Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Fjalori, thesar i paçmuar Empty Fjalori, thesar i paçmuar

Tue 2 Feb 2010 - 16:40
Me fjalen FJALOR nenkuptohet permbledhja dhe klasifikimi i fjaleve te ndryshme me renditje alfabetike. Fjalori mund te jete voluminoz ose jo voluminoz. Katalogu sistematik i fjaleve te nje fjalori, zakonisht ka si qellim paresor te percjelle tek lexuesi nje dije te caktuar. Me te shumten e hereve, qellimi eshte interpretimi i fjaleve te nje gjuhe ne nje periudhe te caktuar historike ose te idiomeve gjuhesore te termeve te nje dege, ose te shkencave ne pergjithesi. Analizimi i gjuhes karakterizon kryesisht fjaloret gjuhesore. Analizimi i etimologjise se fjaleve, karakterizon fjaloret etimologjike, pershkrimi i kuptimit te fjaleve, fjaloret enciklopedik, ndersa shkrimi pa gabime fjaloret drejtshkrimor. Ekzistojne gjitheashtu disa fjalore me folje anormale etj. Historia e fjaleve eshte shume e lashte ne kulturat te cilat nuk erdhen ne kontakt, ose akoma qendrojne te distancuara me kulturen europiane si psh ajo Kineze dhe Indiane. Ne te cilat perpjekjet leksikografike kishin filluar shume kohe para se te lindte filologjia e lashte greke. Ne Greqine e lashte fjaloret e pare ishin glosaret (fjalorthet), Fillimisht fjalet brenda tyre nuk kishin renditje analfabetike, fakt qe veshtiresonte shume lexuesit. Per kete arsye, me vone u dyfishuan perpjekjet, per te realizuar nje pune sa me te mire dhe te kompletuar ne te gjitha pikepamjet. Keshtu qe me kalimin e kohes glosaret u permiresuan, dhe fjalet brenda tyre klasifikoheshin me renditje alfabetike. Per sa i perket perendimit mesjetar, mesa duket i kushtoi me pak rendesi leksikografise, me i njohur ne ate periudhe ishte Papiua me fjalorin e tij latinisht gjate shek XI. Rikthimi i Perendimit ne filologjine klasike gjate Rilindjes dhe perdorimi i shtypshkronjes influencuan pozitivisht ne botimin e nje sere fjaloreve qe interpretuan ne gjuhen latine, fjale spanjolle, franceze dhe greke. Leksikografet me te rendesishem gjate Rilindjes kane qene Stefanos Robertos (1531) dhe Erikos (1572). Themelimi i Akademive te ndryshme boterore perberi dhe “lulezimin” e leksikografise ne pergjithesi. Fjaloret me ne ze te kesaj periudhe jane: Fjalori i Akademise se Madritit (Spanje), Fjalori i Akademise se Shen Peterburgut (Rusi), Fjalori i Akademise Franceze, fjaloret Littre dhe Larousse, (France), Fjaloret Webster dhe Samuel Johnson (Angli). Nese nuk do te ekzistonin keto “instrumente” gjuhesore progresioni ne cdo fushe do te ishte i perkufizuar. Fatmiresisht, dijetare te ndryshem na i kane ofruar kete mundesi, progresioni nepermjet fjaloreve te cilet ata kane shkruar. Ne bibloteken e cdokujt duhet te kete patjeter nje fjalor, vlera e tij e pacmueshme do te jete shperblimi me i mire per te gjithe ne qe do ta kemi. Profesionet te cilat nevojiten me domosdoshmeri pranine e fjaloreve jane te shumte p.sh. perkthimi i cili duke sherbyer si nje ure lidhese midis kombeve, kulturave dhe traditave te ndryshme shpesh behet i pakuptueshem, me nuanca injorimi te fjaleve te gjuhes burim, diferencimet, sociale dhe kulturore e veshtiresojne perkthyesin te perkthej me saktesi cdo hollesi ose akoma dhe terme te cilat nuk jane perkatese ne gjuhen ne te cilen ai/ajo perkthen. Menyra me e mire per t’i dhene nje zgjidhjeje sa me dinjitoze nje veshtiresie te mundshme perben fjalori…Cmimet per te pasur keta thesar ne biblotekat tona, variojne nga fusha te cilen ato mbulojne, p.sh fjaloret mjekesore, teknologjik, ligjor etj jane nga me te kushtueshmit, mund te fillojne nga 70 - 250 euro. Gjithesesi, vlera e tyre ne vite me besoni…do te jete e pacmueshme dhe e pazvendesueshme. FJALORI, ka qene, eshte dhe do mbetet si nje THESAR I PACMUAR. Mos nguroni te shpenzoni per nje veper e cila ne te ardhme do t’ju lehtesojë…
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

Fjalori, thesar i paçmuar Empty Re: Fjalori, thesar i paçmuar

Tue 2 Feb 2010 - 19:36
Fjalori i Gjuhes se sotme shqipe, ështe i pa perfunduar. Sepse kjo gjuhe do akoma hulumtime, dhe llogaritet se ka mbi 1oooooo fjalë. Prandaj, duhet punuar per të !
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi