Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Shqiptari Dardan Rexhepi në planet e Barcelonës

prej Wed 13 Apr 2011 - 15:15
Dardan Rexhepi ka rënë në ‘radarin’ e Barcelonës. Kjo e fundit ka shprehur interesim që ta transferojë futbollistin kosovar të Malmos në “Camp Nou”.
Sipas medieve suedeze, sulmuesi kosovar në sytë e skautëve të gjigantit spanjoll ka rënë gjatë qëndrimit në qytetin La Manga, me përfaqësuesen U19 të Suedisë. Mediat spanjolle dhe ato suedeze të martën kanë shkruar se gjiganti spanjoll është i impresionuar me kualitetet e sulmuesit kosovar të Malmos, të cilin planifikon që ta transferojë në qershor, raporton gazeta “Express”. Uebfaqja e njohur suedeze, fotbollskanalen.se shkruan se 19-vjeçari u ka rënë në sy skautëve të ekipit katalunas në kohën kur kishte qëndruar në qytetin La Manga, në muajin shkurt, me përfaqësuesen U19 të Suedisë. “Barcelona e ka vërejtur talentin e Rexhepit në turneun e La Mangës, në fillim të këtij viti. Rexhepi ka zhvilluar një lojë të shkëlqyeshme me U19 të Suedisë, duke shënuar dy gola, në barazimin 2:2 kundër Norvegjisë”, shkruan fotbollskanalen.se.
Mediat suedeze kanë filluar ta krahasojnë Rexhepin me yllin e Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, pasi sulmuesi kosovar mund ta ndjekë rrugën e futbollistit me prejardhje boshnjake, për t’u transferuar në njërin prej klubeve më të mëdha në botë. “Çavi, Iniesta, Mesi e .... Dardan Rexhepi. Ndoshta ky mund të bëhet realitet, sepse Barça planifikon që t’i ofrojë kontratë afatgjatë 19-vjeçarit”, vazhdon shkrimin kjo uebfaqe suedeze. Ditë më parë, mediat suedeze shkruanin se Rexhepi ka mundësi që të provohet në ekipin e dytë të gjigantit anglez, Manchester United gjatë verës, ku pritet të qëndrojë tri javë. Rexhepi ka debutuar me sukses në Malmo, duke u shpallur kampion i Suedisë me këtë ekip, në vitin e tij të parë me ekipin e parë. Ai ka shënuar gol të rëndësishëm në derbi me Helsingborgun, pas të cilit ishte bërë hero i Malmos. Në përgjithësi, sezonin e kaluar prishtinasi pati 9 paraqitje me Malmon, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime. Dardan Rexhepi ka kontratë me Malmon deri në vitin 2014. Sipas fotbolltransfers.com, vlera e tij është rreth gjysmë milioni euro.


Shqiptari Dardan Rexhepi në planet e Barcelonës 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi