Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Shtepia qe vizitohet ngaqeniet mistike Empty Shtepia qe vizitohet ngaqeniet mistike

Sat 9 Apr 2011 - 19:02
U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këpucë të zeza. E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë.

Kjo shtëpi ndodhet në Shkup, në rrugën: Sheshi “Brigada Sulmuese Kosovaro-Maqedonase”, Topansko Polje. Në të jetojnë 8 anëtarë familjeje. Ishin edhe dy vajza tjera, të cilat në ndërkohë u martuan. Por, fenomenet mistike, që e përcjellin këtë shtëpi ende, edhe sot e kësaj dite, ishin aktuale edhe atëherë kur Adifeti e Myrveti akoma ishin të pamartuara.
Kjo shtëpi është njëra prej atyre, jo edhe gjithaq të pakta në rruzullin tokësor, që disi është e mbështjellë me një vello misterike. Pothuaj herë pas here këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme që i sheh ndonjëri apo disa nga anëtarët e familjes. Ato paraqiten, rëndom, në figura të panjohura njerëzish. Nuk flasin, por lëvizin, ecin, ndihen. Thjesht: priftojnë...dhe pastaj zhduken, duke lënë pas trazime të ndryshme në shpirtin e këtyre njerëzve të thjesht, të cilët thua se janë mësuar me to, me praninë e tyre misterioze, që kurrë nuk mund ta shpjegojnë, por që ata thjesht e ndjejnë, e përjetojnë... Dhe heshtin për të tëra këto... Vetëm rrallë, kur ndodh që, spontanisht, në ndonjë rast, të hapen bisedat e këtilla, ata, pas një maturie të gjatë, fillojnë t’i shpalosin përjetimet e tyre... Dhe, me atë rast, dëgjuesi mbetet i mahnitur nga begatia e kësaj përvoje mistike.
Ja, si rrëfen, në një mënyrë posaçërisht atraktive vajza e dytë e Tefik dhe Halide L., Adifetja, rreth tridhjetë vjeçare, e cila tashmë është martuar, por nuk ka fëmijë:
-Prindërit nuk ndodheshin atë natë në shtëpi. Ishim vetëm ne dy motrat e mëdha, si dhe vëllezërit e motrat më të vogla. Vëllai i madh, Fatmiri, kishte dalë në qytet. Ne rrinim. Dikush shikonte programin, motrat dhe një vëlla më i vogël luanin letra, e kështu më radhë. Ora ishte afër tetë e mbrëmjes. U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këpucë të zeza. E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë. Para meje qëndronte një djalë i ri, i veshur bukur, siç thashë pantollone e sako teget, çorapët e bardha, që i dalloheshin qartë, dhe këpucë të zeza. Një frizur të qartë e të bukur. Por nuk fliste gjë. Urdhëroni! Kë kërkoni? - e pyes. Nuk më kthente përgjigje. Në ndërkohë doli motra në derë të shtëpisë. Fillova t’i flasë maqedonisht, mendova se mund të mos e dijë gjuhën shqipe. Mirëpo, prapë asgjë nuk foli. Motra zuri po më pyet nga dera e shtëpisë: kush është, çik, ai? Nuk di! - thash. Nuk po përgjigjet... Dhe, në këto çaste unë kokën e ktheve kah motra, gjersa i ndërrova këto fjalë. Kur ktheva kokën përsëri kah figura e njeriut të panjohur, më nuk ishte aty!
Motra tani erdhi aty. Ku është, çik? Për një çast nuk ishte askund. Por kjo nuk vonoi as disa sekonda. Një çast më vonë se kjo: unë dhe motra e shihnim të panjohurin, disa metra më larg, në një livadh apo më mirë t’i themi një copë lëndinë e kulluar, ku ishte shtrirë në profil, me kokën e ngritur, të mbështetur në shuplakën e dorës, dhe vetëm na shikonte përsëri...
Tashmë jemi alarmuar. Natyrisht, një frikë e papërmbajtur zuri të burojë nga thellësitë tona. Kemi ftuar gruan e fqinjit të parë, që e kemi tepër pranë. Vetëm një mur na ndan me të. Dhe dolën ata, fqinji, gruaja e tij... Dhe vajzat. U treguam. Por tanimë nuk shihnim asgjë as ne as ata. I panjohuri u zhduk andej prej nga edhe erdhi disa çaste më parë, në të panjohurën...
Pastaj në rrjedhën e rrëfimeve lëshohet me takt të matur e ëma e Adifetit, Halidja:
-Ishim atëbotë ende në Gazaibabë (lagje e Shkupit, ku banonin dikur, para se të shpërnguleshin në Topansko Polje). Xh. e kisha ende në djep. Ishte akoma i vogël. Bëja punët e shtëpisë, si zakonisht ne femrat, që kurrë nuk mund të themi se i kemi kryer, siç bëni ju meshkujt me punët tuaja. Isha pikërisht në dhomën ku ishte djali. Ajo është një dhomë e gjatë, disi në formë të një salloni, djali ishte në fund ë tij, te dritarja. Një hije, porsi drita e pasqyrës, kur e lëshon dikush, erdhi prej së jashtmi. Dhe, gjithnjë e lëvizshme, si e gjallë (e di ju mund të çuditeni, por është mëse e vërtet) erdhi, hyri brenda në dhomë, u soll nëpër dhomë në lartësinë e tavanit dhe, papritmas, shkoi e ra mbi djalë. Ra mbi djalin që flinte në beshik... Djali bërtiti dhimbshëm. Kur shkuam të shohim - nga një vijë të hollë gjaku kishte në hundë e në buzë, që lëvareshin teposhtë. Kokën e kishte pak të kthyer anash, pikërisht andej nga ishte bartur gjaku...
Prej kësaj ngjarjeje kaluan shumë vite. Tani Xh. u bë 7-8 vjeçar. Tash e kisha për gjini vajzën tjetër. Dhe tashmë nuk banonin më Gazibabë, por patëm kaluar në Topansko... Isha duke i thënë gji vajzës, siç thashë. E ulur në dysheme pranë djepit, vajza me gjithë djep e ofruar tek gjini. Disi çlodhesha dhe shikoja shkujdesur në oborr. Para kisha pompën e ujit. Pranë saj - korita. Një koritë e thellë betoni. Në çast, krejt befas, një njeri me të bardha ndodhej në koritën e pompës. Ishte krejt në të bardha. Zgurdullova sytë. Vetëm shikoi këndej...Dhe zuri të sharrojë teposhtë. Sharronte gradualisht, thua e përpinte toka. Në çastin kur u zhduk, kur sharroi tërësisht - një tym i bardhë “gufoi” përpjetë. Të nesërmen kam shkuar për t’i dhënë djalit tjetër, A. inxheksion. Kur jam kthyer nga ambulanca - po në atë vend Xh. 7-8 vjeçar m’u kishte sëmur. Ishte ligur keq... Dhe prej atëherë e deri më sot ai vuan nga epilepsia. Kurrë më nuk u shërua. Dhe u sëmurë pikërisht aty ku, një ditë më parë, u duk e u zhduk, në mënyrë misterioze, njeriu në të bardha. Te korita, ku një çast më parë laja rrobat, pranë pompës së ujit... Gjithnjë besoj se sëmundjen e pashërueshme djalit tim ia solli krijesa e panjohur, që buroi nga e panjohura dhe u zhduk në tymin e bardhë e të panjohur...
Edhe Naseri rrëfen si, disa herë, ka ndodhur të priftojë dikush kah dritarja e ballkonit, dhe kur kemi dalë askush nuk ishte. Madje, një herë thotë e pamë unë dhe daja im M. B. Nga Ferizaj që kishte ardhur për të bujtur. Kur dolëm, nuk kishte asgjë në ballkon, as në oborrin që shtrihej tej ballkonit, pos një gjethe, që s’ishte nga oborri ynë, që çuditërisht prehej në shkallë. Gjethe të tilla ndodhen vetëm në parkun që ndodhet mjaft larg...
Kurse Halidja, më vonë, na rrëfen se ende sot e kësaj dite, vajzës sime më të vogël, 12 vjeçare, Gyldenit, i paraqiten dy vajza të vogla e, siç thotë, me flokë të gjata deri nën bel. Flokët e gjata e të bardha, që herë pas here ua bëjnë me dorë në njërën anë. Dhe kur i paraqiten, vajza bërtet, na tregon: ja, ja ku janë! Ato dy çikat e vogla!...Që, si i përshkruan ajo janë simpatike, por nuk flasin asgjë., pos që herë pas here lajmërohen nga e panjohura dhe zhduken prapë në të panjohurën, duke i shkaktuar Gyldenit të vogël një shqetësim të lehtë, kurse të tjerëve një preokupim, që e panjohura nuk i lë t’ia gjejnë një zgjidhje logjike...

Kur jemi tek anëtarët e familjes, mendojmë se e vlen të theksohet se edhe kryefamiljari i kësaj familjeje, Tefiku, ka disa vite është paralizuar dhe i është marrë edhe goja. Tani shpeshherë i duket se është dikush në shtëpi, por do të tregoj e s’mundet dot, meqë, siç thamë, paraliza ia ka marrë edhe gojën...Krejt ajo që ai dëshiron t’ua rrëfejë të pranishmëve -i takon të panjohurës...
Dhe, siç thamë, kjo shtëpi ndodhet në Shkup. Dhe, herë pas here, këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme, por pa dyshim reale. Ata, që, eventualisht, mund të kenë dyshim në tërë këtë që u rrëfye besnikërisht për shtëpinë e mbështjell me vello mistike, qeniet e dimensioneve tjera, një ditë, pa dyshim do t’i vizitojnë edhe ata dhe atëherë me siguri do të binden, por atëherë domosdo do të jetë vonë...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi