Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Veprat e vërteta në mëshirë të pseudo-përkthyesve Empty Veprat e vërteta në mëshirë të pseudo-përkthyesve

Tue 2 Feb 2010 - 19:45
Fakti që vepra të ndryshme botërore dhe jo vetem, shpesh herë kanë patur fatin e keq të bien në duar pirate, padashur janë shndërruar në shkrime të kategorisë së dytë. Të vetëquajturit përkthyesë kanë marrë përsipër “ç’rrënjësimin” e vlerave artistike, me të vetmin qëllim fitimin e paligjshëm. Papërgjegjshmëria e këtij akti “kriminal”, ka drejtuar në rënien absolute të cilësisë së përkthimeve. Fatkeqesisht, Shqiperia eshte i vetmi vend ballkanik i cili jo vetëm nuk e ka kuptuar rëndësinë e përkthyesve profesionistë, por përkundrazi u ka refuzuar çdo të drejtë trajnimi në nivel universitar. Pra, në Shqipëri nuk ekziston asnjë departament përkthimi. Cilido i diplomuar i fakulteteve të gjuhëve të huaja deklaron “përkthyes”. Fakt, i cili praktikisht vërteton të kundërtën. Është e pamundur të jemi të gjithë përkthyesë, mjekë etj. Përkthimi, është konsideruar si një profesion i thjeshtë i cili mund të realizohet nga cilido. Padyshim që këto mbështetje mendimesh të pabaza janë veçse “produkt” i individëve “analfabet” të shkencës së përkthimit. Të përkthesh do të thotë të ringjallësh një vepër, ta përshtatësh nga një gjuhë e huaj në atë target. Vështirësitë që një përkthyes mund të has gjate procesit te perkthimit janë nga më të ndryshmet, dhe nëse mungesa e trajnimit përkatës është e pranishme, atëhere zgjidhja e tyre mbetet të jete provizore ose e një niveli mjaft të ulët. Pena të denja përkthyesësh kanë sjellë në dritë vepra të mrekullueshme botërore. Por jo gjithmonë kjo përpjekje ka sjellë rezultate të kënaqshme, ambicia dhe antagonizmi midis shtëpive të ndryshme botuese, u ka shtruar rrugën me petale trëndafili të gjithë pseudo-përkthyesëve, të cilët pretendojnë se ofrojnë shërbime profesionale. E vërteta është se për sa i përket “sakatimit total” të gjuhës janë kandidatët më të besueshëm për një çmim te mundshem “NOBEL”. Përveç përkthyesëve “konservë”, ekzistojnë dhe shumë emra të nderuar të cilët nëpërmjet individualitetit krijues të fuqishëm që zotërojnë kanë thyer çdo barrierë gjeografike duke u shndërruar në zërin e përbashkët letrar. Pa praninë dhe kontributin e këtyre frymëdhënësve gjuhësorë, ngrysja e shprehjes poetike dhe artistike do te ishte një fenomen i pashmangshëm…
vijon…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi