Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj -
Sun 10 Apr 2011 - 23:53
Jo të gjitha martesat
funksionojnë: pas një divorci prindërit mund t’i përkushtohen tërësisht
rritjes së fëmijës duke përjashtuar mundësinë e një lidhjeje të re, të
tjerë mund të kërkojnë për një partner i cili mund të hyjë në jetën e
tyre dhe në atë të fëmijës. Sigurisht, mbyllja e një raporti dhe fillimi
i një tjetri nuk është i lehtë sidomos në rastin kur nga martesa e
mëparshme ka lindur edhe një fëmijë.
Dyshimet e nënës: fillimi ose jo i një lidhjeje të re
Shumë nëna të reja në prag të një lidhjeje përjetojnë krahas ndjesive
pozitive të shkaktuara nga lidhja e re edhe shumë dyshime të cilat
shpesh herë i pengojnë të jetojnë me intensitet të plotë fillimet e
marrëdhënies. Disa prej tyre mendojnë se futja e një partneri të ri në
jetën e tyre përbën një traumë për fëmijën. Edlira, 30 vjeç e divorcuar
që prej një viti thotë se ka frikë të prezantojë djalin e saj 5 vjeçar
me partnerin e saj të ri. Im bir do të përjetojë traumë nga kjo lidhje. E
di që ai është shumë i lidhur me të jatin. Shpesh herë më kërkon që ai
të kthehet me ne. Përdor një qind genjeshtra tek miqtë e tij për të
fshehur faktin se ne jemi të divorcuar.
Problemi në rastin e Edlirës është pak më e komplikuar, madje mund të
thuhet se është një problem i dyfishtë. Fëmija ende nuk ka pranuar
ndarjen e prindërve; në mendjen e tij babi është përsëri pjesë e
familjes. Në këto kushte ka shumë mundësi që partnerin e ri të mamit ta
shoh si rival të babit dhe të reagojë negativisht ndaj tij. Divorci,
pranohet me vështirësi nga ana e fëmijëve dhe shpresat e tyre për një
rikthim në kohët kur mami dhe babi ishin bashkë janë të mëdha. Të dy
prindërit duhet të ndihmojnë fëmijën për të qenë sa më realist dhe për
të pranuar divorcin. Çfarë mund të thuhet në rastin e Edlirës?
Prezantimi me partnerin e ri mund të përjetohet shumë keq nga fëmijë,
mund të jetë siç thotë edhe ajo vetë një traumë. Hapi i parë në
marrëdhënien e saj me fëmijën përsa i përket divorcit është bindja e
fëmijës se mami dhe babi nuk mund të jenë më së bashku dhe se ata mund
të kenë partnerë të rinj. Të dy ata kanë të drejtë pë të patur një
lidhje të re, gjë kjo që nuk duhet të kërcënohet nga prania e fëmijës.
Gjithashtu fëmija duhet të sigurohet që nevojat dhe dëshirat e tij do të
plotësohen pavarësisht nga partneri i ri. Shpesh fëmijët mendojnë se
gjërat do të ndryshojnë për keq, se mami nuk do të kujdeset si më parë.
Ani, 9 vjeç thotë se jeta e tij ka ndryshuar pas lidhjes së re të mamit,
ajo gati e ka harruar: Ajo kthehet vonë në shtëpi. Gjithë pasditen unë
rri nga gjyshja. Nuk dal më si më parë me mamin nga lodrat. Kur i them
të dalim bashkë ajo thotë se nuk ka kohë, por nuk më thotë të vërtetën.
Ajo rri më shumë me një shokun e saj që unë e kam shumë inat.

Re: Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj -
Mon 11 Apr 2011 - 0:25
Eshte pak sa prekse po keshtut e ka jeta sidomos ke femijet e vegjel qe kane zakon ti bejne pastaj me gisht ja mami i ketij eshte....
Re: Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj -
Tue 12 Apr 2011 - 15:40
Takimi i parë i fëmijës me partnerin e ri
Nuk
mund të ketë një përgjigje fikse për këtë. Koha e prezantimit varet nga
mënyra sesi fëmija e ka përjetuar ndarjen e prindërve. Ai duhet të
bindet se mami dhe babi megjithëse nuk janë më burrë e grua përsëri
mbeten prindërit e tij. Sigurisht, që ky mendim të krijohet në kokën e
tij duhet kohë: gjërat nuk mund të ndryshojnë menjëherë sidomos për
shkak të ndjenjës së pasigurisë që krijohet tek fëmija pas ndarjes së
prindërve: kush do të më dojë mua tani? Prindërit përbëjnë një binom i
cili për fëmijën është shumë i vështirë të ndahet.
Sofia, e sapo divorcuar thotë se vajza 6 vjeçare reagoi shumë keq kur,
ndryshe nga zakonisht në shëtitjen e pasdites ajo ftoi të dashurin e
saj. Iime bijë është e vëmendshme ndaj çdo mashkulli me të cilin unë
shoqërohem dhe bëhet shumë xheloze. Atë ditë qëllimisht derdhi akulloren
në fustan që ne të largoheshim sa më shpejt dhe nuk u përgjigj asnjë
pyetjeje të shokut tim. Kur e pyeta në shtëpi, përse ishte sjellë ashtu u
përgjigj: Prandaj e paske ndarë babin ti! Dhe vertetë jam ndjerë shumë
keq, por besoja vertëtë se do ta kishte më te lehtë të harronte të jatin
nëse unë kam një shok të ri.
Sofia nuk duhet të mendojë se partneri i saj mund të zëvendësoj babin.
Nënat e reja shpesh herë mund të bëjnë një ngatërim rolesh. Ato mendojnë
se partneri i i ri mund të jetë edhe zëvendësuesi i babait të fëmijës.
Edhe fëmija në disa raste mund të barazojë praninë e një mashkulli të ri
me elemininim të babait nga jeta e tij. Fëmija duhet të sigurohet se
figura e babait nuk mund të zihet nga askush dhe se ai do te vazhdojë të
takohet përsëri me të.
Gjithçka duhet të bëhet në kohën e duhur: nuk mund të ketë receta të
gatshme për të këtë gjë: një vit apo dy vjet pas divorcit: çdo histori
ka specifikat e saj dhe niveli i ndjeshmërisë dhe adaptimit të fëmijëve
është i ndryshëm. Nëna e njeh mirë fëmijën e saj. Mund të parshikojë
reagimet e tij. Mund të flasë me të për të kuptuar nëse ai është gati
për të pranuar një person tjetër në jetën e mamit dhe të vetën.
Re: Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj -
Tue 12 Apr 2011 - 15:41
Vendi i takimit të parë
Prezantimi
duhet të jetë sa më gradual dhe jo zyrtar. Partneti i ri nuk duhet të
prezantohet si i dashuri i mamit por si shoku i saj. Fëmija është në
gjendje t’i kupotojë shumë gjëra më mirë sesa të rriturit. Për më tepër,
për shkak të kuriozitetit ai mund të bëjë shumë pyetje të cilat mund të
bëjnë që nëna ta ketë më të lehtë t’i përgjigjet fëmijës. Ku duhet të
bëhet prezantimi? Shtëpia nuk shihet si një mjedis i përshtatshëm sepse
fëmija mund të ndihet i kërcënuar në territorin e tij. Prezantimi mund
të bëhet në një terren neutral: një takim shumë rastësor, në rrugë, në
një park. Më pas vjen një ftesë për të pirë diçka bashkë. Pas disa
takimeve në një mjedis neutral, mami mund ta pyes fëmijën nëse ai është
dakord ta ftojnë shokun e tyre në ri në shtëpi. Nëse fëmija pyetet ai do
të ndihet më i përfshirë dhe do ta ketë më të lehtë të pranojnë faktin
se mami mund të shoqërohet me dikë tjetër që nuk është babai i tij.
Siguria për funksionimin e lidhjes.
Para se të vendosni për prezantimin e fëmijës me partnerin tuaj të ri
është mirë të vlerësoni cilësinë e marrëdhënies suaj: Si ndiheni ju në
këtë marrëdhënie? Sa mendoni se do të zgjasë kjo marrëdhënie? Shpesh
herë qëllon që pas përfundimit të një marrëdhënieje përfshimi në një
lidhjeje të re për të harruar të parën apo si një lloj ndëshkimi për
partnerin. Një marrëdhënie me një fillim të tillë nuk ka gjasa të ketë
vazhdim të mbarë. Eni, 28 vjeç thotë se disa muaj pas divorcit filloi të
shoqërohej me një djalë të cilin e njihte që prej shumë kohësh. Pas 2
muajsh i kërkova që të prezantoja me vajzën time. Ai u tregua shumë i
gatshëm dhe për rreth një muaj rrjesht ai doli me ne. Për një arësye për
të cilën unë mund të jap asnjë lloj shpjegimi marrëdhënia jonë u ftoh.
Ime bijë kërkonte që të dilnin së bashku dhe nuk dija çcfarë përgjigjeje
t’i jepja. E di që e lëndova për të dytën herë. Kam disa muaj që po dal
më dikë tjetër por nuk guxoj që t’i prezantojë.

Ndikimi i ish-bashkëshortit ndaj lidhjes së re të partneres
Në
pranimin ose jo të partenerit të ri në jetën e mamit ndikon edhe
reagimi i babit ose i njerëzve të tij. Në kulturën shqipatare është
tipike që lidhja e re e partneres, sidomos pak kohë pas divorcit të
shihet dhe të komentohet negativisht. Shpesh herë, “kështjellën” që
ndërton mami gjatë javes babi e prish në fundjavë. Fëmija është midis dy
zjarreve. Të pranojë ato që i thotë mami, apo komentet kontadiktore të
babait. Ervini, 10 vjeç tregon se marrëdhënia e tij me babain u
vështirësua shumë pasi i jati e morri vesh që i dilte me të dashurin e
mamit. Një ditë më tha se duhet të zgjidhja midis atij dhe shokut të
mamit. Nuk mund të dëgjoja kur e shante mamin, kur thontë gjëra të thëna
dhe të pathëna.
Në shumë raste, divorci është i vështirë të pranohet edhe nga vetë
partnerët të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë njëri-tjetrin si pronë të
tyre edhe pas përfundimit të lidhjes. Në kushtet ideale partneri duhet
të respektojnë zgjedhjet e partnerës dhe t’ia transmetojë këtë gjë
fëmijës.

- KristiinaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 33
Postime : 5449
Hobi : Noti...
Vendndodhja : GRECCE
Anetaresuar : 29/01/2010
Re: Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj -
Tue 12 Apr 2011 - 16:12
Per ne shqiptaret eshte teper e veshtire nje fenomeni till.Ky fenomen ka ekzistuar ne shoqerine shqiptare prej kohesh.Kam vrejtur,jo nga eksperienca ime persomale,por nga shok e miq ,se per temperamentin e shqiptarit eshte teper e veshtire nje bashkjetese e till.Mendoj se edhe femija i vogel i cili ka njohur dhe dashur prindrit e tij e ka te pamundur ti thote babi babaqaforit,njerkut(stepfather-it),le me pastaj nje qe eshte adoleshent,apo me i madh.Por nevoja e nje prindi te divorcuar per te pasur nje shok jete,eshte teper e domosdoshme.Nje mikja ime e cila kish tre femije te rritur dhe burri i kish vdekur nje dite me tregoi:Vellai i saj i kish thene nje dite ne sy edhe te djalit,se ajo duhet te gjente nje shok jete.Djalit menjehere filluan t'i rridhnin lotet curk nga ajo qe degjoi.Edhe pse babai i tij kish qene nje pijanec dhe nenen e kish torturuar me sjelljet e tij jo njerzore,perseri ajo ndjenja prej shqiptari e ngjizur ne gjak nuk e lejonte ate te pranonte nje martese te nenes se vet.Po ta mendosh thelle thelle,jeta nuk mund te kalohet vetem,sidomos kur ajo vjen e thyhet.Ketu ku jetoj kam vene re se martohen edhe ne moshe fare te thyer e plakat vishen me fustan nuserie.Femijet i thone baba edhe njerkut pa problem.Pra na vjen mire apo jo jeta e kerkon nje fenomen te till si domosdoshmeri.Nuk ja uroj divorcin askujt,por njeriu duhet te ringrihet e ta jetoj jeten.
Re: Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj -
Wed 13 Apr 2011 - 7:00
Eshte shume i rende po nese MAMI eshte shume e lumtur me ate person femijet detyrohen te heshtin hatri i mamit edhe nese ai person nuk sillet mire me femijet se normale per ate person te ri femijet e mamit nuk jane edhe femijet e tij edhe nuk mund ti do ai femijet e mamit sikur femijet e tij te vertet ai thjesht mundohet hatri i mamit ti rrespektoj femijet e mamit se per ti dasht nuk i do femijet e mamit dihet ajo pune po prap se prap si do qe te jet femija eshte ai qe hesht per hatrin e lumturis mamit nese me mamin shkon mire femija hesht....per hatrin e mamit....
- Sponsored content
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|