Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Kanceri prek më shumë burrat se sa gratë Empty Kanceri prek më shumë burrat se sa gratë

Tue 2 Feb 2010 - 20:11
Aspak të gatshëm nuk tregohen meshkujt përballë egzaminimeve, kjo është edhe një ndër arsyet që rrezikojnë më shumë se gratë të sëmuren nga kanceri. Kërkuesit analizuan për herë të parë të dhënat që kishin të bënin me të gjitha llojet e kancerave që ishin shfaqur gjatë viteve 2006-2007. Të çuditur mbetën shkencëtarët nga rezultatet e analizimit të tyre, kur konstatuan se ata që prekeshin por edhe vdisnin nga kanceri ishin burrat. Veçanërisht, midis kancerave që prekin të dy gjinitë, burrat shfaqnin 60% probabilitete më shumë që të prekeshin nga sëmundja dhe 70% probabilitete më shumë që të vdisnin nga ajo. Përgjithësisht, për të gjitha llojet e kancerave, burrat rrezikojnë të vdesin rreth 40% më shumë në krahasim me gratë, dhe 16% më shumë të sëmuren. Përveç kancerit të gjirit, kancerit të mushkrive që shfaqet kryesisht tek meshkujt për shkak të duhanpirjes dhe disa llojeve të tjera të kancerit që variojnë nga gjinia në gjini. Ndryshimet midis burrave dhe grave ishin shumë të mëdha. Kërkuesit përmendin se nuk ekziston ndonjë aryse biologjike që të shpjegojë se pse ndodh kjo gjë. Ndoshta përqindjet e ulta të grave kanë të bëjnë me faktin se ato kujdesen më shumë për vetëveten.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi