Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

prej Tue 29 Mar 2011 - 16:41
Ushqimet që ngadalësojnë plakjen  Ushqime
Plakja është një proces i cili do vite të shfaqet me sy të lirë, por ai nis menjëherë pas lindjes së një foshnjeje.


Në të vërtetë, plakja nuk është asgjë
tjetër përveçse riprodhimi i gabuar i qelizave në mënyrë të
vazhdueshme, që pak nga pak sjell degradimin e organizmit.

Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime, të cilat janë në gjendje të
ngadalësojnë mekanizmin e plakjes, siç bëri të ditur sot e përditshmja
ruse “Pravda”, e cila i referohej një studimi të ndodhur në Francë.

Në këtë vend, që prej tetë vitesh, 13 mijë vullnetarë kanë pranuar t’i
nënshtrohen marrjes së një pilule ku përzihen pesë lloje antioksidantësh
natyralë, si betakaroteni, vitaminat C e E, zinku dhe seleni.

Rezultatet kanë treguar si nivelet e vdekshmërisë dhe të plakjes mund të
ulen deri në 30%, çka do të përkthehej jo vetëm me më shumë vite jetë,
por edhe me më shumë vite bukuri e rini.

Megjithatë, për të arritur këto rezultate nuk është e domosdoshme të
marrësh pilulën e mjekëve francezë, pasi janë të shumta ushqimet që
përmbajnë antioksidentët kaq shumë të dobishëm.

Vaji i ullirit është një shoqërues shumë i mirë i çdo pjate, për shkak të yndyrrnave të tij natyrale dhe antioksiduesve.

Rrushi, molla, banania dhe pjepri janë të pasur me vitamin C. Domatja,
lajthitë e bajamet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E dhe zinkut,
ndërsa betakarotina gjendet me shumicë tek karrotat.

Pavarësisht studimit, ajo që mjekët theksojnë, është se mënyra më
efektive për të zgjatur jetën është duke hequr dorë nga veset e
rrezikshme si duhanpirja apo alkooli.


Ushqimet që ngadalësojnë plakjen  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

prej Thu 21 Apr 2011 - 16:20
Shumë interesant ky shkrim, por unë e di se ushqimet forcojnë shëndetin si nga pikëpamja trupore edhe nga ajo mendore...
Se ushqimet ngadalësojnë plakjen, duken thënie veç se të shkencës dhe jo më shumë...


Ushqimet që ngadalësojnë plakjen  6ds9w0
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

prej Sat 7 May 2011 - 11:48
aman te gjithe do plakemi nje dite ,,,,,,,pse lodheni me gjera te tilla
Sponsored content

default Re: Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi