Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Mos e neglizhoni depresionin Empty Mos e neglizhoni depresionin

Tue 2 Feb 2010 - 16:33
Secili prej nesh ne caste te caktuara te dites ndihet paksa i merzitur. Por ky eshte nje fenomen i cili eshte i paqendrueshem, d.m.th ne ditet e ardhshme mund te ndihemi me energjik duke na u shfaqur deshira per te qene sa me shume produktiv ne fusha te ndryshme te jetes sone. Serioziteti i kesaj semundjeje nuk duhet neglizhuar aspak. Zakonisht personat te cilet vuajne nga depresioni, nuk jane ne dijeni se vuajne nga ajo. E konsiderojne si dicka e cila eshte larg tyre dhe se ajo cka ndiejne eshte thjesht nje dhembje koke e asgje me shume. Me kete menyre nuk lejojne askend qe t’u japin zgjidhje ne problemin e tyre. Depresioni nuk mposht vetem psikologjine e personave te cilet vuajne nga ajo, por edhe ate te te afermve te tyre. Imagjinoni, te jetoni me nje njeri i cili me te shumten e kohes ndihet i lodhur, i zhgenjyer nga jeta, ankohet, ndjen prerje te vazhdueshme te fuqive etj.

Cilat jane simptomat e depresionit?

Jo te gjithe individet shfaqin te njejtat simptoma. Ne nje artikull qe kisha lexuar kohet e fundit behej fjale se simptomat me te shpeshta jane:


1. Merzitjet e shpeshta dhe ankthi i pajustifikueshm

2. Shfaqja e ndjenjave te zhgenjimit dhe pesimizmit

3. Mosbesimi ne vetvete, lodhja e vazhdueshme fizike dhe psikologjike

4. Mungesa e pjesemarrjes ne aktivitete te ndryshme te jetes

5. Mungesa e deshires per te kryer maredhenie seksuale

6. Humbja graduale e kujteses dhe mungesa e vendimarrjeve

7. Tentativat per vetevrasje

8. Pagjumesia

9. Mungesa e oreksit ose mbingrenia

10. Dhembje te vazhdueshme te kokes, kyceve te duarve dhe kembeve.

Nga se shkaktohet depresioni?

Shkaku qe mund te drejtoj nje individe drejt depresionit, nuk eshte vetem nje por jane disa p.sh kombinimi i faktoreve gjenetik, biokimik, ambjental dhe psikologjik shnderron ne kandidat te mundshem cdo individ. Kerkimet e fundit kane treguar se truri i individeve qe vuajne nga depresioni eshte krejt i ndryshem nga ai individeve normale. Pjeset e trurit te cilat jane te pergjegjeshme per menyren e te menduarit, te fjeturit dhe sjelljes ne pergjithesi tregojne se nuk funksionojne normalisht. Disa lloje depresioni vijne si rrjedhoje e trashegimise familjare, gjithesesi ekziston edhe probabiliteti te shfaqet edhe ne ata individe te cilet nuk e kane te trasheguar depresionin.

Depresioni midis dy gjinive

Depresioni shfaqet me shpesh tek femrat sesa te meshkujt. Faktoret biologjik, jetesor, hormonal dhe psikologjik jane te pergjegjshem per kete shkalle te larte depresioni. Kerkuesit kane treguar se keto hormone ndikojne direkt ne ato pjese te trurit qe kontrollojne emocionet, per shembull, nje pjese e femrave pas lindjes se femijeve, bien ne depresion. Ndryshimet hormonale dhe fizike perbejne tronditjen e pare, pastaj pergjegjesia e re per t’u kujdesur per foshnjen e ardhur ne jete e mbingarkon psikologjine e ketyre femrave. Shume nena te reja, kane kaluar nje forme depresioni, por vetem disa prej tyre jane mposhtur nga nje shkalle me serioze e saj. Femrat duhet te tregojne nje kujdes me te madh persa i perket ndryshimeve te tyre hormonale, nuk eshte normale qe nje femer te kete crregullime te ciklit menstrual, ose te kaloje direkt ne fazen e menopauzes. Keto jane disa simptoma te cilat duhet te na shqetesojne dhe sigurisht te kerkojme ndihmen e nje gjinekologu. Tani, persa i perket meshkujve, ata e perjetojne depresionin me nje menyre krejt te ndryshme ne krahasim me femrat, nje nder simptomat e para qe ata shfaqin eshte humbja e interesit perballe gjitheckaje ku me pas shoqerohet edhe me crregullime te ciklit te fjetjes. Zakonisht, meshkujt kur kalojne nje periudhe depresioni tentojne dhe me pas realizojne abuzimin me alkoolin, cigaren akoma edhe me lendet narkotike. Shfaqin nje agresivitet te pajustifikueshem perballe individeve te pafajshem. Mbyllen ne vetvete nuk deshirojne te bisedojne me askend, aq me shume per tema qe kane te bejne me depresionin ose psikologjine ne pergjithesi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi