Share
Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

default Çfarë është linguistika ose ndryshe gjuhësia

prej Tue 2 Feb 2010 - 20:10
Shumë prej lëndëve që didaktohen në universite janë të njohura që nga shkolla e mesme. Kështu që kur dëgjojmë se dikush studjon për histori, apo matematikë-fizikë, kuptojmë deri diku përmbajtjen e degës në fjalë. Për sa i përket gjuhësisë imazhi është më i errët, fakt që nuk ndodh vetëm në Shqipëri por dhe në shumë vende të tjera që kanë një traditë më të herët në gjuhësinë e re. Shpesh, kur dikush dëgjon termin “gjuhësi”, mendon se bëhet fjalë për dijen aktive të shumë gjuhëve. Kam dëgjuar shumë herë shprehjen “Jeni linguiste. Sa gjuhë flisni?”. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se linguisti është ai që didakton një gjuhë të huaj, ose akoma ai që angazhohet me studimin krahasues të gjuhëve të vjetëra klasike, si Greqishtja e Lashtë, Latinishtja etj. Është e vërtetë se shumë gjuhëtarë janë njohës të disa gjuhëve të huaja, por ka shumë zotrues të gjuhëve të huaja qe nuk janë gjuhëtarë. “Gjuhësia është studimi shkencor i gjuhës.” Objektiva e gjuhësisë Siç e përmenda më lartë objektiva e gjuhësisë është “gjuha”, por ngaqë fjala “gjuhë” është përdorur në kuptime të ndryshme, duhet të qartësojmë se çfarë nënkuptojmë me këtë term në kuadër të shkencës së linguistikës. Definimi/emërtimi i përbashkët i gjuhës është sistemi komunikues. Defininimi në fjalë nuk mbulon vetëm gjuhët natyrale si Anglishtja, Greqishtja e Lashtë etj, por dhe sisteme të tjera gjuhësore që janë krijuar artificialisht dhe me ndërgjegje të plotë nga njeriu, siç është kodi Mors, simbolet e matematikës etj. Gjuhësia mund të reflektojë studimin e këtyre sistemeve, por nuk mund të studiojë të gjitha sistemet që përdoren për komunikim.Ekzistojnë dhe sisteme të tjera komunikimi që zhvillohen natyralisht p.sh., siç janë ato që përdorin kafshët. Një sistem të tillë komunikimi kanë zhvilluar bletët, të cilat me një seri lëvizjesh të ndryshueshme trupore dhe krahësh përcjellin informacione për pozicionin, distancën, dhe cilësinë e ushqimit. Kështu arrijmë në përfundimin se shkenca e gjuhësisë përkufizohet vetëm në sitemin natyral të komunikimit që përdoret nga njeriu dhe që ka si bazë artikulimin/shqiptimin e fjalës. Është e rëndësishme të theksojmë se kur themi që gjuhësia ka si bazë shqiptimin e fjalës, nuk mundohemi të themi se studimi gjuhësor injoron fjalën e shkruar ose akoma dhe gjuhën e shurdhë memecëve. Pavarësisht se këto sisteme nuk përbëjnë një shprehje gojore të gjuhës, refleksojnë shumë nga tiparet e tyre kryesore dhe ia vlejnë të studjohen. Ekziston dhe një pikë disi e paqartë në emërtimin që i dhamë objektivës së gjuhësisë. Përmendëm se gjuhësia studjon “gjuhën”. Kjo nuk do të thotë se ekziston një gjuhë e vetme në të gjithë gjeneratën njerëzore, dhe se ajo është objektiva jonë. Nga ana tjetër, linguistika nuk përkufizohet vetëm në një gjuhë nga mijëra gjuhë që fliten në mbarë botën, por as nuk vendos si synim studimin e secilës prej tyre në mënyrë të veçantë. Gjuhësia studjon “gjuhën” si fenomen dhe synimi i saj është të ndajë, dallojë tiparet/karakteristikat e përbashkëta të fenomenit në fjalë.Pyetjet bazë që shtron linguistika teorike janë:

a) Si organizohet zëri i njeriut me mënyrë që të krijohet gjuha? Cilat janë, elementet e gjuhës dhe marrëdhëniet midis tyre?

b) Ekzistojnë tipare/karakteristika të përbashkëta për të gjitha gjuhët dhe cilat janë ato?

c) Cilat janë ndryshimet midis gjuhëve dhe sa i përkufizuar është ndryshimi midis tyre?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi