Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi Empty Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

Mon 28 Mar 2011 - 17:55
Anila = vjen nga gjuha sanskrite dhe do te thote "ajer, ere"

Antigoni = vjen nge greqishtja dhe do te thote "kunder lindjes", meqe ishte e bija e Edipit me nenen e vet.

Agrona = vjen nga gjuha e vjeter kelte dhe do te thote "beteje, kasaphane", eshte emri i perendise se luftes dhe vdekjes.

Aspasia = vjen nga greqishtja e lashte dhe do te thote "mireseerdhe/ardhje". Ishte e dashura e Perikliut.


Iola = vjen nga greqishtja e lashte dhe do te thote "vjollce".

Irene/a = vjen nga greqishtja e lashte dhe do te thote "paqe"

Eris (a) - vjen dhe kjo nga greqishtja dhe do te thote "beteje/dyluftim". Eshte emri i motres dhe shoqes se Ares ne mitologjine greke.

Alfred vjen nga gjermanishtja dmth " I keshilluar nga Shpirterat".

Alma orijine latine dmth "shpirt".


Miranda: mire + anda = miranda
anda = qef,deshire (fjale homerike ,shqiperia e jugut) nuk ka nevoje per shpjegime se flet vete emri ne shqipe.


Paolo/a nga latinishjtja dmth " I/e vogel me trup".

Vera origjine Ruse dmth "besimtare".

Erika Forma femërore e emrit Erik; nga norvegjishtja e vjetër ei "përherë" dhe ríkr "udhëheqës, sundimtar". Përshtatja e kuptimit në formën femërore - mbretëreshë e përjetshme.

Elton Vjen nga anglishtja e vjetër - Ella's town (qyteti i Elës). Etimologji interesante sepse kalon nga eponim në toponim dhe prapë në emër njeriu.

Ervin Bashkim i elementeve të gjermanishtes eber "derr i egër" dhe vin "shok, mik". Me fjalë të tjera, bashkon simbolin e forcës me atë të miqësisë - mik i fortë.

Cindy, ose e shkruar "Sindy". ne mos gaboj, ky emer eshte nje version i thjeshtuar i emrit Cinderella (anglisht), Cenerentola (italisht) apo Hirushja (shqip). Emrin Hirushe s'e kam degjuar. Por Cinderella(Cindy) vjen nga italishtja cenere, qe vjen nga latinishtja Cinis, qe do te thote Hi, hiri. Tani, me dukuri gjuhesore, kemi tingullin [r] qe shnderrohet ne [n], (KRAHASO: "Rëra - rana, dial. geg"). Fjala latine cinis vjen pra nga forma e meparshme ciris , dhe po te heqim mbaresen latine -s , perftojme fjalen latine ciri , qe lexohet [ siri ]. Kurse fjala e lashte shqipe, paralatine, eshte hiri , qe ka rrenjen hi , gje qe latinishtja e ka kthyer ne cini (ciri) -s .
Edhe tingulli [ s ] te fjala e meparshme " siri ", ka afersi, dhe vertetohet me shembuj te tjere, me tingullin [ h ].

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi Empty Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

Mon 28 Mar 2011 - 17:56
1. Erlehta (+Erleht) ► erë e lehtë, fllad, freski
2. Erjona (+Erjon) ► era jonë, aroma jonë
3. Sidita ► si dita, porsi dita, e bardhë, e kthjellët
4. Kaltrina ► e ngjyrës së kaltër, blu (me përkëdheli)
5. Dorarta (+Dorart) ► duararta, me duar të arta, punëtore, e shkathët
6. Gojarta (+Gojart) ► gojëartë, gojëëmbël, i sjellshëm, i urtë
7. Lindita ► lind dita, kur lind dita, në ag
8. Bardha (+Bardhi, Bardhosh) ► e bardhë, e çelur
9. Blerta ► e ngjyrës së blertë, e lulëzuar, pjellore
10. Bjeshka ► e bjeshkëve të maleve, malësore
11. Diellza ► e diellit, si dielli (me përkëdheli)
12. Evesta ► me vesë, e freskët, e njomë
13. Valdete (+Valdet) ► si valë deti, e lëkundshme, e brishtë
14. Valona (+Valon) ► që valon, si valë, lëkundës
15. Marjeta ► me jetë të mbarë, e lumtur, me fat
16. Miranda (+Mirand) ► që ia ka ënda (anda, geg.), me ëndë të mirë, e dëshirueshme
17. Mirvjena ► e mirëseardhur, e mirëpritur
18. Ebelta ► me bel, e hijshme, belhollë
19. Ermira (+Ermir) ► me erë të mirë, aromëmirë
20. Symira (+Symir) ► me sy të mirë, sybukur
21. Saemira (+Saimir) ► që është e mirë, habitshëm e mirë
22. Ditmara (+Ditmar) ► ditëmbarë, me ditë të mbarë, me fat
23. Blerina (+Blerim) ► që bleron, që lulëzon (me përkëdheli)
24. Jetarta (+Jetart) ► me jetë të artë, me jetë të kënaqshme
25. Fatbardha (+Fatbardh) ► me fat të bardhë, me fat të mirë, e lumtur
26. Fatmira (+Fatmir) ► me fat të mirë, e lumtur
27. Besmira (+Besmir) ► me besë të mirë, e besës
28. Besjana ► e besës (me përkëdheli)
29. Dëshira ► që do, dëshiron (me rrënjë nga folja “dua”)
30. Fatjona (+Fatjon) ► fati ynë, e ardhmja jonë
31. Zamira (+Zamir) ► me zë të mirë, zëmirë, zëbukur
32. Majlinda (+Majlind) ► e lindur në muajin Maj
33. Hirushe ► e përhirtë, punëtore, e qetë
34. Arjeta ► SHIH “JETARTA”
35. Ardita (+Ardit) ► ditëartë, me ditë të mbarë
36. Marlinda (+Marlind) ► e lindur mbarë, me mbarësi
37. Eranda ► që pëlqen erën, që ia ka ënda për erën, freskinë
38. Rezarta (+Rezart, Rezear) ► me rreze të artë, i shkëlqyeshëm, i kthjellët
39. Sidrita ► porsi drita, i bardhë, i ndritur
40. Shpresa ► që ka shpresë, me të ardhme (me rrënjë nga folja “pres”)
41. Çiljeta ► që çel jetë, pjellore, jetëdashëse
42. Zana ► me zë, që ka zë të bukur
43. Nimfa ► që ndihmon, ndih (nifmon, nih – dial. geg.), jetëdhënëse, e dashur
44. Rea ► si re, e resë, hyjnore, qiellore
45. Sirena ► syrënë, sybukur, që po i bien sytë nga bukuria
46. Qëndresa ► që qëndron, e fortë, trime, e pathyeshme
47. Lule (+Lulëzime, Lulëzim) ► e natyrshme, si lule, pjellore
48. Lëndina (+Ledina) ► e fushës, lëndinore, pjellore
49. Yllka (+Ylli) ► e hijshme, rrezëlluese si yll, e bukur
50. Afërdita ► si Ylli i Mëngjesit, si agimi, e ndritshme
51. Edlira (+Idlir) ► e dëlirë, e lirë, e hapur, e kthjellët
52. Dashamira (+Dashamir) ► që na do të mirën, mirëdashës, i respektueshëm
53. Erkënda (+Erkand) ► SHIH “ERANDA”
54. Edona ► që e duam (e dona, geg.), e dashur
55. Ejona ► jona, që na përket
56. Anembana ► e kudondodhur, e të gjithëve, që ndodhet anembanë
57. Lumturi ► e lumtur, e qeshur
58. Mirvete ► që shkon (vete) mirë, e shëndetshme
59. Durime (+Durim) ► që zgjat, jetëgjatë, e fortë
60. Shpëtime (+Shpëtim) ► që shpëton, jetëdhënëse, trime
61. Arlinda (+Arlind) ► që ka lindur si ar, e shtrenjtë, e shndritshme
62. Sibora ► si dëborë, e bardhë, e pastër
63. Borana ► e rrethuar nga të gjitha anët me borë, e pastër si dëbora
64. Hana (+Hëna) ► si hëna, vezulluese
65. Bukuri (+Bukurosh) ► e bukur, që ka bukë (brumë), e shëndetshme, e mirëformuar
66. Ilira (+Ilir) ► e prejardhur nga fiset ilire, shqiptare e vjetër
67. Zgjim ► që zgjohet, syçelur
68. Dritan ► i rrethuar nga dritë, që ka dritë aneqark, që lëshon dritë
69. Besar ► i besës, besnik
70. Besart (+Besfort) ► me besë të fortë, besnik
71. Trim ► i fortë, i guximshëm
72. Kreshnik ► i fortë, krenar, kryelartë (nga emri “krye, kre”)
73. Burim ► që buron, që lind, pjellor
74. Mirush (+Mirash, Mirosh) ► i mirë, i ëmbël (me përkëdheli)
75. Urim ► që uron, i dëshirueshëm
76. Krijim ► që krijon, që lind, pjellor
77. Fllad ► me erë të lehtë, i freskët, i ri
78. Bamir ► që bën mirë, bamirës, ndihmues, i dashur
79. Jeton ► që rron, jetëgjatë, me jetë
80. Bardhyl ► si yll i bardhë, i çelur, i ndritshëm
81. Endrit (+Indrit) ► që fal dritë, i zotë, i aftë
82. Afrim ► që afron, që bashkon, që lidh
83. Agim ► si agu, i bardhë, i çelët
84. Ermal ► me erë mali, i freskët, i pastër
85. Detar ► i detit, i lindur anës detit
86. Ditor ► i ditës, i bardhë
87. Dashnor ► që do, që dashuroni, i afrueshëm
88. Fisnik ► i fismë, vazhdues tradite, i sjellshëm
89. Besnik ► i besës, besëtar
90. Kujtim ► që kujton, që sjell ndërmend
91. Ndriçim ► që ndrit, i pastër
92. Shkëlqim ► që shkëlqen, vezullues
93. Jamarb (+Jamarbër, Arbër) ► që është arbër, shqiptar i vjetër (nga “i bardhë”, shqipe e lashtë – “arg”)
94. Leutrim ► që ka lindur (lerë, dial.tosk.) trim, i fortë
95. Krenar ► SHIH “KRESHNIK”
96. Armend ► mendartë, me mendje të kthjellët, të artë
97. Artan ► i artë, i rrethuar me ar nga të gjitha anët, i tëri në ar
98. Visarjon ► visari ynë, thesari ynë, i shtrenjtë, i vyer
99. Përparim ► që ecën para, i shkathët
100. Silis ► si lis, i lartë, shtatlartë
101. Mandrit ► që mban dritë, rrezatues, i pastër
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi