Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Nxehtësi planetare, ngrirje shpirtërore Empty Nxehtësi planetare, ngrirje shpirtërore

Tue 2 Feb 2010 - 20:02
Shoqëritë tradicionale gjithmonë e shikojnë dashurinë me frikë dhe mëdyshje. Forca e papritur por dhe çmenduria enigmatike e dashurisë mund të shkaktojnë tronditje familjare dhe shoqërore duke i drejtuar të dashuruarit në mosdëgjueshmëri, tradhëti, mosndershmëri, akoma dhe VDEKJE. Në kohën e lëvizjeve të lira të viteve 60-të shoqëritë perëndimore njohën dashurinë revolucionare, dhe dashuria hyri në vend publik duke u shndërruar në të drejtë personale, duke sharruar tradicionet shoqërore, lidhjet pushtetare dhe çdo TABU. Nëse vitet e mëparëshme dashuria me tensionin e pazëshëm të pasionit trajtohej si sëmundje e rrezikshme për shoqërinë tradicionale, sot

kultura e lirë perëndimore e konsideron pasionin erotik te semure, sepse shkakton varësi që dëmton seriozisht shëndetin psikofizik.

Në kohën që jetojmë është pak e vështirë t’i përkushtohesh një dashurie të vërtetë, pasi vetë ritmet e jetës janë të tillë, ana financiare, diferencimi arsimor, ankthi i pasigurisë etj, nuk e lejojnë psikologjinë e njeriut të përqëndrohet. Prandaj dhe jeta vetmitare është shndërruar në model modern, duke u mbizotëruar nga lidhjet e përkohëshme mujore akoma dhe ato javore. Deri diku kjo mënyrë jetese përbën ekstremizem, pasi anashkalon institucionin më të vjetër jetësor, FAMILJEN, që do të thotë jemi bashke, krijojmë dhe ndërtojmë për të njëjtin qëllim.

Përkushtimi, pajtimi, këmbëngulja, durimi dhe besnikëria strehoen vetëm në laboratoret që prodhojnë MREKULLITE MODERNE.

Sipas filozofit të madh Sokratit “qëllimi i dashurisë është pavdekshmëria, ndërsa me ndërmjetësinë e saj njerëzit riprodhojnë dhe lindin fëmijë ose punime, fjalë dhe ide, që trashëgojnë pasardhësit”.

Tani, dashuria ashtu si dhe vetë jeta njerëzore nuk është asgjë më shumë veçse një aventurë, pa një destinacion të qëndrueshëm. Sot, nuk planifikojmë për të ardhmen pasi nuk e dime se ç’na pret. Nuk arrijmë së ngopuri nga jeta artificiale që bëjmë, premtimet boshe që japim dhe marrim. Ndihemi vazhdimisht të pakënaqur me ndjesinë e dështimit dhe të vetëbllokimit.

E shkuara humbet mjegullisht, e ardhmja nuk ekziston pasi nuk dëshirojmë pasardhës por veç strategji personale mbijetese dhe kopje të dështuara.

Nuk mjaftohemi me të zakonshmen, kërkojmë perfektësinë, punë të mira, me potencë, vila moderne, automjete të teknologjisë së fundit, veshje firmato, bukuri ideale, mundohemi të pasurojmë aparencën e jashteme dhe vetëm atë. Për pasurimin psikologjik, shpirtëror, shkencor çfarë kemi bërë? ASGJË!!!

I falemi kotësisë, jetës sipërfaqësore, eksperiencave shumëngjyrëshe.

KËRKOJMË, KËRKOJMË, KËRKOJMË, por çfarë japim? Thjeshtë shesim shpirtin tonë!

Nuk është i çuditëshëm ky paradoks ekzistence, ku nxehtësia planetare troket, dhe ngrirja shpirtërore pamëshirësisht vret?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi