Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lulëzim Basha hap faqen zyrtare ‘Tirana 2011′ Empty Lulëzim Basha hap faqen zyrtare ‘Tirana 2011′

Fri 18 Mar 2011 - 0:06
Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, hap faqen e tij zyrtare në internet “Tirana 2011”.Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 Majit, duket se ai ka vendosur një urë komunikimi më shumë mes tij dhe qytetarëve, tani që ata janë informuar se ai ka vendosur edhe kandidimin e tij për kreun e ardhshëm të Bashkisë sëTiranës.Linkuhttp://www.facebook
.com/Tirana2011, dhe gjithçka ai paraqet brenda tij, do të jetë në këtë mënyrë, një dritare e re informacioni më shumë, për atë që qytetarët do të duan të dinë rreth kandidatit që pretendon të marrë në duart e tij bashkinë më të madhe në vend pas ditës së 8 Majit.
Me emërtimin “politikan”, aty mund të shohim edhe foto familjare, përtej angazhimit të tij në politikë, çka e bën Lulëzim Bashën një fytyrë edhe më të afërt për vizitorin e faqes së tij.Ndërsa sa u përket fotove që i përkasin profesionit, ajo që bie më në sy, është ajo mes tij dhe presidentit amerikan, Barak Obama.Deri tani, numërohen dhjetera fansa që kanë konfirmuar se e pëlqejnë këtë faqe, madje nuk ngurrojnë ta quajnë që tani Bashën si “kryetarin e ardhshëm të Tiranës”./noa/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi