Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Binjakët “in vitro” në Shqipëri

prej Wed 23 Mar 2011 - 18:20
Binjakët “in vitro” në Shqipëri FEMIJET-INVITRUS22
Andi dhe Ilda janë në ditët e para të jetës së tyre. Dy binjakë të një çifti nga Lezha, ata janë ndër të parët që kanë ardhur në jetë në Shqipëri pas fekondimit me metodën “in vitro”.
Emisioni i pasdites në Top Channel solli historinë e një çifti në të 50-tat, i cili iu drejtua kësaj metode pas 30 vitesh përpjekje të pasuksesshme për të patur fëmijë.

Metoda e lejuar nga ligji shqiptar jo vetëm që funksionoi, por i dha menjëherë dy fëmijë çiftit lezhjan.

“Kam disa ditë që kam lindur dy bebet e mia, por në një mënyrë të ndryshme nga secili prej nesh. Dëshira për të pasur fëmijë na shtyu që këtë ta bënim në ¬një mëyrë që është e lejuar nga ligji shqiptar dhe thamë ta provonim”, deklaroi nëna e foshnjeve. ”Fillimisht ishte burri ai që mësoi lajmin dhe më pas i gjithë fisi”.

“Bebet në provëz” kanë të gjithë dashurinë dhe kujdesin e prindërve që pasi tentuan për 32 vjet me radhë, më në fund morën vendimin për të provuar shansin e fundit me fertilizim in vitro.

Kjo është një metodë që kryen bashkimin e vezës së nënës dhe spermatozoidit të babait në kushte laboratotike, për t’a rikthyer atë në mitrën e nënës.

”Maria është një paciente shumë e vjetër, e cila ka tentuar për dekada me radhë të mbetej shtatzanë. Në këtë rast ajo ka bërë një punë madhështore. Ndonëse ka kaluar 50 vjeç, ajo këmbënguli që të provonte metodën dhe pas disa provash, u realizuar shtatzania e saj”, tregon mjeku që ndoqi shtatzaninë.

”Lindja u bë me operacion, për shkak të rreziqeve që paraqiten në këtë moshë. Nuk pati asnjë ndërlikim dhe gjithçka shkoi në mënyrën e duhur. Ajo nuk mund të mbeste shtatzanë në rrugë të zakonshme pasi kishte probleme në mitër”.

Binjakët janë të ngjashëm jo vetëm në pamjen e jashtme. Kryesisht në fëmijëri, ata kanë një ndjeshmëri të theksuar se çfarë ndien binjaku i tyre edhe kur nuk janë afër njëri-tjetrit fizikisht.

Për të na treguar për këtë fenomen vogëlushët tanë janë ende të vegjël. Ata nuk dinë të bëjnë më shumë se të flenë, të qajnë dhe të ushqehen. Ndërkohë që është ende shumë herët për të folur për dhëmbët e parë.

Një nga personat që po e përjeton më shumë këtë situatë është babai . Jeta e re, me një tjetër ritëm, një tjetër atmosferë dhe me dy persona plus në familjen e tyre i ka bërë të rilindin.

”Kemi bërë shumë sakrica në të gjithë këto vite. Mbi të gjitha kemi bërë sakrifica shëndetësore, mendore dhe financiare. Megjithatë, këta dy ëngjëj ia vlenin të gjithë këtë kalvar vuajtjesh. Nuk jemi ndierë asnjëherë kaq të lumtur”, thotë babai.

Sipas mjekut gjinekolog, Zef Zefi, fëmijët i kanë të gjitha premisat për t’u rritur në mënyrë të shëndetshme, ndonëse pesha me të cilën erdhën në jetë nuk ishte optimale.

”Të dy fëmijët bashkë peshonin 5 kg e 400 gramë kur erdhën në jetë. Kjo është disi nën peshën e quajtur si normale, por ata janë të shëndetshëm dhe i kanë të gjitha premisat të rriten në mënyrë normale.

Nuk duhet të harrojmë se dy fëmijë me këtë peshë janë shumë optimalë duke patur parasysh se erdhën nga një shtatzani me rrezik të lartë, të ngjashme me atë që u pa në këtë lindje me një nënë në moshë të madhe”, përfundoi Zefi.


Binjakët “in vitro” në Shqipëri Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi