa një tjetër tërmet rënoi Japoninë pak ditë më parë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi